QËLLIMI I KONKURSIT
Prezantimi, nxitja dhe motivimi i nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e infomracionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësia e tyre.
PJESËMARRËS:
- Nxënësit e shkollave të mesme publike dhe jopublike, Klasat e XII-ta / XIII-ta.
KATEGORITË TË CILAT MUND TË MERNI PJESË JANË:
- Bazat e IT-së (Hardware & Software)
- Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web)
- Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)
KUSHTET E KONKURSIT:
- Mund të merrni pjesë në një/disa kategori, sipas dëshirës.
- Konkurimi është Individual
- Aplikanti duhet të plotësojë formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm për çdo kategori.
- Aplikanti duhet të ketë llogari e-maili në gmail domain.
ORGANIZIMI I KONKURSIT
- Aplikimi për të marrë pjesë në konkurs do të bëhet online duke plotësuar formularin e regjistrimit.
- Provimi do të kryhet online me anë të Google forms me pyetje teorike me alternativa dhe upload në dokument tekst të kodit të zgjidhjes së ushtrimit.
- Për kategorinë Bazat e IT-së do të gjenerohet një bankë pyetjesh dhe prej tyre do dalë një test i cili do testojë njohuritë e tuaja në IT bazuar në kurrikulën e arsimit parauniversitar.
- Për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web), pjesëmarrësve do t’u kërkohet të përgjigjen pyetjeve teorike me alternativa, të krijojnë strukturën e një faqeje si dhe Web elemente të veçanta të një faqeje Web.
- Për kategorinë Algoritmikë dhe Programim do jepet paraprakisht një databazë ushtrimesh të ndara sipas temave të cilat do mund të zgjidhen bazuar në një nga gjuhët e programimit, C++ ose Java.
KATEGORITË DHE TEMAT PËR SECILËN KATEGORI KU MUND TË KONKURONI:
Bazat e IT-së (Hardware & Software)
Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në Bazat e IT-së (Hardware & Software) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:
- Teknologjia e informacionit në shërbim të njeriut
- Rëndësia e ruajtjes së informacionit
- Terminologjia dhe funksionimi i kompjuterit
- Pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruatjes së informacionit
- Ruajtja e të dhënave (Backup)
- Rrjeti kompjuterik
- Llojet e rrjeteve
- Topologjia e rrjetave
- Kanalet e transmetimit
- Zgjidhja e problemeve në Kompjuter
- Siguria e rrjetit dhe rëndësia e saj. Kriptografia
- Njohja e sulmeve ndaj rrjetit
- Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt në internet?
Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web)
Njohuritë bazë që duhet për të ndërtuar strukturën e një faqeje Web HTML bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:
- Njohja me Web-in
- Publikimi i faqeve Web
- Formatimi i faqes dhe listat në HTML
- Tabelat në HTML
- Ndërtimi i formularëve në HTML
- Frame dhe FrameSet në HTML
- HTML dhe CSS
- Njohja me gjuhën JavaScript
- JavaScript në HTML
- Elementet e HTML dhe JavaScript
- Strukturat e kontrollit në Javascript
- Funksionet kryesore në Javascript
- Vlefshmëria e të dhënave në formular
Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)
Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në kategorinë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:
- Algoritmet,përkufizimet dhe rregullat bazë
- Ndërtimi i bllok-skemave dhe operatorët kryesorë të algoritmeve
- Ciklet dhe përdorimi i tyre.
- Nga shkrimi tek ekzekutimi i një programi
- Mënyrat e programimit
- Gjuhët e programimit
- Njohja e programeve
- Përpilimi dhe ekzekutimi
- Konstantet, ndryshoret dhe tipet standartë
- Tipet standartë
- Operacionet e përpunimit të të dhënave
- Tabelat dhe funksionet
- Konceptimi i projekteve
- Struktura e të dhënave
- Algoritmet e kërkimit
- Algoritmet e rënditjes
KRITERET E VLERSIMIT
- Për kategorinë Bazat e IT-së duhet të kryeni një test online brenda një kohe të kufizuar.
- Në kategoritë Dizenjimi i faqeve Web do të kryhen një test online ku do t’u kërkohet njohuri teorike si dhe test praktike (ku do t’u kërkohet njohuri për shkrimin i Tageve/Instruksioneve/Scripteve të ndryshme).
- Për kategorinë Algoritmikë dhe Programin pjesëmarrësve do t’u kërkohet të formojnë maksimalisht gjashtë programe sipas gjashtë temave dhe niveleve të vështirësive të ndryshme. Programet e formuara do të vlerësohen në dy kritere. E para për një bashkësi inputi të caktuar pritet të merret një output i caktuar dhe e dyta kompleksiteti i algoritmit për formimin e programit.
ÇMIMET E KONKURSIT:
Çmimet për secilën nga kategoritë do të jenë bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë:
- Çmimi i parë Laptop* + 100% bursë studimi
- Çmimi i dytë 100% bursë studimi
- Çmimi i tretë 75% bursë studimi
*Laptopi do t’u jepet fituesve në momentin e regjistrimit në një nga programet e ofruara nga Kolegji Universitar Bedër
KALENDARI I VEPRIMTATIVE TË KONKURSIT:
- Fillimi i Regjistrimeve: 10 Mars 2022
- Afati i fundit i regjistrimit: 15 Prill 2022
- Konkurimi 16-17 Prill 2022
- Ceremonia e publikimit të ҫmimeve(online/onsite): 29 Prill 2022
Kalendari i detajuar i provimeve do të publikohet pas përfundimit të periudhës së regjistrimit. Për çdo informacion kandidatët do të njoftohen në vazhdimësi nëpërmjet adresës elektronike që do të ofrojnë në momentin e regjistrimit.
Për të marrë pjesë në këtë konkurs lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit duke klikuar linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/aC64Zc4RYjQErnVH7
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Algoritmikë dhe Programim. https://forms.gle/GN65972VDcmjKi279
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web). https://forms.gle/VRFH3VXNFrU2VVNr7
Për pyetje ose paqartësi të ndryshme, ju lutemi na kontaktoni adresën e e-mailit: [email protected]