Ceremonia Online e shpalljes dhe dhënies së çmimeve për Konkursin Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit, 2021

Sot më datë 17.07.2020, departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar “Bedër”, organizoi ceremoninë online të shpalljes dhe dhënies së çmimeve për Konkursin Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit, 2021.

Fillimisht Zv.Dekani i Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Dr. Arti Omeri përshëndeti dhe falenderoi pjsesëmarrësit e këtij aktiviteti dhe më pas u bë një prezantim i departamentit nga pergjegjësi i departamentit Dr. Sofokli Garo.

Në vazhdim fjalën e morri koordinatori i këtij aktiviteti Msc. Edlir Spaho, i cili shpalli fituesit sipas kategorive përkatëse.

Konkursi u realizua në kategoritë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java), Programim dhe Web dhe Bazat e IT-së.

Për çdo kategori fituesi i vendit të parë përfiton nje laptop dhe 100% bursë studimi, fituesi i vendit të dytë merr 100% bursë studimi dhe fituesi i vendit të tretë merr 50% bursë studimi në njërin nga programet e studimit të departamentit të shkencave kompjuterike. Fituesi e përzgjedh sipas dëshirës programin e studimit.

Ky department aktualisht ka dy programe studimi Bachleor të cilat janë Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi si një program profesional dy vjeçar në Web Development.

Aktiviteti u përfundua me ftesën e hapur për të marrë pjesë në ciklin e Webinar-eve që po organizon ky department si dhe ftesën për t’u njohur më nga afër me mundësitë që ofron ky department, por jo vetëm, duke vizituar ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”.