Në kuadër të vizitës së Prof. Dr. Woei Hung nga University of North Dakota, SHBA, u zhvillua leksioni i fundit i hapur për studentët e masterit me temë “Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit”.
Gjatë këtij leksioni Dr. Hung shpjegoi se si ne mund ta filtrojmë informacionin duke përdorur programe softwerike si Gjuha R e cila shërben për llogaritje statistikore dhe grafike.
Ky leksion shërbeu për studentët për të kuptuar përdorimin e këtyre softuereve dhe “data-mining” për gjenerimin e informacionit, shmangien e informacionit që nuk nevojitet dhe për rritjen e efiçencës gjatë kërkimit shkencor.
Ditën e sotme u zhvillua seminari i radhës nga Prof. Dr. Woei Hung nga Universiteti i North Dakota, SHBA me temë “Softwaret Kompjuterik ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”.
Profesori shpjegoj se si shërbejnë aplikacionet kompjuterike si një mjet për rritjen e efikasitetit të mësimdhënies duke kursyer kohën e shpërndarjes së detyrave, leksioneve apo testeve të ndryshme nëpërmjet LMS-ve (sistemeve të menaxhimit të mësimdhënies).
“Një tjetër mjet i dobishëm për mbarëvajtjen e mësimit është edhe ‘Gamification’. Ky mjet synon përfshirjen e lojërave të ndryshme të ndërthurura me orën e mësimit për ti mbajtur studentët të fokusuar dhe për ta bërë orën më argëtuese.
Ai gjithashtu sugjeroi disa nga aplikacionet që ofrojnë lojëra të tilla, ndër to mund të përmendim Kahoot.com, Blooket.com, gamesalad,com etj.
Në fund të seminarit ky mjet u testua nga studentët dhe lektorët duke provuar lojëra të ndryshme argëtuese nga aplikacionet e sipërpërmendura.
Prof. Dr. Woei Hung nga Universiteti i North Dakotas, organizoi dje një trajnim me studentët e Kolegjit Universitar Bedër me temë “Përdorimi i teknologjisë në procesin e të mësuarit bazuar në probleme”.
I gjithë trajnimi u zhvillua në formën e një diskutimi masiv mes të gjithë studentëve pjesëmarrës, detyra kryesore e të cilëve ishte të zgjidhnin një problem specifik nëpërmjet metodave që ato i mendonin të përshtatshme. Profesor Hung, duke luajtur rolin e facilitatorit, nxiste shpesh procesin e tyre të të menduarit, duke u drejtuar pyetje lidhur me çështjen e shtruar.
Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Teknologjisë dhe Biznesit organizuan për stafin e KU Bedër seminarin me të ftuar 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐃𝐫. 𝐖𝐨𝐞𝐢 𝐇𝐮𝐧𝐠, nga 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐲 𝐨𝐟 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚 (USA) me temë: "Qasja konstruktive në mësimdhënie dhe implementimi i saj në klasa".
Seminari i prof. Hung ishte mjaft interaktiv dhe solli në vëmendje disa pikëpamje mjaft të rëndësishme për qasjet konstruktive, sjelljet, mënyrën e mësimëdhënies dhe se si duhet t'i implementojmë ato në kohë të ndryshme dhe në varësi të rrethanave.
EVENTI KOMBËTAR I TRAJNIMIT NË PROGRAMIM
Departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi për herë të dytë Albania Code Camp.
Code Camp Albania 2022 është një program ditor, i organizuar në disa hapësira kohore me disa sesione njëkohësisht. Çdo sesion ka të bëjë me një temë në fushën e softuerit.
Folësit profesionistë ishin inxhinierë softuerësh, zhvillues front-end dhe back-end, arkitektë të sistemeve softuer dhe profesionistë të tjerë në shkenca kompjuterike dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.
Pjesëmarrës:
Studentë, maturantë, të diplomuar, profesionistë dhe përfaqësues të kompanive në fushën e zhvillimit të softuer, lektorë si dhe të interesuar për kodimin dhe zhvillimin e softuer.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë.
Facebook: https://www.facebook.com/codecampalbania
QËLLIMI I KONKURSIT
Prezantimi, nxitja dhe motivimi i nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e infomracionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësia e tyre.
PJESËMARRËS:
Nxënësit e shkollave të mesme publike dhe jopublike, Klasat e XII-ta / XIII-ta.
KATEGORITË TË CILAT MUND TË MERNI PJESË JANË:
Bazat e IT-së (Hardware & Software)
Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web)
Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)
KUSHTET E KONKURSIT:
Mund të merrni pjesë në një/disa kategori, sipas dëshirës.
Konkurimi është Individual
Aplikanti duhet të plotësojë formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm për çdo kategori.
Aplikanti duhet të ketë llogari e-maili në gmail domain.
ORGANIZIMI I KONKURSIT
Aplikimi për të marrë pjesë në konkurs do të bëhet online duke plotësuar formularin e regjistrimit.
Provimi do të kryhet online me anë të Google forms me pyetje teorike me alternativa dhe upload në dokument tekst të kodit të zgjidhjes së ushtrimit.
