TË REJA KU - Bedër organizon Code Camp Albania 2024 Leksion i hapur: “Aplikime digjitale në shkencat humane në Shqipëri” Kompania InterMedia zhvillon sesion informimi rreth praktikave profesionale Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizon Konkursin Kombëtar të IT Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) KALENDARI I AKTIVITETEVE 06MAJ KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2023 01DHJ Leksion i Hapur: "Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit" 25NËN Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies” 23NËN Trajnim: “Përdorimi i teknologjisë në procesin e të mësuarit bazuar në probleme” 22NËN Seminar: "Qasja konstruktive në mësimdhënie dhe implementimi i saj në klasa" 23QER ALBANIA CODE CAMP 2022 29PRI KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2022 NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Praktikë Mësimore Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 06MAJ KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2023 KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2023 QËLLIMI I KONKURSIT Prezantimi, nxitja dhe motivimi i nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e infomracionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësia e tyre. PJESËMARRËS: Nxënësit e shkollave të mesme publike dhe jopublike, Klasat e XII-ta / XIII-ta. KATEGORITË TË CILAT MUND TË MERNI PJESË JANË: Bazat e IT-së (Hardware & Software) Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web) Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) KUSHTET E KONKURSIT: Mund të merrni pjesë në një/disa kategori, sipas dëshirës. Konkurimi është Individual Aplikanti duhet të plotësojë formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm për çdo kategori. Aplikanti duhet të ketë llogari e-maili në gmail domain. KATEGORITË DHE TEMAT PËR SECILËN KATEGORI KU MUND TË KONKURONI: Bazat e IT-së (Hardware & Software) Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në Bazat e IT-së (Hardware & Software) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë: Teknologjia e informacionit në shërbim të njeriut Rëndësia e ruajtjes së informacionit Terminologjia dhe funksionimi i kompjuterit Pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruatjes së informacionit Ruajtja e të dhënave (Backup) Rrjeti kompjuterik Llojet e rrjeteve Topologjia e rrjetave Kanalet e transmetimit Zgjidhja e problemeve në Kompjuter Siguria e rrjetit dhe rëndësia e saj. Kriptografia Njohja e sulmeve ndaj rrjetit Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt në internet? Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web) Njohuritë bazë që duhet për të ndërtuar strukturën e një faqeje Web HTML bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë: Njohja me Web-in Publikimi i faqeve Web Formatimi i faqes dhe listat në HTML Tabelat në HTML Ndërtimi i formularëve në HTML Frame dhe FrameSet në HTML HTML dhe CSS Njohja me gjuhën JavaScript JavaScript në HTML Elementet e HTML dhe JavaScript Strukturat e kontrollit në Javascript Funksionet kryesore në Javascript Vlefshmëria e të dhënave në formular Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në kategorinë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë: Algoritmet,përkufizimet dhe rregullat bazë Ndërtimi i bllok-skemave dhe operatorët kryesorë të algoritmeve Ciklet dhe përdorimi i tyre. Nga shkrimi tek ekzekutimi i një programi Mënyrat e programimit Gjuhët e programimit Njohja e programeve Përpilimi dhe ekzekutimi Konstantet, ndryshoret dhe tipet standartë Tipet standartë Operacionet e përpunimit të të dhënave Tabelat dhe funksionet Konceptimi i projekteve Struktura e të dhënave Algoritmet e kërkimit Algoritmet e rënditjes KRITERET E VLERSIMIT Për kategorinë Bazat e IT-së duhet të kryeni një test online brenda një kohe të kufizuar. Në kategoritë Dizenjimi i faqeve Web do të kryhen një test online ku do t’u kërkohet njohuri teorike si dhe test praktike (ku do t’u kërkohet njohuri për shkrimin i Tageve/Instruksioneve/Scripteve të ndryshme). Për kategorinë Algoritmikë dhe Programin pjesëmarrësve do t’u kërkohet të shpjegojnë koncepte të ndryshme të programimit si dhe do t’u jepen kode të ndryshme dhe do t’u kërkohet rezultati përfundimtar. ÇMIMET E KONKURSIT: Çmimet për secilën nga kategoritë do të jenë bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë: Çmimi i parë Laptop* + 100% bursë studimi Çmimi i dytë 100% bursë studimi Çmimi i tretë 75% bursë