
Rreth Programit
Programi i studimit “Bachelor” në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” është projektuar t’iu ofrojë studentëve njohuri të gjera intelektuale, bashkëkohore të gjithanshme dhe specifike në fushën e Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.
Fokusi kryesor i këtij programi është formimi i specialistëve në menaxhimin e sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike, krijimin, zhvillimin dhe administrimin e bazave të të dhënave, zhvillimin e faqeve Web si dhe zhvillimin aplikacioneve të implementuara në ambiente të ndryshme.
Misioni
Programi i studimit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ka si mision kryesor t’i përgatisë studentët me njohuri bazë teorike dhe aplikative në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe në disiplina mbështetëse; të formojë specialistë me kompetenca praktike në fushat e dizenjimit dhe implementimit të sistemeve informatike, që ata të operojnë si specialistë dhe t’u përgjigjen nevojave në sektorin publik ose privat ku janë të angazhuar.
Vizioni
Vizioni i programit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi me standarde të larta, duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri, si dhe konkurrimin e tyre në rajon.
Kohëzgjatja e Studimeve
Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi zgjat tre vite akademike, të ndara në gjashtë semestra.
Numri i Krediteve ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)
Sistemi Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi është 180 ECTS, 1ECTS=25 ORË.
Titulli i Diplomës
Në përfundim të programit jepet një diplomë me titullin “Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”.
Rezultatet Kryesore të Programit
Duke paraqitur para studentëve programe lëndore të kompletuara për të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, departamenti qëndron fort në misionin e tij për të përgatitur profesionistë të aftë me njohuri të gjera teorike dhe praktike të sistemeve më të fundit.
Si një program i bazuar në kërkesa profesionale dhe me synimin për të përgatitur profesionistë të një shoqërie demokratike dhe të një zhvillimi teknologjik bashkëkohor dhe të gjithanshëm, ne kërkojmë të përmbushim misionin tonë, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre në një sfond sa më të gjerë teorik dhe praktik, por njëkohësisht specializimin dhe certifikimin ndërkombëtar në fusha specifike.
Përmes një kurrikule të bazuar dhe të mbështetur në traditën e disa universiteteve me zë në këtë fushë, programi “Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” synon të zhvillojë një botëkuptim të gjerë të teorive dhe praktikës të sistemeve kryesore Hardware dhe Software të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Programi synon të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme për të vijuar më tej me studimin e cikleve pasardhëse, qofshin këto me karakter kërkimor-shkencor, apo edhe profesional.
Përmes kombinimit të teorisë me praktikën, programi synon të përgatisë studentë me aftësi teorike dhe praktike, të gatshëm për t’u përballur me kushtet e një tregu të hapur global në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe sistemeve kryesore të mbështetura prej tyre.
Mundësitë e Punësimit
Të diplomuarit e programit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi mund të kryejnë këto profesione:
- Zhvillues të aplikacioneve mobile
- Zhvillues të UEB-it
- Administrues të rrjeteve
- Inxhinier softuerik
- Specialist IT për sigurinë e informacionit
- Zhvillues Software-sh
- Administrues të bazave të të dhënave
- Konsulentë trajnimesh IT
- Menaxherë të sistemeve të informacionit
- Administratorë sistemesh
- Teknikë të sistemeve mbështetëse
- Teknikë të sistemeve mjekësore
- Menaxherë IT
- Arkitektë të rrjeteve
- Specialistë të paisjeve Hardware
- Analistë sistemesh
- Shkencëtarë të të dhënave
- Specialistë Robotike
- Dizenjuesh Video-Lojërash
- Dizenjues Grafik
- Zhvillues të ndërfaqeve grafike me përdoruesin
- Programues
- Zhvillues animacionesh kompjuterike,
- Etj…
