Departamenti i Shkencave Kompjuterike mbylli sot me sukses programin e Internship-it me temë: “Programim në C++”. Programi u zhvillua ndërmjet datave 7-11 mars 2022, nga lektori i departamentit Msc. Edlir Spaho.
Qëllimi i këtij internshipi ishte rritja e aftësimit praktik për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të hasura në sektorë të ndryshëm, duke përdorur gjuhën e programimit C++.
Studentët u aftësuan në lidhje standartet dhe qasjet e ndryshme për zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu një rëndësi e veçantë iu kushtua dhe analizës së performancës së zgjidhjeve të gjeneruara.
Ditën e sotme më datë 28.10.2021, studentët e vitit të tretë të programeve të studimit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Bachelor në Shkenca Kompjuterike si dhe Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu, zhvilluan një vizitë studimore në agjensinë e reklamimit Landmark Communications e cila është një agjensi shqipëtare për ndërtimin e srategjive të ndërtimit dhe marketimit të markës me fokus kryesor klientët ndërkombëtarë.
Në këtë vizitë studentët u njohën me dy departamentet kryesore të kompanisë, atë të marketingut dhe departamentin e programimit, ku aktualisht ishin të punësuar rreth 400 punonjës.
Në një bisedë shumë shoqërore u fol mbi gjuhët e programimit me të cilat kompania punon, projektet që ata ndjekin, mënyra se si ndiqen këto projekte nga grupi i punës si dhe fazat në të cilat kalon një projekt.
Studentët kishin mundësinë të shikonin disa nga reklamat e krijuara nga kompania si dhe sfidat e suksesin që fshihej pas një pune intensive dhe me kualitet.
Një pikë e rënësishme për të cilën u fol ishte gjithashtu edhe mundësia e ofrimit të internshipeve në të dy departamentet ku më pas mund të ofroheshin dhe vende pune. Kompania i jepte një rëndësi të madhe rekrutimeve te reja dhe personave entuziastë dhe kreativ të cilët mund t’i përshtaten mjedisit dinamik të punës.
QËLLIMI I KËTIJ KONKURSI
Prezantimi, nxitja dhe motivimi i nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e infomracionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësia e tyre.
PJESËMARRËS:
Nxënësit e shkollave të mesme publike dhe jopublike, Klasat e XII-ta.
KATEGORITË TË CILAT MUND TË MERNI PJESË JANË:
Bazat e IT-së (Hardware & Software)
Dizenjim i faqeve Web
Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)
KUSHTET E KONKURSIT:
Mund të merrni pjesë në një/disa kategori, sipas dëshirës.
Konkurimi është Individual
Aplikanti duhet të plotësojë formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm për çdo kategori.
Aplikanti duhet të ketë llogari e-maili në gmail domain.
ORGANIZIMI I KONKURSIT
Aplikimi për të marrë pjesë në konkurs do të bëhet online duke plotësuar formularin e regjistrimit.
Provimi do të kryhet online me anë të Google forms me pyetje teorike me alternativa dhe upload në dokument tekst të kodit të zgjidhjes së ushtrimit.
Për kategorinë Bazat e IT-së do të gjenerohet një bankë pyetjesh dhe prej tyre do dalë një test i cili do testojë njohuritë e tuaja në IT bazuar në kurrikulën e arsimit parauniversitar.
Për kategorine Dizenjim i faqeve Web, pjesëmarrësve do t’u kërkohet të përgjigjen pyetjeve teorike me alternativa, të krijojnë strukturën e një faqeje si dhe Web elemente të veçanta të një faqeje Web.
Për kategorinë Algoritmikë dhe Programim do jepet paraprakisht një databazë ushtrimesh të ndara sipas temave të cilan do mund të zgjidhen bazuar në një nga gjuhët e programimit, C++ ose Java.
KATEGORITË DHE TEMAT PËR SECILËN KATEGORI KU MUND TË KONKURONI:
Bazat e IT-së (Hardware & Software)
Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në Bazat e IT-së (Hardware & Software) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:
Teknologjia e informacionit në shërbim të njeriut
Rëndësia e ruajtjes së informacionit
Terminologjia dhe funksionimi i kompjuterit
Pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruatjes së informacionit
Ruajtja e të dhënave (Backup)
Rrjeti kompjuterik
Llojet e rrjeteve
Topologjia e rrjetave
Kanalet e transmetimit
Zgjidhja e problemeve në Kompjuter
Siguria e rrjetit dhe rëndësia e saj. Kriptografia
Njohja e sulmeve ndaj rrjetit
Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt në internet?
Dizenjimi i faqeve Web
Njohuritë bazë që duhet për të ndërtuar strukturën e një faqeje Web HTML bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:
Njohja me Web-in
Publikimi i faqeve Web
Formatimi i faqes dhe listat në HTML
Tabelat në HTML
Ndërtimi i formularëve në HTML
Frame dhe FrameSet në HTML
HTML dhe CSS
Njohja me gjuhën JavaScript
JavaScript në HTML
Elementet e HTML dhe JavaScript
Strukturat e kontrollit në Javascript
Funksionet kryesore në Javascript
Vlefshmëria e të dhënave në formular
Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)
Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në kategorinë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:
Algoritmet,përkufizimet dhe rregullat bazë
Ndërtimi i bllok-skemave dhe operatorët kryesorë të algoritmeve
Ciklet dhe përdorimi i tyre.
