Webinar me temë: Si të bëhesh një programues web-i në .NET?

Departamenti i Shkencave Kompjuterike më datë 09.07.2020, ora 16:00 - 17:00 organizon leksionin e hapur online me temë: “Si të bëhesh një programues web-i në .NET?”, i cili do të mbahet nga Ervis Trupja (Full-stack .NET Web Developer and Instructor).

 

Ai e filloi karrierën e tij si mësues i matematikës, ku arriti të kuptojë fuqinë e mësimdhënies efektive.

Pas një viti mësimdhënieje profesionale, ai vendosi të sfidojë veten në industrinë e teknologjise se informacionit, si nje industri gjithnjë në zhvillim. Ai kurrë nuk ndaloi së mësuari aftësi dhe gjuhë të reja programimi. Në fillim, ai filloi të krijonte aplikacione në internet vetëm për argëtim. Ky pasion ka çuar në vendimin e tij për të punuar me kohë të plotë në fushën e teknologjisë. Suksesi dhe argëtimi që ai ka në këtë fushë e mban gjallë atë pasion sot.

Gjithashtu krijon Kurse online per platforma te ndryshme sic jane LinkedIn Learning, Pluralsight, Udemy dhe YouTube. Historiku i tij arsimor përfshin një master shkencor në inxhinieri matematike dhe informatike.

Per t'u bërë pjesë e këtij aktiviteti ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://meet.google.com/yww-strp-yaj

Jeni të mirëpritur!