KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2023

KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2023

 

QËLLIMI I KONKURSIT

Prezantimi, nxitja dhe motivimi i nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e infomracionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësia e tyre.

 

PJESËMARRËS:

  • Nxënësit e shkollave të mesme publike dhe jopublike, Klasat e XII-ta / XIII-ta.

 

KATEGORITË TË CILAT MUND TË MERNI PJESË JANË:

  • Bazat e IT-së (Hardware & Software)
  • Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web)
  • Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)

 

KUSHTET E KONKURSIT:

  • Mund të merrni pjesë në një/disa kategori, sipas dëshirës.
  • Konkurimi është Individual
  • Aplikanti duhet të plotësojë formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm për çdo kategori.
  • Aplikanti duhet të ketë llogari e-maili në gmail domain.

 

KATEGORITË  DHE TEMAT PËR SECILËN KATEGORI KU MUND TË KONKURONI:

Bazat e IT-së (Hardware & Software)

​Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në Bazat e IT-së (Hardware & Software) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:

  • Teknologjia e informacionit në shërbim të njeriut
  • Rëndësia e ruajtjes së informacionit
  • Terminologjia dhe funksionimi i kompjuterit
  • Pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruatjes së informacionit
  • Ruajtja e të dhënave (Backup)
  • Rrjeti kompjuterik
  • Llojet e rrjeteve
  • Topologjia e rrjetave
  • Kanalet e transmetimit
  • Zgjidhja e problemeve në Kompjuter
  • Siguria e rrjetit dhe rëndësia e saj. Kriptografia
  • Njohja e sulmeve ndaj rrjetit
  • Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt në internet?

 

Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web)

Njohuritë bazë që duhet për të ndërtuar strukturën e një faqeje Web HTML bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:

  • Njohja me Web-in
  • Publikimi i faqeve Web
  • Formatimi i faqes dhe listat në HTML
  • Tabelat në HTML
  • Ndërtimi i formularëve në HTML
  • Frame dhe  FrameSet në HTML
  • HTML  dhe CSS
  • Njohja me gjuhën JavaScript
  • JavaScript në HTML
  • Elementet e HTML dhe JavaScript
  • Strukturat e kontrollit në Javascript
  • Funksionet kryesore në Javascript
  • Vlefshmëria e të dhënave në formular

 

Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)

Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në kategorinë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:

  • Algoritmet,përkufizimet dhe rregullat bazë
  • Ndërtimi i bllok-skemave dhe operatorët kryesorë të algoritmeve
  • Ciklet dhe përdorimi i tyre.
  • Nga shkrimi tek ekzekutimi i një programi
  • Mënyrat e programimit
  • Gjuhët e programimit
  • Njohja  e programeve
  • Përpilimi dhe ekzekutimi
  • Konstantet, ndryshoret dhe tipet standartë
  • Tipet standartë
  • Operacionet e përpunimit të të dhënave
  • Tabelat dhe funksionet
  • Konceptimi i projekteve
  • Struktura e të dhënave
  • Algoritmet e kërkimit
  • Algoritmet e rënditjes

 

 

KRITERET E VLERSIMIT

  • Për kategorinë Bazat e IT-së duhet të kryeni një test online brenda një kohe të kufizuar.
  • Në kategoritë Dizenjimi i faqeve Web do të kryhen një test online ku do t’u kërkohet njohuri teorike si dhe test praktike (ku do t’u kërkohet njohuri për shkrimin i Tageve/Instruksioneve/Scripteve të ndryshme).
  • Për kategorinë Algoritmikë dhe Programin pjesëmarrësve do t’u kërkohet të shpjegojnë koncepte të ndryshme të programimit si dhe do t’u jepen kode të ndryshme dhe do t’u kërkohet rezultati përfundimtar.

 

 

ÇMIMET E KONKURSIT:

Çmimet për secilën nga kategoritë do të jenë bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë:

  • Çmimi i parë Laptop*  + 100% bursë studimi
  • Çmimi i dytë 100% bursë studimi
  • Çmimi i tretë 75% bursë studimi

 

*Laptopi do t’u jepet fituesve në momentin e regjistrimit në një nga programet e ofruara nga Kolegji Universitar Bedër

 

KALENDARI I VEPRIMTATIVE TË KONKURSIT:

  • Fillimi i Regjistrimeve:                                                          15 Mars 2023
  • Afati i fundit i regjistrimit:                                                      3 Maj 2023
  • Konkurimi                                                                             6 - 7 Maj 2023
  • Ceremonia e publikimit të ҫmimeve (online/onsite):             15 Maj 2023

 

Kalendari i detajuar i provimeve do të publikohet pas përfundimit të periudhës së regjistrimit. Për çdo informacion kandidatët do të njoftohen në vazhdimësi nëpërmjet adresës elektronike që do të ofrojnë në momentin e regjistrimit.

 

Për të marrë pjesë në këtë konkurs lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit duke klikuar linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/FxwoFXiDCraUVC2V8

 

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Algoritmikë dhe Programim. https://forms.gle/NzTQdZgjdzgASeJWA

 

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web). https://forms.gle/rPHgpQTscPMhKzUU9

 

Për pyetje ose paqartësi të ndryshme, ju lutemi na kontaktoni adresën e e-mailit: [email protected] ose në numrin e telefonit: +355692099327