Leksion i Hapur

Në kuadër të javëve të orientimit Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi sot më datë 28.10.2021 një leksion të hapur  me studentët e viteve të para  që ndjekin programet e studimit të ofruara nga ky departament, ku kishim të ftuar ishin Z.Armand Agolli dhe Z.Luan Basha nga Atom Computer  si dhe Z. Mehmet Beqaj nga Novotek.

Përfaqësuesi i Atom Computer Z.Armand Agolli u ndal kryesisht mbi  rëndësinë e  përdorim të teknologjisë  si dhe mbi zhvillimet që synohen në këtë aspekt në të ardhmen. Gjithashtu, trajtoi dhe rëndësinë e certifikimeve dhe trajnimeve në disa fusha të teknologjisë së informacionit  ku shpjegoi llojet e ndryshme të çertifikimeve të Microsoft dhe të CompTIA, rëndësinë që ato kanë si dhe mundësitë e punësimit  me anë të këtyre çertifikimeve. Ndërsa Z.Mehmet Beqja  u fokusua kryesisht rreth pajisjeve që përdoren  në fushën e sigurisë si  dhe rëndësinë që këto pajisje kanë me zhvillimet teknologjike në ditët e sotme.