Rreth Programit
Programi i studimit “Bachelor në Shkenca Kompjuterike” është projektuar t’iu ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore dhe specifike në fushën e Shkencave Kompjuterike.
Fokusi kryesor i këtij programi është formimi i specialistëve në krijimin, zhvillimin dhe testimin e Software-ve, krijimin dhe zhvillimin e bazave të të dhënave, zhvillimin e faqeve dhe aplikacioneve Web, si dhe zhvillimin aplikacioneve për përpunimin e informacioneve në Big Data.
Misioni
Programi i studimit Bachelor në Shkenca Kompjuterike ka si mision kryesor t’i përgatisë studentët me njohuri bazë teorike dhe aplikative në fushën e shkencave kompjuterike si dhe në disiplina mbështetëse, të formojë specialist me kompetenca praktike në fushat e dizenjimit dhe implementimit të sistemeve informatike që ata të operojnë si specialistë dhe t’u përgjigjen nevojave të teknologjisë së informacionit në sektorin publik ose privat ku janë të angazhuar.
Vizioni
Vizioni i programit “Bachelor në Shkenca Kompjuterike” është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi me standarte të larta duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri si dhe konkurimin e tyre në rajon.
Kohëzgjatja e Studimeve
Programi i studimit “Bachelor në Shkenca Kompjuterike” është një program studimi me kohë të plotë dhe kohëzgjatja e studimeve është 3 vite akademike / 6 semestra. Studentët për t’u diplomuar duhet të realizojnë 180 ECTS. Në përfundim të programit, studentët pajisen me diplomë: “Bachelor” në “Shkenca Kompjuterike”. Programi i studimit ofrohet në gjuhën shqipe.
Numri i Krediteve ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)
Sistemi Bachelor në Shkenca Kompjuterike është 180 ECTS, 1ECTS=25 ORË.
Titulli i Diplomës
Në përfundim të programit, studentët pajisen me diplomë: “Bachelor” në “Shkenca Kompjuterike”. Programi i studimit ofrohet në gjuhën shqipe.
Rezultatet Kryesore të Programit
Duke paraqitur para studentëve programe të kompletuara për të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë profesionale në fushën e shkencave kompjuterike, departamenti qëndron fort në misionin e tij për të përgatitur profesionistë të aftë me njohuri të gjera teorike dhe praktike të sistemeve më të fundit të mbështetura në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.
Si një departament i bazuar në kërkesa profesionale dhe me synimin për të përgatitur profesionistë të një shoqërie demokratike dhe të një zhvillimi teknologjik bashkëkohor dhe të gjithanshëm, ne kërkojmë të përmbushim misionin tonë, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre në një sfond sa më të gjerë teorik praktik, por njëkohësisht specializimin dhe çertifikimin ndërkombëtar në fusha specifike.
Përmes një kurrikule të bazuar dhe të mbështetur në traditën e disa universiteteve me zë në këtë fushë, programi “Bachelor në Shkenca Kompjuterike” synon të zhvillojë një botëkuptim të gjerë të teorive dhe praktikës të sistemeve kryesore Hardware dhe Software të shkenca kompjuterike.
Programi synon të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme për të vijuar më tej me studimin e cikleve pasardhëse, qofshin këto me karakter kërkimor-shkencor, apo edhe profesional.
Përmes kombinimit të teorisë me praktikën, programi synon të përgatisë studentë me aftësi teorike dhe praktike, të gatshëm për t’u përballur me kushtet e një tregu të hapur global në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Shkencave Kompjuterike dhe sistemeve kryesore të mbështetura prej tyre.
