Prof. Dr. Woei Hung nga Universiteti i North Dakotas, organizoi dje një trajnim me studentët e Kolegjit Universitar Bedër me temë “Përdorimi i teknologjisë në procesin e të mësuarit bazuar në probleme”.
I gjithë trajnimi u zhvillua në formën e një diskutimi masiv mes të gjithë studentëve pjesëmarrës, detyra kryesore e të cilëve ishte të zgjidhnin një problem specifik nëpërmjet metodave që ato i mendonin të përshtatshme. Profesor Hung, duke luajtur rolin e facilitatorit, nxiste shpesh procesin e tyre të të menduarit, duke u drejtuar pyetje lidhur me çështjen e shtruar.