Studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave, dega Marrëdhënie me Publikun dhe Gazetari organizuan mbrëmjen folklorike në ambientet e biblotekës së Kolegjit Universitar Bedër. Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese "Ruaj traditën, festo shqip”, aktiviteti konsistoi në një mbrëmje kushtuar këngëve dhe valleve popullore shqiptare.
Të ftuar në takim ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Rahim Ombashi si dhe shkrimtari i mirënjohur dhe pedagogu Prof. Dr. Agron Tufa, të cilët referuan për të pranishmit një sërë informacionesh dhe kuriozitetesh në lidhje me rrënjët e folklorit shqiptar.
"Folklori është një e shkuar shpirtërore që nuk e blejmë dhe nuk e kthejmë dot, por e marrim me vete dhe e përkthejmë në vlera që na karakterizojnë dhe na dallojne nga të tjerët. Arti ka vetëm një çmim - vlerat shpirtërore, për të cilat kemi shumë nevojë", tha Prof. Dr. Ombashi.
Ndërsa Prof. Dr. Tufa u shpreh se: “Rëndësia këngës popullore e folklorit dhe të formave të krijimtarisë popullore padyshim që përbjnë një vulë të identitetit për çdokënd.”
Në fund të takimit studentët kishin mundësinë që të risillnin në kujtesë disa nga këngët e vjetra shqipe nëpërmjet leximit dhe këngës.
Departamenti i Shkencave të Edukimit në Bedër, zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë.
Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e kësaj lënde në maturën shtetërore.
Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar.
Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës.
Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster.
Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni, ju mirëpresim!
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës Angleze.
Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e gjuhës angleze në maturën shtetërore.
Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar.
Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës.
Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni!
Aktiviteti do të zhvillohet në 28 maj 2015 Studentët ashtu si dhe herët e tjera të vendosur në stenda të caktuara do të përfaqësojnë vendin e tyre me veshje dhe ushqime tradicionale.
Qëllimi i këtij organizimi është krijimi i një ambjenti multikulturor që ka në thelb njohjen dhe promovimin e pothuajse 17 kulturave (shteteve) të ndryshme nga të cilat vijnë studentët tanë.