Vizitë Studimore në qendrën Inovative Protik

Ditën e enjte më datë 21.10.2021, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, në kuardin e javëve të orinetimit organizoi për një pjesë të studentëve të këtij departamenti një vizitë studimore në qendrën Inovative Protik.

Në këtë vizitë studentëve u njohën me ambientet e Protik-ut, gjithashtu edhe me disa nga temat e Webinare-ve dhe konkurseve që ata kanë zhvilluar.

Studentët gjithashtu u njohën edhe me SDA (Software Development Academy) Albania by Protik, e cila është një akademi që ofron kurse intensive të gjuhëve të programimit si: Java, Java Script, Python, etj.

U dhanë informacione të detajuara mbi ditët dhe oraret e kuseve, tarifat si dhe një përshkrim të shkurtër se si organizohen këto kurse.

Në të njëjtën godinë gjithashtu ofrohet edhe Techspace për studentët të cilët duan të punojnë apo të merren me projektet e tyre në një ambient të qetë dhe të përshtatshëm. Techspace mund të aksesohet falas nga studentët, mjafton të regjistrohen.

Në fund të vizitës studentët së bashku më stafin akademik shoqërues diskutuan mbi përshtypjet dhe informacionet e marra gjatë vizitës.