Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizon për të katërtin vit radhazi “Bedër Alumni Awards”.
E enjte, 17 dhjetor 2020
Ora: 17:00
✅ Për të marrë pjesë online në këtë event mund të përdorni kompjuterin, tabletin ose smartphonin tuaj të lidhur me internet.
✅ Shkarkoni aplikacionin “ZOOM” nëpërmjet Google Play ose App Store dhe në orën e caktuar klikoni tek ky link: https://zoom.us/j/96439264760...
✅ Më pas duhet të fusni këto të dhëna për tu lidhur:
Meeting ID: 964 3926 4760
Passcode: 516739
Ju mirëpresim!
Simpoziumi i X Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos dhe Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, organizojmë më datë 16 dhjetor 2020, ora 15.00, Simpoziumin e X-të Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”.
Të ftuar për të folur rreth kësaj teme janë:
Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, KU Bedër;
Dr. Georgos Gaitanos, Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës, KU Logos;
Dr. Lorenzo Rossetti, Institute, Instituti Katolik i Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian.
Meeting ID: 948 9308 1049
Password: 123456
Në kuadër të ambientimit dhe lehtësimit të procedurave të zhvillimit të mësimit online Departamenti i Shkencave Kompjuterike, pranë Kolegjit Universitar Beder organizoi, me datë 21.11.2020 një trajnim online me studentet e departamentit për mënyrën e përdorimit të Google Classroom, ku ndër temat kryesore që u trajtuan ishin:
Logimi në një klasë virtuale Google Classroom
Plotësimi i pyetesoreve të ndryshem nëpërmjet Google Classroom
Krijimi dhe dorëzimi (ose ridorëzimi) i dokumenteve Online të deryrave të ndryshme
Ngarkimi i dokumenteve të deryrave të ndryshme dhe ngarkimi (ose ringarkimi) i tyre nga kompjuteri në klasën virtuale
Komentimi me klasën dhe pergjegjësin e lëndës për problematika të ndryshme
Etj...
Ky trajnim u organizua nga anëtari i departamentit të Shkencave Kompjuterike MSc. Edlir Spaho dhe eshte trajnimi i parë në vazhdën e aktiviteteve që do te zhvillohen në vijim për këtë vit akademik nga ky departament.
Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Shkencave të Komunikimit
Kolegji Universitar Bedër organizon sot ceremoninë e diplomimit të brezit të 7-të të studentëve në Departamentin e Shkencave të Komunikimit.
Organizimi do të bëhet në rang departamenti për shkak të masave strikte ndaj pandemisë COVID19. Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë vetëm studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master të shkencave të komunikimit.
Data: 18 Shtator 2020
Ora:18:00
Vendi: Kolegji Universitar Bedër (Kampusi i Ri)