Departamenti i Shkencave Kompjuterike synon:
- Të fituarit nga ana e të diplomuarve në programet bachelor të një kulturë bazë inxhinierike në shkencat e formimit të përgjithshëm dhe të formimit themelor specifik.
- Aftësimin e studentëve në analizimin kritik të sistemeve të biznesit, me qëllim përmirësimin e tyre me anën e sistemeve të informacionit.
- Aftësimin e studentëve për të komunikuar qartësisht me shkrim apo nëpërmjet prezantimeve koncepte teknike.
- Përgatitjen e studentëve me aftësitë e nevojshme të komunikimit për integrim në skuadra pune në sektorë multidisiplinarë.
- Përfshirjen e studentëve në realizimin e aktiviteteve mësimore të lidhura ngushtë me veprimtarinë praktike, duke marrë pjesë në projekte kombëtare endërkombëtare dhe duke qenë partner me mjaft homologë të huaj.
Synimet kryesore të departamentit janë:
- Përgatitjen e studentëve me njohuritë bazë mbështetëse teorike në funksion të teknologjisë së informacionit.
- Njohjen e studentëve me teknologjitë konkrete që përdoren së fundmi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
- Njohjen e studentëve me bazat e konceptimit dhe implementimit të hardware mbështetës të sistemeve informatike.
- Të fituarit nga ana e të diplomuarve në programet bachelor të një kulturë bazë inxhinierike në shkencat e formimit të përgjithshëm dhe të formimit themelor specifik.
- Departamenti i Shkencave Kompjuterike ka si mision kryesor t’i përgatisë studentët me njohuri bazë aplikative në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe në disiplina mbështetëse, të formojë specialist me kompetenca të zgjedhura praktike në fushat e implementimeve të sistemeve informatike si dhe të operojnë specialistë në lidhje me nevojat e teknologjisë së informacionit në sektorin publik apo privat.
Të diplomuarit nga ky program mund të punësohen si:
- Zhvillues të aplikacioneve mobile.
- Administrues të të dhënave.
- Zhvillues web.
- Administrues të rrjeteve.
- Specialist IT për cështje të sigurisë.
- Prodhimin e software te ndryshme, pranë bizneseve të ndryshme në sektorin privat.
- Zbatimin e sistemeve të informacionit për palë të treta; në telekomunikacion, në sistemin bankar, sistemin shëndetësor; sistemin e transportit; biznesin elektronik.
- Menaxhim sistemeve të informacionit, analistë të suportit kompjuterik, menaxhim i
- Sistemeve të rrjetit, administrim i database-it etj.