studimi *Laptopi do t’u jepet fituesve në momentin e regjistrimit në një nga programet e ofruara nga Kolegji Universitar Bedër KALENDARI I VEPRIMTATIVE TË KONKURSIT: Fillimi i Regjistrimeve: 15 Mars 2023 Afati i fundit i regjistrimit: 3 Maj 2023 Konkurimi 6 - 7 Maj 2023 Ceremonia e publikimit të ҫmimeve (online/onsite): 15 Maj 2023 Kalendari i detajuar i provimeve do të publikohet pas përfundimit të periudhës së regjistrimit. Për çdo informacion kandidatët do të njoftohen në vazhdimësi nëpërmjet adresës elektronike që do të ofrojnë në momentin e regjistrimit. Për të marrë pjesë në këtë konkurs lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit duke klikuar linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/FxwoFXiDCraUVC2V8 Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Algoritmikë dhe Programim. https://forms.gle/NzTQdZgjdzgASeJWA Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web). https://forms.gle/rPHgpQTscPMhKzUU9 Për pyetje ose paqartësi të ndryshme, ju lutemi na kontaktoni adresën e e-mailit: [email protected] ose në numrin e telefonit: +355692099327 01DHJ Leksion i Hapur: "Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit" Në kuadër të vizitës së Prof. Dr. Woei Hung nga University of North Dakota, SHBA, u zhvillua leksioni i fundit i hapur për studentët e masterit me temë “Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit”. Gjatë këtij leksioni Dr. Hung shpjegoi se si ne mund ta filtrojmë informacionin duke përdorur programe softwerike si Gjuha R e cila shërben për llogaritje statistikore dhe grafike. Ky leksion shërbeu për studentët për të kuptuar përdorimin e këtyre softuereve dhe “data-mining” për gjenerimin e informacionit, shmangien e informacionit që nuk nevojitet dhe për rritjen e efiçencës gjatë kërkimit shkencor. 25NËN Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies” Ditën e sotme u zhvillua seminari i radhës nga Prof. Dr. Woei Hung nga Universiteti i North Dakota, SHBA me temë “Softwaret Kompjuterik ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”. Profesori shpjegoj se si shërbejnë aplikacionet kompjuterike si një mjet për rritjen e efikasitetit të mësimdhënies duke kursyer kohën e shpërndarjes së detyrave, leksioneve apo testeve të ndryshme nëpërmjet LMS-ve (sistemeve të menaxhimit të mësimdhënies). “Një tjetër mjet i dobishëm për mbarëvajtjen e mësimit është edhe ‘Gamification’. Ky mjet synon përfshirjen e lojërave të ndryshme të ndërthurura me orën e mësimit për ti mbajtur studentët të fokusuar dhe për ta bërë orën më argëtuese. Ai gjithashtu sugjeroi disa nga aplikacionet që ofrojnë lojëra të tilla, ndër to mund të përmendim Kahoot.com, Blooket.com, gamesalad,com etj. Në fund të seminarit ky mjet u testua nga studentët dhe lektorët duke provuar lojëra të ndryshme argëtuese nga aplikacionet e sipërpërmendura. 23NËN Trajnim: “Përdorimi i teknologjisë në procesin e të mësuarit bazuar në probleme” Prof. Dr. Woei Hung nga Universiteti i North Dakotas, organizoi dje një trajnim me studentët e Kolegjit Universitar Bedër me temë “Përdorimi i teknologjisë në procesin e të mësuarit bazuar në probleme”. I gjithë trajnimi u zhvillua në formën e një diskutimi masiv mes të gjithë studentëve pjesëmarrës, detyra kryesore e të cilëve ishte të zgjidhnin një problem specifik nëpërmjet metodave që ato i mendonin të përshtatshme. Profesor Hung, duke luajtur rolin e facilitatorit, nxiste shpesh procesin e tyre të të menduarit, duke u drejtuar pyetje lidhur me çështjen e shtruar. 22NËN Seminar: "Qasja konstruktive në mësimdhënie dhe implementimi i saj në klasa" Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Teknologjisë dhe Biznesit organizuan për stafin e KU Bedër seminarin me të ftuar 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐃𝐫. 𝐖𝐨𝐞𝐢 𝐇𝐮𝐧𝐠, nga 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐲 𝐨𝐟 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚 (USA) me temë: "Qasja konstruktive në mësimdhënie dhe implementimi i saj në klasa". Seminari i prof. Hung ishte mjaft interaktiv dhe solli në vëmendje disa pikëpamje mjaft të rëndësishme për qasjet konstruktive, sjelljet, mënyrën e mësimëdhënies dhe se si duhet t'i implementojmë ato në kohë të ndryshme dhe në varësi të rrethanave. 