Për kategorinë Bazat e IT-së do të gjenerohet një bankë pyetjesh dhe prej tyre do dalë një test i cili do testojë njohuritë e tuaja në IT bazuar në kurrikulën e arsimit parauniversitar.
Për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web), pjesëmarrësve do t’u kërkohet të përgjigjen pyetjeve teorike me alternativa, të krijojnë strukturën e një faqeje si dhe Web elemente të veçanta të një faqeje Web.
Për kategorinë Algoritmikë dhe Programim do jepet paraprakisht një databazë ushtrimesh të ndara sipas temave të cilat do mund të zgjidhen bazuar në një nga gjuhët e programimit, C++ ose Java.
KATEGORITË DHE TEMAT PËR SECILËN KATEGORI KU MUND TË KONKURONI:
Bazat e IT-së (Hardware & Software)
Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në Bazat e IT-së (Hardware & Software) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:
Teknologjia e informacionit në shërbim të njeriut
Rëndësia e ruajtjes së informacionit
Terminologjia dhe funksionimi i kompjuterit
Pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruatjes së informacionit
Ruajtja e të dhënave (Backup)
Rrjeti kompjuterik
Llojet e rrjeteve
Topologjia e rrjetave
Kanalet e transmetimit
Zgjidhja e problemeve në Kompjuter
Siguria e rrjetit dhe rëndësia e saj. Kriptografia
Njohja e sulmeve ndaj rrjetit
Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt në internet?
Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web)
Njohuritë bazë që duhet për të ndërtuar strukturën e një faqeje Web HTML bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:
Njohja me Web-in
Publikimi i faqeve Web
Formatimi i faqes dhe listat në HTML
Tabelat në HTML
Ndërtimi i formularëve në HTML
Frame dhe FrameSet në HTML
HTML dhe CSS
Njohja me gjuhën JavaScript
JavaScript në HTML
Elementet e HTML dhe JavaScript
Strukturat e kontrollit në Javascript
Funksionet kryesore në Javascript
Vlefshmëria e të dhënave në formular
Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)
Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në kategorinë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:
Algoritmet,përkufizimet dhe rregullat bazë
Ndërtimi i bllok-skemave dhe operatorët kryesorë të algoritmeve
Ciklet dhe përdorimi i tyre.
Nga shkrimi tek ekzekutimi i një programi
Mënyrat e programimit
Gjuhët e programimit
Njohja e programeve
Përpilimi dhe ekzekutimi
Konstantet, ndryshoret dhe tipet standartë
Tipet standartë
Operacionet e përpunimit të të dhënave
Tabelat dhe funksionet
Konceptimi i projekteve
Struktura e të dhënave
Algoritmet e kërkimit
Algoritmet e rënditjes
KRITERET E VLERSIMIT
Për kategorinë Bazat e IT-së duhet të kryeni një test online brenda një kohe të kufizuar.
Në kategoritë Dizenjimi i faqeve Web do të kryhen një test online ku do t’u kërkohet njohuri teorike si dhe test praktike (ku do t’u kërkohet njohuri për shkrimin i Tageve/Instruksioneve/Scripteve të ndryshme).
Për kategorinë Algoritmikë dhe Programin pjesëmarrësve do t’u kërkohet të formojnë maksimalisht gjashtë programe sipas gjashtë temave dhe niveleve të vështirësive të ndryshme. Programet e formuara do të vlerësohen në dy kritere. E para për një bashkësi inputi të caktuar pritet të merret një output i caktuar dhe e dyta kompleksiteti i algoritmit për formimin e programit.
ÇMIMET E KONKURSIT:
Çmimet për secilën nga kategoritë do të jenë bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë:
Çmimi i parë Laptop* + 100% bursë studimi
Çmimi i dytë 100% bursë studimi
Çmimi i tretë 75% bursë studimi
*Laptopi do t’u jepet fituesve në momentin e regjistrimit në një nga programet e ofruara nga Kolegji Universitar Bedër
KALENDARI I VEPRIMTATIVE TË KONKURSIT:
Fillimi i Regjistrimeve: 10 Mars 2022
Afati i fundit i regjistrimit: 15 Prill 2022
Konkurimi 16-17 Prill 2022
Ceremonia e publikimit të ҫmimeve(online/onsite): 29 Prill 2022
Kalendari i detajuar i provimeve do të publikohet pas përfundimit të periudhës së regjistrimit. Për çdo informacion kandidatët do të njoftohen në vazhdimësi nëpërmjet adresës elektronike që do të ofrojnë në momentin e regjistrimit.
Për të marrë pjesë në këtë konkurs lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit duke klikuar linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/aC64Zc4RYjQErnVH7
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Algoritmikë dhe Programim. https://forms.gle/GN65972VDcmjKi279
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web). https://forms.gle/VRFH3VXNFrU2VVNr7
Për pyetje ose paqartësi të ndryshme, ju lutemi na kontaktoni adresën e e-mailit: [email protected]