TË REJA Aplikimet për Raundin e Parë Bedër diplomon brezin e 9-të të studentëve ALBANIA CODE CAMP 2022 STARTUP PROJECT - SMART BUSINESS PLAN Rrugëtimi në Teknologjinë e Informacionit “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” BURSAT E STUDIMIT 2022-2023 KALENDARI I AKTIVITETEVE 29PRI KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2022 16PRI KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2022 07MAR Internship me temë: “Programim në C++” 28TET Leksion i Hapur 28TET Vizitë Studimore në Landmark Communications 27TET Trajnim për Google G-Suite 21TET Vizitë Studimore në qendrën Inovative Protik NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Praktikë Mësimore Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 29PRI KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2022 Për të tretin vit rradhazi Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi Konkursin Kombëtar të IT. Ky aktivitet ka si qëllim prezantimin, nxitjen dhe motivimin e nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e informacionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësinë e tyre. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënës të shkollave të mesme publike dhe jopublike në Republikën e Shqipërisë, Klasat e XII-ta / XIII-ta. Kategoritë në të cilat mund të merrnin pjesë nxënësit ishin: Bazat e IT-së (Hardware & Software) Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web) Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) Çmimet për secilën nga kategoritë e këtij konkursi ishin bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë: Çmimi i parë Laptop* + 100% bursë studimi Çmimi i dytë 100% bursë studimi Çmimi i tretë 75% bursë studimi *Laptopi do t’u jepet fituesve në momentin e regjistrimit në një nga programet e ofruara nga Kolegji Universitar Bedër Ky aktivitet u organizua nga lektorët e Departamentit të Shkencave Kompjuterike MSc. Edlir Spaho dhe MSc. Erjola Osmani sipas kalendarit të mëposhtëm. Për shkak të konkurencës së fortë dhe rezultateve të njëjta të disa vendeve të para për këtë vit u shpallën gjithsej 11 fitues për të treja kategoritë, respektivisht 3 çmime për vendet e para, 4 çmime për vendet e dyta dhe 4 çmime për vendet e treta. 16PRI KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2022 QËLLIMI I KONKURSIT Prezantimi, nxitja dhe motivimi i nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e infomracionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësia e tyre. PJESËMARRËS: Nxënësit e shkollave të mesme publike dhe jopublike, Klasat e XII-ta / XIII-ta. KATEGORITË TË CILAT MUND TË MERNI PJESË JANË: Bazat e IT-së (Hardware & Software) Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web) Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) KUSHTET E KONKURSIT: Mund të merrni pjesë në një/disa kategori, sipas dëshirës. Konkurimi është Individual Aplikanti duhet të plotësojë formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm për çdo kategori. Aplikanti duhet të ketë llogari e-maili në gmail domain. ORGANIZIMI I KONKURSIT Aplikimi për të marrë pjesë në konkurs do të bëhet online duke plotësuar formularin e regjistrimit. Provimi do të kryhet online me anë të Google forms me pyetje teorike me alternativa dhe upload në dokument tekst të kodit të zgjidhjes së ushtrimit. Për kategorinë Bazat e IT-së do të gjenerohet një bankë pyetjesh dhe prej tyre do dalë një test i cili do testojë njohuritë e tuaja në IT bazuar në kurrikulën e arsimit parauniversitar. Për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web), pjesëmarrësve do t’u kërkohet të përgjigjen pyetjeve teorike me alternativa, të krijojnë strukturën e një faqeje si dhe Web elemente të veçanta të një faqeje Web. Për kategorinë Algoritmikë dhe Programim do jepet paraprakisht një databazë ushtrimesh të ndara sipas temave të cilat do mund të zgjidhen bazuar në një nga gjuhët e programimit, C++ ose Java. KATEGORITË DHE TEMAT PËR SECILËN KATEGORI KU MUND TË KONKURONI: Bazat e IT-së (Hardware & Software) Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në Bazat e IT-së (Hardware & Software) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë: Teknologjia e informacionit në shërbim të njeriut Rëndësia e ruajtjes së informacionit Terminologjia dhe funksionimi i kompjuterit Pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruatjes së informacionit Ruajtja e të dhënave (Backup) Rrjeti kompjuterik Llojet e rrjeteve Topologjia e rrjetave Kanalet e transmetimit Zgjidhja e problemeve në Kompjuter Siguria e rrjetit dhe rëndësia e saj. Kriptografia Njohja e sulmeve ndaj rrjetit Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt në internet? Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web) Njohuritë bazë që duhet për të ndërtuar strukturën e një faqeje Web HTML bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë: Njohja me Web-in Publikimi i faqeve Web Formatimi i faqes dhe listat në HTML Tabelat në HTML Ndërtimi i formularëve në HTML Frame dhe FrameSet në HTML HTML dhe CSS Njohja me gjuhën JavaScript JavaScript në HTML Elementet e HTML dhe JavaScript Strukturat e kontrollit në Javascript Funksionet kryesore në Javascript Vlefshmëria e të dhënave në formular Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në kategorinë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë: Algoritmet,përkufizimet dhe rregullat bazë Ndërtimi i bllok-skemave dhe operatorët kryesorë të algoritmeve Ciklet dhe përdorimi i tyre. Nga shkrimi tek ekzekutimi i një programi Mënyrat e programimit Gjuhët e programimit Njohja e programeve Përpilimi dhe ekzekutimi Konstantet, ndryshoret dhe tipet standartë Tipet standartë Operacionet e përpunimit të të dhënave Tabelat dhe funksionet Konceptimi i projekteve Struktura e të dhënave Algoritmet e kërkimit Algoritmet e rënditjes KRITERET E VLERSIMIT Për kategorinë Bazat e IT-së duhet të kryeni një test online brenda një kohe të kufizuar. Në kategoritë Dizenjimi i faqeve Web do të kryhen një test online ku do t’u kërkohet njohuri teorike si dhe test praktike (ku do t’u kërkohet njohuri për shkrimin i Tageve/Instruksioneve/Scripteve të ndryshme). Për kategorinë Algoritmikë dhe Programin pjesëmarrësve do t’u kërkohet të formojnë maksimalisht gjashtë programe sipas gjashtë temave dhe niveleve të vështirësive të ndryshme. Programet e formuara do të vlerësohen në dy kritere. E para për një bashkësi inputi të caktuar pritet të merret një output i caktuar dhe e dyta kompleksiteti i algoritmit për formimin e programit. ÇMIMET E KONKURSIT: Çmimet për secilën nga kategoritë do të jenë bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë: Çmimi i parë Laptop* + 100% bursë studimi Çmimi i dytë 100% bursë studimi Çmimi i tretë 75% bursë studimi *Laptopi do t’u jepet fituesve në momentin e regjistrimit në një nga programet e ofruara nga Kolegji Universitar Bedër KALENDARI I VEPRIMTATIVE TË KONKURSIT: Fillimi i Regjistrimeve: 10 Mars 2022 Afati i fundit i regjistrimit: 15 Prill 2022 Konkurimi 16-17 Prill 2022 Ceremonia e publikimit të ҫmimeve(online/onsite): 29 Prill 2022 Kalendari i detajuar i provimeve do të publikohet pas përfundimit të periudhës së regjistrimit. Për çdo informacion kandidatët do të njoftohen në vazhdimësi nëpërmjet adresës elektronike që do të ofrojnë në momentin e regjistrimit. Për të marrë pjesë në këtë konkurs lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit duke klikuar linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/aC64Zc4RYjQErnVH7 Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Algoritmikë dhe Programim. https://forms.gle/GN65972VDcmjKi279 Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web). https://forms.gle/VRFH3VXNFrU2VVNr7 Për pyetje ose paqartësi të ndryshme, ju lutemi na kontaktoni adresën e e-mailit: [email protected] 07MAR Internship me temë: “Programim në C++” Departamenti i Shkencave Kompjuterike mbylli sot me sukses programin e Internship-it me temë: “Programim në C++”. Programi u zhvillua ndërmjet datave 7-11 mars 2022, nga lektori i departamentit Msc. Edlir Spaho. Qëllimi i këtij internshipi ishte rritja e aftësimit praktik për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të hasura në sektorë të ndryshëm, duke përdorur gjuhën e programimit C++. Studentët u aftësuan në lidhje standartet dhe qasjet e ndryshme për zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu një rëndësi e veçantë iu kushtua dhe analizës së performancës së zgjidhjeve të gjeneruara. 28TET Leksion i Hapur Në kuadër të javëve të orientimit Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi sot më datë 28.10.2021 një leksion të hapur me studentët e viteve të para që ndjekin programet e studimit të ofruara nga ky departament, ku kishim të ftuar ishin Z.Armand Agolli dhe Z.Luan Basha nga Atom Computer si dhe Z. Mehmet Beqaj nga Novotek. Përfaqësuesi i Atom Computer Z.Armand Agolli u ndal kryesisht mbi rëndësinë e përdorim të teknologjisë si dhe mbi zhvillimet që synohen në këtë aspekt në të ardhmen. Gjithashtu, trajtoi dhe rëndësinë e certifikimeve dhe trajnimeve në disa fusha të teknologjisë së informacionit ku shpjegoi llojet e ndryshme të çertifikimeve të Microsoft dhe të CompTIA, rëndësinë që ato kanë si dhe mundësitë e punësimit me anë të këtyre çertifikimeve. Ndërsa Z.Mehmet Beqja u fokusua kryesisht rreth pajisjeve që përdoren në fushën e sigurisë si dhe rëndësinë që këto pajisje kanë me zhvillimet teknologjike në ditët e sotme. 