Ditën e sotme më datë 28.10.2021, studentët e vitit të tretë të programeve të studimit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Bachelor në Shkenca Kompjuterike si dhe Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu, zhvilluan një vizitë studimore në agjensinë e reklamimit Landmark Communications e cila është një agjensi shqipëtare për ndërtimin e srategjive të ndërtimit dhe marketimit të markës me fokus kryesor klientët ndërkombëtarë.
Në këtë vizitë studentët u njohën me dy departamentet kryesore të kompanisë, atë të marketingut dhe departamentin e programimit, ku aktualisht ishin të punësuar rreth 400 punonjës.
Në një bisedë shumë shoqërore u fol mbi gjuhët e programimit me të cilat kompania punon, projektet që ata ndjekin, mënyra se si ndiqen këto projekte nga grupi i punës si dhe fazat në të cilat kalon një projekt.
Studentët kishin mundësinë të shikonin disa nga reklamat e krijuara nga kompania si dhe sfidat e suksesin që fshihej pas një pune intensive dhe me kualitet.
Një pikë e rënësishme për të cilën u fol ishte gjithashtu edhe mundësia e ofrimit të internshipeve në të dy departamentet ku më pas mund të ofroheshin dhe vende pune. Kompania i jepte një rëndësi të madhe rekrutimeve te reja dhe personave entuziastë dhe kreativ të cilët mund t’i përshtaten mjedisit dinamik të punës.