Programi Profesional Programim në Web

Programi i studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Programim në Web” ofron njohuri  për të gjithë ata studentë që janë të interesuar t’a ndërtojnë karrierën e tyre profesionale, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat në fushën e programimit, pjesë e teknologjisë së internetit. Më specifikisht, ky program trajton në mënyrë të përmbledhur dhe praktike njohuritë dhe metodat e fundit mbi gjuhët HTML, CSS, JavaScript, programim në .Net (C#), Python, Ruby on Rail, si edhe integrimin e tyre reciprok. 
 
Në këtë program do të trajtohen edhe gjuhë për zhvillim në Web në Server (gjuha PHP) dhe Databasë server gjuha MYSQL. Gjithashtu, do të trajtohen platforma të dizenjimit dhe progamimit në CMS-Content Maganement System (Wordpres, Joomla ose Drupal) si dhe mjetet kryesore të formimit të aplikacioneve të bazuara në Web.
 
Studenti gjatë dhe pasi përfundon një faqe ose aplikacion Web-i, përgatitet nga ky program studimi profesional si të testojë dhe të sigurojë cilësinë dhe funksionalitetin e saj. Gjithashtu, studenti përgatitet me gjithë njohuritë bazë të nevojshme për sigurimin dhe ruajtjen e informacioneve të gjeneruara nga nga faqet ose aplikacionet me bazë Web-in të përgatitura nga ana e tij.
 
 
Misioni i programit
 
Misioni i programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Programim në Web” është përgatitja e individëve të kualifikuar duke përdorur teknologjitë më bashkëkohore të internetit dhe Web-it. Ky program ka si mision të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të përgatitjes së studentëve nëpërmjet ndërthurjes së anës teorike me praktikën për teknologjitë në internet, me anë të mbështetjes së një stafi akademik të përkushtuar, në kushtet e një zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne.
 
Qëllimi i programit
 
Programi i studimit me  karakter profesional në “Programim në Web” ka si synim kryesor paisjen e studentëve me njohuri dhe aftësi të konsoliduara në dërtimin dhe mirëmbajen e faqeve Web statike dhe dinamike si dhe në dërtimin dhe mirëmbajen e aplikacioneve të bazuara në Web. Gjithashtu, ky program studimi synon t’i përgatisë studentët me aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
 
Studentët do të aftësohen për krijimin e faqeve/aplikacioneve Web sipas disiplinave: Front-End, Back-End dhe Full- Stack. Disiplina Front-End Programim në Web, ka të bëjë me aspektet vizuale dhe ndërvepruese të një faqeje në internet. Disiplina Back-End Programim në Web ka të bëjë me logjikën mbështetëse të faqes Web, si bazat e të dhënave, menaxhimi i përdoruesit, etj. Disiplina Full-Stack Programim në Web, përfshin të dyja disiplinat e mësipërme.
 
Objektivat e programit
 
Gjatë dy viteve të programit do të trajtohen koncepte themelore dhe te avancuara rreth ndërtimit të faqeve dhe aplikacioneve të bazuara në Web si dhe pikëpamje bazë dhe të avancuara të strukturës së Internetit, duke u thelluar në aspektet konceptuale dhe praktike. 
 
Objektivi i përgjithshëm i programit është të përgatititë specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e Programim në Web dhe bazë të dhënash. 
 
Në përfundim të Diplomës Profesionale në “Programim në Web”, studentët do të jenë në gjendje të:
  • kuptojnë parimet e ndjekura për të krijuar një faqe dhe aplikacion webi efikas, duke përfshirë njohuri të thelluara mbi strukturën e informacionit;
  • Mësojnë si të planifikojnë dhe kryejnë kërkim me bazë përdoruesit mbi efektshmërinë e faqeve dhe aplikacioneve web; 
  • Përdorin kodimin front end, back end dhe mjetet softuerike për të analizuar dhe prezantuar të dhëna në mënyrë profesionale të përkthyera në media dinamike të bazuara në web ose aplikacione për zbatimin e projekteve në botën reale;
  • Zhvillojnë një të kuptuar të aspekteve formalë të dizajnit, komunikimit virtual, ndër-platformor, dizajn grafik-ut dhe/ose teorisë së lojës si dhe janë të aftë të integrojnë materiale nga burime të ndryshme në faqet dhe aplikacionet web;
  • përpilojnë materiale në një nivel të përshtatshëm për një audiencë publike në një fushë që lidhet me median interaktive; 
  • kuptojnë, zhvillojnë, dhe shpjegojnë përgjegjësitë etike, ligjore, sociale dhe të sigurisë që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në programimin në web. 
 
 
Lloji i programit, kohëzgjatja, numri i krediteve, etj
Programi i studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Programim në Web” është një program studimi me kohë të plotë dhe kohëzgjatja e studimeve është 2 vite akademike / 4 semestra. Studentët për t’u diplomuar duhet të realizojnë 120 ECTS. Në përfundim të programit, studentët pajisen me: “Diplomë Profesionale” Programim në Web. Gjuha e programit është shqip.

Njësia bazë / njësia ofruese e programit të studimit
Programi i studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Programim në Web” ofrohet nga Departamenti i Shkencave Kompjuterike.