28TET Vizitë Studimore në Landmark Communications Ditën e sotme më datë 28.10.2021, studentët e vitit të tretë të programeve të studimit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Bachelor në Shkenca Kompjuterike si dhe Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu, zhvilluan një vizitë studimore në agjensinë e reklamimit Landmark Communications e cila është një agjensi shqipëtare për ndërtimin e srategjive të ndërtimit dhe marketimit të markës me fokus kryesor klientët ndërkombëtarë. Në këtë vizitë studentët u njohën me dy departamentet kryesore të kompanisë, atë të marketingut dhe departamentin e programimit, ku aktualisht ishin të punësuar rreth 400 punonjës. Në një bisedë shumë shoqërore u fol mbi gjuhët e programimit me të cilat kompania punon, projektet që ata ndjekin, mënyra se si ndiqen këto projekte nga grupi i punës si dhe fazat në të cilat kalon një projekt. Studentët kishin mundësinë të shikonin disa nga reklamat e krijuara nga kompania si dhe sfidat e suksesin që fshihej pas një pune intensive dhe me kualitet. Një pikë e rënësishme për të cilën u fol ishte gjithashtu edhe mundësia e ofrimit të internshipeve në të dy departamentet ku më pas mund të ofroheshin dhe vende pune. Kompania i jepte një rëndësi të madhe rekrutimeve te reja dhe personave entuziastë dhe kreativ të cilët mund t’i përshtaten mjedisit dinamik të punës. 27TET Trajnim për Google G-Suite Ditën e mërkurë më datë 27.10.2021, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, në kuardin e javëve të orinetimit organizoi për studentët e Fakuletit të Teknologjisë dhe Biznesit trajnimin për njohjen dhe përdorimin e shërbimeve kryesore të ofruara nga Google G-Suite. Në këtë trajnim studentën u njohën me shërbimet Google Drive, Google Mail si dhe Google Classroom. Ndër pikat kryesore të cilat u trajtuan ishin: Instalimi dhe Sinkronizimin e Google Drive në paisje të ndryshme Komponentët e Google Mail si dhe aspektet të duhet të merren në konsideratë gjatë kompozimit dhe dërgimit të një e-maili Krijimi i një klase virtuale më anë të Google Classroom, pjesëmarrja në një klasë virtuale si dhe marrja dhe dërgimi i materialeve të ndryshme në kuadër të plotësimit të detyrimeve që mund të ketë një kurs specifik. Të gjitha temat e mësipërme u trajtuan duke angazuar në mënyrë dinamike të gjithë studentët pjesëmarrës. Ky trajnim u mbajt nga lektori i departamentit të shkencave kompjuterike MSc. Edlir Spaho, i cili është në trajnimi i parë në vazhdën e trajnimeve të vazhdueshme të cilat ofrohen për studentët dhe stafin nga departamenti i shkencave kompjuterike. 21TET Vizitë Studimore në qendrën Inovative Protik Ditën e enjte më datë 21.10.2021, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, në kuardin e javëve të orinetimit organizoi për një pjesë të studentëve të këtij departamenti një vizitë studimore në qendrën Inovative Protik. Në këtë vizitë studentëve u njohën me ambientet e Protik-ut, gjithashtu edhe me disa nga temat e Webinare-ve dhe konkurseve që ata kanë zhvilluar. Studentët gjithashtu u njohën edhe me SDA (Software Development Academy) Albania by Protik, e cila është një akademi që ofron kurse intensive të gjuhëve të programimit si: Java, Java Script, Python, etj. U dhanë informacione të detajuara mbi ditët dhe oraret e kuseve, tarifat si dhe një përshkrim të shkurtër se si organizohen këto kurse. Në të njëjtën godinë gjithashtu ofrohet edhe Techspace për studentët të cilët duan të punojnë apo të merren me projektet e tyre në një ambient të qetë dhe të përshtatshëm. Techspace mund të aksesohet falas nga studentët, mjafton të regjistrohen. Në fund të vizitës studentët së bashku më stafin akademik shoqërues diskutuan mbi përshtypjet dhe informacionet e marra gjatë vizitës. 17KOR Ceremonia Online e shpalljes dhe dhënies së çmimeve për Konkursin Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit, 2021 Sot më datë 17.07.2020, departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar “Bedër”, organizoi ceremoninë online të shpalljes dhe dhënies së çmimeve për Konkursin Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit, 2021. Fillimisht Zv.Dekani i Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Dr. Arti Omeri përshëndeti dhe falenderoi pjsesëmarrësit e këtij aktiviteti dhe më pas u bë një prezantim i departamentit nga pergjegjësi i departamentit Dr. Sofokli Garo. Në vazhdim fjalën e morri koordinatori i këtij aktiviteti Msc. Edlir Spaho, i cili shpalli fituesit sipas kategorive përkatëse. Konkursi u realizua në kategoritë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java), Programim dhe Web dhe Bazat e IT-së. Për çdo kategori fituesi i vendit të parë përfiton nje laptop dhe 100% bursë studimi, fituesi i vendit të dytë merr 100% bursë studimi dhe fituesi i vendit të tretë merr 50% bursë studimi në njërin nga programet e studimit të departamentit të shkencave kompjuterike. Fituesi e përzgjedh sipas dëshirës programin e studimit. Ky department aktualisht ka dy programe studimi Bachleor të cilat janë Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi si një program profesional dy vjeçar në Web Development. Aktiviteti u përfundua me ftesën e hapur për të marrë pjesë në ciklin e Webinar-eve që po organizon ky department si dhe ftesën për t’u njohur më nga afër me mundësitë që ofron ky department, por jo vetëm, duke vizituar ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”.