Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, nën koordinimin edhe të lektorit me kohë të pjesshme Dr. Artur Koci, organizon me datë 16.06.2021, ora 17.00, Online, simpoziumin me temë "Digital transformation in the pandemic and post-pandemic era" - "Transformimi i
Teknologjisë së Informacionit gjatë dhe pas pandemisë: Risitë dhe sfidat e së ardhmes".
Simpoziumi është konceptuar si një event akademik të nivelit të një konference shkencore të orientuar për nga tematika e zhvillimeve dhe transformimeve dixhitale të ndodhura për shkak të dhe në vijim të pandemisë Covid 19.
Folës në këtë event janë përfaqësues të botës së biznesit, botës akademike, dhe profesionistë në fushën e shkencave kompjuterike dhe IT-se, si dhe përfaqësues nga senati studentor të cilët do të sjellin një këndveshtrim të plotë mbi dimensionet në të cilat ka ndikuar pandemia ne aspektin e dixhitalizimit të
shumë shërbimeve mes të cilave edhe mësimdhënien dhe nxënien.
Linku: https://zoom.us/j/95130357930pwd=SnZoMjNaeCtDMWFOZFBrQWpQR2x3Zz09
Meeting ID: 951 3035 7930
Passcode: 273476
Duke Ju falenderuar paraprakisht, jeni të mirëpritur!
Departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar Bedër organizoi sot workshop-in me temë: “Zhvillime Teknologjike në Biznes në Tregun Shqiptar”.
Nën drejtimin e pedagogut Msc. Armand Agolli, pjesëmarrës në workshop ishin studentë dhe të ftuar nga bota e biznesit, anëtarë të stafit.
Znj. Eljana Mete, përgjegjëse e Zyrës së Burimeve Njerëzore pranë Duapune.com trajtoi mundësitë për zhvillimin e karrierës që ofron Duapune.com nëpërmjet shërbimit të këshillimit të karrierës, intershipeve, praktika profesionale, si dhe lidhjes që ofron kjo kompani mes akademive brenda bizneseve për trajnimin e burimeve te reja njerëzore.
Z. Arjon Nikollori trajtoi brandet kryesore në ofrimin e shërbimeve Computing Data Storage, dhe Data Security si dhe mënyrës se si mund të bëhesh partner me këto brande si dhe nevojat e tregut për specialist të këtyre brandeve. Z. Nikollori aktualisht mbulon pozicionin e Business Development Manager në S&T Albania, kompani elitare në ofrimin e shërbimeve IT, pjesë e grupit S&T me zyra në shume vende të Europës, me nje xhiro vjetore mbi 1 Miliard Dollare, e cila është aktualisht kryesisht e fokusuar në dizenjimin dhe prodhimin e pajisjeve Internet of Things (IoT).
Z. Mehmet Beqaj – Drejtues i Novotek (Hikvision and Mikrotik Partner), në fjalën e tij u ndal mbi komponentët kryesorë të sistemeve të sigurisë, aksesin remote, aksesin dhe njoftimet e automatizuar, integrimin e sistemeve të zjarrit, alarmit dhe kamerave në dedektimin dhe menaxhimin më të mirë të problematikave që mund të hasen me këto sisteme.
Ky Workshop u mbyll me fjalimin e Z. Armand Agolli – Drejtues i ATOM Computers (HP Business Partner dhe Lenovo ISG Partner), si dhe Pedagog pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike në KU Bedër. Në fjalën e tij ai u ndal mbi rëndësinë e certifikimeve të IT dhe në përfitimet e shumta që sjellin këto certifikime, si në zhvillimin profesional, po ashtu edhe në zhvillimin e një karriere të qëndrueshme.
Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi më datë 09.04.2021, leksionin e hapur online me temë “Hap tjetër në Teknologji. Hyrje në Virtual & Augmented Reality”.
Ky leksion u mbajt nga MSc. Ferit Melih Akaybicen. MSc. Ferit Melih Akaybicen punon si Inxhinier Softueri dhe Zhvillues Projektesh, me fokus kryesor Zhvillues Softueri duke përdorur kryesisht platformën Unreal Engine 4 dhe paisjen Oculus Quest për kompaninë Codecon VR.
Disa nga temat që u trajtuan në këtë leksion janë:
· Çfarë është Virtual Reality?
· Historia e Virtual Reality
· Unreal Engine 4
· Oculus Quest
· Çfarë është Augmented Reality?
· Augmented kundrejt Virtual Reality
· Hololens
· E ardhmja e Virtual Reality
· Si të bëhesh pjesë e teknologjive VR dhe AR.
· Aplikimet e VR dhe AR në fusha të ndryshme.
Pjesëmarrësve në këtë leksion që dëshorojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë fushë iu dha mundësia të marrin pjesë në një program trajnimi VR që do t’i çojë ata në një mundësi pune.
Departamenti i shkencave Kompjuterike më datë 09.02.2021 organizoni leksionin e hapur me temë “Can I be a Software Engineer”.
Në këtë leksion u trajtuan temat e veçorive dhe njohurime paraprake që duhet të ketë një student për t’u zhvilluar në fushën e zhvillimit të Softuereve si dhe u trajtuan hapat për zhvillimin e një Softueri bashkë me komponentët përkatës për secilin hap.
Ky trajnim u organizua nga anëtari i departamentit të Shkencave Kompjuterike MSc. Klevis Topi.
Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, më datë 29 janar 2021, ora 15.00, organizon leksionin online me temë: A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë?
I ftuar është As. Prof. Dr. Ksenafo Akulli, Profesor në fushën e edukimit në Universitetin Franklin në Ohio, USA
Ky aktivitet organizohet nga përgjegjësja e departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, Dr. Ana Uka, ku do të marrin pjesë studentë të këtij departamenti.
Aktiviteti organizohet nëpërmjet aplikacionit ZOOM.
Link: https://zoom.us/j/96549897690?pwd=SUNpakdySUxIcHR1SXlGcXI1cG9YQT09
Leksion i Hapur me temë: Web Developers Roadmap
Departamenti i shkencave kompjuterike, në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare të planifikuara për vitin akademik 2020-2021, me datë 29.01.2021 organizoi për studentët e departamentit Leksionin e Hapur me temë “Rrugëtimi i një Zhvilluesi/Programuesi në Web, 2021”.
Në këtë Leksion të Hapur u trajtuan tema si:
Çfarë është programimi?
Bazat e Internetit?
Web Programing kundrejt Web Design.
Frontend kundrejt Backend
Version Control Systems
Mjetet dhe njohuritë kryesore të nevojshme për të formuar një karrierë si programues Frontend ose Backend.
Në përfundim të prezantimit pjesëmarrësit paraqitën pyetjet dhe përvojat e tyre në lidhje me këtë fushë.
Ky leksion u organizua nga MSc. Edlir Spaho, ndërsa i ftuari i këtij leksioni ishte MSc. Kristjan Pashollari.
Kolegji Universitar Bedër organizon webinar-in me temë: “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik”, i cili do të mbahet nga Dr. William K. Martin, zv/Rektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Webinar-i do të zhvillohet të premten, datë 18 dhjetor, ora:13:30, nëpërmjet platformës Google Meet.
Në këtë organizim janë të ftuar të gjithë studentët e KU Bedër dhe për të marrë pjesë, ju lutem mund të logoheni në platformën “Google Meet” duke klikuar linkun më poshtë.
Linku: meet.google.com/dif-ahaj-biu
Ju mirëpresim!