Leksion i Hapur me temë: Web Developers Roadmap
Departamenti i shkencave kompjuterike, në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare të planifikuara për vitin akademik 2020-2021, me datë 29.01.2021 organizoi për studentët e departamentit Leksionin e Hapur me temë “Rrugëtimi i një Zhvilluesi/Programuesi në Web, 2021”.
Në këtë Leksion të Hapur u trajtuan tema si:
- Çfarë është programimi?
- Bazat e Internetit?
- Web Programing kundrejt Web Design.
- Frontend kundrejt Backend
- Version Control Systems
- Mjetet dhe njohuritë kryesore të nevojshme për të formuar një karrierë si programues Frontend ose Backend.
Në përfundim të prezantimit pjesëmarrësit paraqitën pyetjet dhe përvojat e tyre në lidhje me këtë fushë.
Ky leksion u organizua nga MSc. Edlir Spaho, ndërsa i ftuari i këtij leksioni ishte MSc. Kristjan Pashollari.