Ditën e mërkurë më datë 27.10.2021, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, në kuardin e javëve të orinetimit organizoi për studentët e Fakuletit të Teknologjisë dhe Biznesit trajnimin për njohjen dhe përdorimin e shërbimeve kryesore të ofruara nga Google G-Suite.
Në këtë trajnim studentën u njohën me shërbimet Google Drive, Google Mail si dhe Google Classroom.
Ndër pikat kryesore të cilat u trajtuan ishin:
- Instalimi dhe Sinkronizimin e Google Drive në paisje të ndryshme
- Komponentët e Google Mail si dhe aspektet të duhet të merren në konsideratë gjatë kompozimit dhe dërgimit të një e-maili
- Krijimi i një klase virtuale më anë të Google Classroom, pjesëmarrja në një klasë virtuale si dhe marrja dhe dërgimi i materialeve të ndryshme në kuadër të plotësimit të detyrimeve që mund të ketë një kurs specifik.
Të gjitha temat e mësipërme u trajtuan duke angazuar në mënyrë dinamike të gjithë studentët pjesëmarrës.
Ky trajnim u mbajt nga lektori i departamentit të shkencave kompjuterike MSc. Edlir Spaho, i cili është në trajnimi i parë në vazhdën e trajnimeve të vazhdueshme të cilat ofrohen për studentët dhe stafin nga departamenti i shkencave kompjuterike.