Në përfundim të programit “Bachelor” në “Shkenca Kompjuterike”, studentët do të jenë në gjendje të:
- aplikojnë njohuritë e përftuara kompjuterike dhe matematike për zgjidhje me anë të sistemeve të informacionit të zbatuara në shkencat kompjuterike,
- analizojnë probleme komplekse kompjuterike dhe aplikojnë parimet kompjuterike për të ofruar zgjidhje për disiplina të ndryshme,
- hartojnë, zbatojnë, dhe vlerësojnë zgjidhje kompjuterike për të përmbushur me anë të teknikave, aftësive dhe mjeteve të përzgjedhura një grup kërkesash në kontekstin e fushës së programit,
- zhvillojnë, kuptojnë dhe shpjegojnë përgjegjësitë etike, ligjore, sociale dhe ato të sigurisë të cilat ndikojnë drejtëpërdrejt në fushën e shkencave kompjuterike,
- zhvillojnë aftësinë për të bashkëvepruar me efektivitet në grup për të përmbushur një synim të përbashkët,
- zhvillojnë aftësinë për të komunikuar me efektivitet si dhe aftësohen për të mbajtur prezantime me gojë dhe me shkrim për audienca të ndryshme në fushën e shkencave kompjuterike.
Programi ofron njohuri teorike dhe praktike në:
- Sistemet Operative;
- Sistemet Inteligjente;
- Rrjetet Kompjuterike;
- Sigurinë e të Dhënave;
- Transmetimin e të Dhënave;
- Krijimin dhe Menaxhimin e Bazave të të Dhënave;
- Programim të Orientuar në Objekte;
- Programin në Mjedis të Shpërndarë;
- Programim Mobile;
- Programim në Web;
- Zhvillimin dhe Testimin e Software-ve
- Sistemet Kompjuterike;
- Sigurinë e Sistemeve Kompjuterike;
Mundësitë e Punësimit
Një specialist i diplomuar për Shkenca Kompjuterike mund të ushtrojë profesionin e tij si programues që punon me hardware dhe softuer të avancuar, duke përdorur gjuhë programimi të tilla si C, C++, C#, Java, Visual Basic, Python, etj., apo edhe mjete të tilla si Oracle. Ata mund të jenë të shumë kërkuar për të shkruar programe të reja dhe për të zhvilluar aplikacione në mënyrë individuale ose si pjesë e një ekipi.
Specifikisht, të diplomuarit nga Shkencat Kompjuterike mund të gjejnë hapësirë punësimi në mundësitë e mëposhtme por jo vetëm:
- Zhvillues Software-sh (Software Developer)
- Zhvillues Web-i (Full Stack / (Front & Back End) Developer;
- Zhvillues i Aplikacioneve Web (Web Applications Developer);
- Zhvillues i Aplikacioneve Mobile (Mobile Applications Developer);
- Zhvillues i Bazave të të Dhënave (Data Base Developer);
- Progamues në Sistemet e Shpërndara (Claud Developer);
- Zhvillues .Net (.Net Develloper);
- Testues Software-sh (Software Tester);
- Specialist në Big Data (Big Data Specialist);
- Specialist i Sigurisë së Sistemeve Kompjuterike (Cyber Security Specialist);
- Etj..
Pikat e forta të programit
- Program studimi i hartuar në përputhje me nevojat e tregut dhe duke integruar përvojën më të mirë bashkëkohore përmes përfshirjes në programin lëndor të tematikave që çojnë drejt certifikimeve ndërkombëtare të tilla si Microsoft, Oracle dhe AWS.
- Personeli akademik i angazhuar në realizimin e këtij programi studimi ka nivel të lartë të përgatitjes profesionale dhe eksperiencë të gjatë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në profilin përkatës. Lektorët ofrojnë në auditor një qasje praktike, duke i orientuar më mirë studentët drejt përvetësimit të kompetencave profesionale.
- Bashkëpunimi me institucione arsimore, biznese, dhe kompani të teknologjisë së informacionit dhe shkencave kompjuterike brenda dhe jashtë vendit. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi bëhet i mundur realizimi i objektivave për praktikat profesionale, kërkimin shkencor si dhe shkëmbimin e përvojave dhe punësimin e të diplomuarve.
- Infrastrukturë logjistike, laboratorë bashkohorë, akses në literaturë dixhitale ndërkombëtare (JSTOR) si dhe sistemet e automatizimit (BIS dhe LMS) mundësojnë përmbushjen e objektivave të programit të studimit si dhe rrisin cilësinë e shërbimeve ndaj studentëve dhe transparencën ndaj tyre.