Departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar Bedër organizoi sot workshop-in me temë: “Zhvillime Teknologjike në Biznes në Tregun Shqiptar”.
Nën drejtimin e pedagogut Msc. Armand Agolli, pjesëmarrës në workshop ishin studentë dhe të ftuar nga bota e biznesit, anëtarë të stafit.
Znj. Eljana Mete, përgjegjëse e Zyrës së Burimeve Njerëzore pranë Duapune.com trajtoi mundësitë për zhvillimin e karrierës që ofron Duapune.com nëpërmjet shërbimit të këshillimit të karrierës, intershipeve, praktika profesionale, si dhe lidhjes që ofron kjo kompani mes akademive brenda bizneseve për trajnimin e burimeve te reja njerëzore.
Z. Arjon Nikollori trajtoi brandet kryesore në ofrimin e shërbimeve Computing Data Storage, dhe Data Security si dhe mënyrës se si mund të bëhesh partner me këto brande si dhe nevojat e tregut për specialist të këtyre brandeve. Z. Nikollori aktualisht mbulon pozicionin e Business Development Manager në S&T Albania, kompani elitare në ofrimin e shërbimeve IT, pjesë e grupit S&T me zyra në shume vende të Europës, me nje xhiro vjetore mbi 1 Miliard Dollare, e cila është aktualisht kryesisht e fokusuar në dizenjimin dhe prodhimin e pajisjeve Internet of Things (IoT).
Z. Mehmet Beqaj – Drejtues i Novotek (Hikvision and Mikrotik Partner), në fjalën e tij u ndal mbi komponentët kryesorë të sistemeve të sigurisë, aksesin remote, aksesin dhe njoftimet e automatizuar, integrimin e sistemeve të zjarrit, alarmit dhe kamerave në dedektimin dhe menaxhimin më të mirë të problematikave që mund të hasen me këto sisteme.
Ky Workshop u mbyll me fjalimin e Z. Armand Agolli – Drejtues i ATOM Computers (HP Business Partner dhe Lenovo ISG Partner), si dhe Pedagog pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike në KU Bedër. Në fjalën e tij ai u ndal mbi rëndësinë e certifikimeve të IT dhe në përfitimet e shumta që sjellin këto certifikime, si në zhvillimin profesional, po ashtu edhe në zhvillimin e një karriere të qëndrueshme.