Simpozium: Digital transformation in the pandemic and post-pandemic era

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, nën koordinimin edhe të lektorit me kohë të pjesshme Dr. Artur Koci, organizon me datë 16.06.2021, ora 17.00, Online, simpoziumin me temë "Digital transformation in the pandemic and post-pandemic era" - "Transformimi i
Teknologjisë së Informacionit gjatë dhe pas pandemisë: Risitë dhe sfidat e së ardhmes".


Simpoziumi është konceptuar si një event akademik të nivelit të një konference shkencore të orientuar për nga tematika e zhvillimeve dhe transformimeve dixhitale të ndodhura për shkak të dhe në vijim të pandemisë Covid 19.


Folës në këtë event janë përfaqësues të botës së biznesit, botës akademike, dhe profesionistë në fushën e shkencave kompjuterike dhe IT-se, si dhe përfaqësues nga senati studentor të cilët do të sjellin një këndveshtrim të plotë mbi dimensionet në të cilat ka ndikuar pandemia ne aspektin e dixhitalizimit të
shumë shërbimeve mes të cilave edhe mësimdhënien dhe nxënien.


Linku: https://zoom.us/j/95130357930pwd=SnZoMjNaeCtDMWFOZFBrQWpQR2x3Zz09
Meeting ID: 951 3035 7930
Passcode: 273476

Duke Ju falenderuar paraprakisht, jeni të mirëpritur!