Nga shkrimi tek ekzekutimi i një programi
Mënyrat e programimit
Gjuhët e programimit
Njohja e programeve
Përpilimi dhe ekzekutimi
Konstantet, ndryshoret dhe tipet standartë
Tipet standartë
Operacionet e përpunimit të të dhënave
Tabelat dhe funksionet
Konceptimi i projekteve
Struktura e të dhënave
Algoritmet e kërkimit
Algoritmet e rënditjes
KRITERET E VLERSIMIT
Për kategorinë Bazat e IT-së duhet të kryeni një test online brenda një kohe të kufizuar.
Në kategoritë Dizenjimi i faqeve Web do të kryhen një test online ku do t’u kërkohet njohuri teorike si dhe test praktike (ku do t’u kërkohet njohuri për shkrimin i Tageve/Instruksioneve/Scripteve të ndryshme).
Për kategorinë Algoritmikë dhe Programin pjesëmarrësve do t’u kërkohet të formojnë maksimalisht gjashtë programe sipas gjashtë temave dhe niveleve të vështirësive të ndryshme. Programet e formuara do të vlerësohen në dy kritere. E para për një bashkësi inputi të caktuar pritet të merret një output i caktuar dhe e dyta kompleksiteti i algoritmit për formimin e programit.
ÇMIMET E KONKURSIT:
Çmimet për secilën nga kategoritë do të jenë bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë:
Çmimi i parë Laptop + 100% bursë studimi
Çmimi i dytë 100% bursë studimi
Çmimi i tretë 50% bursë studimi
KALENDARI I VEPRIMTATIVE TË KONKURSIT:
Fillimi i Regjistrimeve: 15 Maj 2021
Afati i fundit i regjistrimit: 09 Korrik 2021
Konkurimi 10 - 11 Korrik 2021
Ceremonia e publikimit të ҫmimeve(online/onsite): 17 Korrik 2021
Kalendari i detajuar i provimeve do të publikohet pas përfundimit të periudhës së regjistrimit. Për çdo informacion kandidatët do të njoftohen në vazhdimësi nëpërmjet adresës elektronike që do të ofrojnë në momentin e regjistrimit.
Për të marrë pjesë në këtë konkurs lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit duke klikuar linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/RdHGmK2rYDo8wY5RA
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Algoritmikë dhe Programim.
https://forms.gle/Gw3KYQhYVRzTUdbj6
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Programim në Web.
https://forms.gle/mZs19jdYwsSHxYXP7
Për pyetje ose paqartësi të ndryshme, ju lutemi na kontaktoni adresën e e-mailit: [email protected]
Code Camp Albania (Trajnim Kombëtar për zhvillimin e Softuereve)
Kolegji Universitar Bedër, Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit organizoimë datë 26.06.2021 Code Camp Albania 2021.
Albania Code Camp është një program që promovon të mësuarit e aftësive të reja në lidhje me softuerin dhe ndërtimin e lidhjeve midis njerëzve të aftë në fushën e softuerit në Shqipëri.
Code Camp është një rrugë e provuar për përparimin e vendeve të zhvillimit të programeve kompjuterikë dhe në të njëjtën kohë një vend për zhvilluesit lokalë të softuerit, studentët, profesionistët dhe dashamirët e zhvillimit të softuerit që të vijnë dhe të mësojnë nga kolegët e tyre.
Code Camp Albania u realizua në formatin e një program një ditor në të cilin trajtuan tema të ndryshme 4 folës kryesorë dhe 15 folës në seanca specifike. Në çdo seancë u trajtuan tema ose aftësi të ndryshme në fushën e softuerit.
Folësit profesionistë ishin inxhinierë softuerësh, zhvillues Front End dhe Back End, arkitektë të sistemeve të informacionit dhe profesionistë të tjerë në shkencat kompjuterike dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.
Ky aktivitet u organizua në format Online dhe u përbë nga 1 seancë plenare, 15 trajnime dhe përfundimet dhe ceremonia e dhënies së çmimeve.
Të gjitha trajnimet u regjistruan dhe do të publikohen në vijmësi të faqet të departamentit dhe aktivitetit.
Në këtë morrën pjesë më shumë se 400 pjesëmarrës me nivel arsimimi nga arsim i mesëm i lartë deri në nivel arsimi pas universitar, ku shumica prej tyre janë specialistë të shufave të studimit të shkencave kompjuterike.
Modulet e trajnimit që u mbajtën nga folësit gjatë aktivitetit të Code Camp u përqendruan në tema të tilla si UA, VR, Zhvillimi i Lojërave, Inteligjenca Artificiale, Programimi i Orientuar në Objekte, Sistemet e Shpërndara, Programimi Grafik, etj…