Ceremonia Online e shpalljes dhe dhënies së çmimeve për Konkursin Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit, 2020

Më datë 02.07.2020, departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar “Bedër”, organizoi ceremoninë online të shpalljes dhe dhënies së çmimeve për Konkursin Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit, 2020.

Fillimisht Dekania e Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani përshëndeti dhe falenderoi pjsesëmarrësit e këtij aktiviteti, më pas u bë një prezantim i shkurtër i fakultetit dhe departamentit tonë nga Zv. Dekani i Fakultetit Dr. Arti Omeri.

Në vazhdim fjalën e morrën organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti Msc. Alma Hyra, Msc. Edlir Spaho dhe Msc. Krisien Xoxa të cilët paraqitën edhe një herë kriteret e vlerësimit dhe shpallën fituesit për kategoritë përkatëse.

Konkursi u realizua në kategoritë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java), Programim dhe Web dhe Bazat e IT-së.

Për çdo kategori fituesi i vendit të parë merr 100% bursë studimi, fituesi i vendit të dytë merr 75% bursë studimi dhe fituesi i vendit të tretë merr 50% bursë studimi në njërin nga programet e studimit të departamentit të shkencave kompjuterike. Fituesi e përzgjedh sipas dëshirës programin e studimit.

Ky department aktualisht ka dy programe studimi Bachleor të cilat janë Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi dhe për vitin akademik 2020 2021 synon të hapë dhe një program profesional dy vjeçar në Web Development, i cili është në fazën e liçensimit përfundimtar.

Aktiviteti u përfundua me ftesën e hapur për të marrë pjesë në ciklin e Webinar-eve që po organizon ky department si dhe ftesën për t’u njohur më nga afër me mundësitë që ofron ky department, por jo vetëm, duke vizituar ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”.