Semestri1 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | CMP 111 | Hyrje në Algoritme dhe Programim | Albanian | A | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
2 | CMP 113 | Analizë Matematike I | Albanian | A | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
3 | CMP 115 | Strukturë të dhënash | Albanian | A | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
4 | CMP 117 | Fizikë | Albanian | B | 64 | 59 | 3.50 | 5 |
5 | CMP 141 | Sisteme të Informimit dhe Komunikimit | Albanian | A | 64 | 70 | 3.50 | 5 |
6 | EFL 103 | Anglisht e Avancuar I | English | E | 80 | 45 | 5.00 | 5 |
Gjithsej | 400 | 357 | 22.5 | 30 |
Semestri2 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | CMP 112 | Algjebra Lineare | Albanian | A | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
2 | CMP 114 | Programim i Orientuar në Objekte | Albanian | A | 64 | 62 | 3.50 | 5 |
3 | CMP 128 | Analizë Matematike II | Albanian | B | 64 | 63 | 3.50 | 5 |
4 | CMP 130 | Matematikë Diskrete | Albanian | B | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
5 | CMP 110 | Programim JAVA | Albanian | C | 64 | 69 | 3.00 | 5 |
6 | Albanian Elective | Albanian | D | 0 | 0 | 3.00 | - | |
Gjithsej | 320 | 326 | 20 | 30 |
Semestri3 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | CMP 215 | E- Commerce | Albanian | B | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
2 | CMP 217 | Bazat e të Dhënave | Albanian | B | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
3 | CMP 227 | Probabilitet dhe Statistikë | Albanian | B | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
4 | CMP 211 | Programim ne WEB | Albanian | B | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
5 | CMP 225 | Arkitekturë Kompjuterike | Albanian | B | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
6 | Albanian Elective | Albanian | D | 0 | 0 | 3.00 | - | |
Gjithsej | 320 | 335 | 20.5 | 30 |
Semestri4 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | CMP 218 | Fibrat Optike | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
2 | CMP 224 | Sistemet Operative | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
3 | CMP 216 | Teknologjia dhe Multimedia Interaktive | Albanian | B | 64 | 80 | 3.00 | 6 |
4 | CMP 220 | Rrjete Kompjuterike | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
5 | CMP 226 | Grafet dhe Algoritme | Albanian | D | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
Gjithsej | 320 | 424 | 15 | 30 |
Semestri5 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | COM 305 | Metodat e Kërkimit dhe Shkrimi Akademik | Albanian | A | 48 | 84 | 3.00 | 5 |
2 | CMP 311 | Teori Sinjalesh | Albanian | C | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
3 | CMP 321 | Mirëmbajtje Serveri | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
4 | CMP 315 | Inxhinieri Softwerike | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
5 | CMP 317 | Ndërfaqe Përdoruesi | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
Gjithsej | 304 | 428 | 15 | 29 |
Semestri6 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | CMP 312 | Siguri të Dhënash | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
2 | CMP 314 | Inteligjenca Artificiale | Albanian | B | 64 | 71 | 3.00 | 5 |
3 | CMP 322 | Programim JAVA | Albanian | C | 64 | 69 | 3.00 | 5 |
4 | CMP 320 | Provim Përfundimtar/ Punimi i Diplomës | Albanian | E | 16 | 168 | 0.50 | 7 |
5 | CMP 318 | Praktikë Profesionale | Albanian | D | 48 | 126 | 2.50 | 7 |
Gjithsej | 256 | 520 | 12 | 30 |
Lëndët me zgjedhje |
|||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS |
EFL 104 | Anglisht e Avancuar II | English | C | 80 | 40 | 5.00 | 5 |
CMP 122 | Ligji, Teknologjia dhe Shoqëria | Albanian | C | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
CMP 221 | Programim në Mjedis të Shpërndarë | Albanian | C | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
CMP 223 | XML dhe Aplikime | Albanian | C | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
GFL 102 | Gjuhë Gjermane I | German | C | 64 | 74 | 3.50 | 5 |
GFL 201 | Gjuhë Gjermane II | Albanian, German | C | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)