Në kuadër të ambientimit dhe lehtësimit të procedurave të zhvillimit të mësimit online Departamenti i Shkencave Kompjuterike, pranë Kolegjit Universitar Beder organizoi, me datë 21.11.2020 një trajnim online me studentet e departamentit për mënyrën e përdorimit të Google Classroom, ku ndër temat kryesore që u trajtuan ishin:
- Logimi në një klasë virtuale Google Classroom
- Plotësimi i pyetesoreve të ndryshem nëpërmjet Google Classroom
- Krijimi dhe dorëzimi (ose ridorëzimi) i dokumenteve Online të deryrave të ndryshme
- Ngarkimi i dokumenteve të deryrave të ndryshme dhe ngarkimi (ose ringarkimi) i tyre nga kompjuteri në klasën virtuale
- Komentimi me klasën dhe pergjegjësin e lëndës për problematika të ndryshme
- Etj...
Ky trajnim u organizua nga anëtari i departamentit të Shkencave Kompjuterike MSc. Edlir Spaho dhe eshte trajnimi i parë në vazhdën e aktiviteteve që do te zhvillohen në vijim për këtë vit akademik nga ky departament.