The Next Step in Technology: Introduction to AR and VR Open Lesson

Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi më datë 09.04.2021, leksionin e hapur online me temë “Hap tjetër në Teknologji. Hyrje në Virtual & Augmented Reality”.

Ky leksion u mbajt nga MSc. Ferit Melih Akaybicen. MSc. Ferit Melih Akaybicen punon si Inxhinier Softueri dhe Zhvillues Projektesh, me fokus kryesor Zhvillues Softueri duke përdorur kryesisht platformën Unreal Engine 4 dhe paisjen Oculus Quest për kompaninë Codecon VR.

 

Disa nga temat që u trajtuan në këtë leksion janë:

·         Çfarë është Virtual Reality?

·         Historia e Virtual Reality

·         Unreal Engine 4

·         Oculus Quest

·         Çfarë është Augmented Reality?

·         Augmented kundrejt Virtual Reality

·         Hololens

·         E ardhmja e Virtual Reality

·         Si të bëhesh pjesë e teknologjive VR dhe AR.

·         Aplikimet e VR dhe AR në fusha të ndryshme.

 

Pjesëmarrësve në këtë leksion që dëshorojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë fushë iu dha mundësia të marrin pjesë në një program trajnimi VR që do t’i çojë ata në një mundësi pune.