23QER ALBANIA CODE CAMP 2022 EVENTI KOMBËTAR I TRAJNIMIT NË PROGRAMIM Departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi për herë të dytë Albania Code Camp. Code Camp Albania 2022 është një program ditor, i organizuar në disa hapësira kohore me disa sesione njëkohësisht. Çdo sesion ka të bëjë me një temë në fushën e softuerit. Folësit profesionistë ishin inxhinierë softuerësh, zhvillues front-end dhe back-end, arkitektë të sistemeve softuer dhe profesionistë të tjerë në shkenca kompjuterike dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Pjesëmarrës: Studentë, maturantë, të diplomuar, profesionistë dhe përfaqësues të kompanive në fushën e zhvillimit të softuer, lektorë si dhe të interesuar për kodimin dhe zhvillimin e softuer. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë. Facebook: https://www.facebook.com/codecampalbania 29PRI KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2022 Për të tretin vit rradhazi Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi Konkursin Kombëtar të IT. Ky aktivitet ka si qëllim prezantimin, nxitjen dhe motivimin e nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e informacionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësinë e tyre. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënës të shkollave të mesme publike dhe jopublike në Republikën e Shqipërisë, Klasat e XII-ta / XIII-ta. Kategoritë në të cilat mund të merrnin pjesë nxënësit ishin: Bazat e IT-së (Hardware & Software) Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web) Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) Çmimet për secilën nga kategoritë e këtij konkursi ishin bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë: Çmimi i parë Laptop* + 100% bursë studimi Çmimi i dytë 100% bursë studimi Çmimi i tretë 75% bursë studimi *Laptopi do t’u jepet fituesve në momentin e regjistrimit në një nga programet e ofruara nga Kolegji Universitar Bedër Ky aktivitet u organizua nga lektorët e Departamentit të Shkencave Kompjuterike MSc. Edlir Spaho dhe MSc. Erjola Osmani sipas kalendarit të mëposhtëm. Për shkak të konkurencës së fortë dhe rezultateve të njëjta të disa vendeve të para për këtë vit u shpallën gjithsej 11 fitues për të treja kategoritë, respektivisht 3 çmime për vendet e para, 4 çmime për vendet e dyta dhe 4 çmime për vendet e treta. 16PRI KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2022 QËLLIMI I KONKURSIT Prezantimi, nxitja dhe motivimi i nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e infomracionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësia e tyre. PJESËMARRËS: Nxënësit e shkollave të mesme publike dhe jopublike, Klasat e XII-ta / XIII-ta. KATEGORITË TË CILAT MUND TË MERNI PJESË JANË: Bazat e IT-së (Hardware & Software) Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web) Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) KUSHTET E KONKURSIT: Mund të merrni pjesë në një/disa kategori, sipas dëshirës. Konkurimi është Individual Aplikanti duhet të plotësojë formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm për çdo kategori. Aplikanti duhet të ketë llogari e-maili në gmail domain. ORGANIZIMI I KONKURSIT Aplikimi për të marrë pjesë në konkurs do të bëhet online duke plotësuar formularin e regjistrimit. Provimi do të kryhet online me anë të Google forms me pyetje teorike me alternativa dhe upload në dokument tekst të kodit të zgjidhjes së ushtrimit. Për kategorinë Bazat e IT-së do të gjenerohet një bankë pyetjesh dhe prej tyre do dalë një test i cili do testojë njohuritë e tuaja në IT bazuar në kurrikulën e arsimit parauniversitar. Për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web), pjesëmarrësve do t’u kërkohet të përgjigjen pyetjeve teorike me alternativa, të krijojnë strukturën e një faqeje si dhe Web elemente të veçanta të një faqeje Web. Për kategorinë Algoritmikë dhe Programim do jepet paraprakisht një databazë ushtrimesh të ndara sipas temave të cilat do mund të zgjidhen bazuar në një nga gjuhët e programimit, C++ ose Java. KATEGORITË DHE TEMAT PËR SECILËN KATEGORI KU MUND TË KONKURONI: Bazat e IT-së (Hardware & Software) Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në Bazat e IT-së (Hardware & Software) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë: Teknologjia e informacionit në shërbim të njeriut Rëndësia e ruajtjes së informacionit Terminologjia dhe funksionimi i kompjuterit Pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruatjes së informacionit Ruajtja e të dhënave (Backup) Rrjeti kompjuterik Llojet e rrjeteve Topologjia e rrjetave Kanalet e transmetimit Zgjidhja e problemeve në Kompjuter Siguria e rrjetit dhe rëndësia e saj. Kriptografia Njohja e sulmeve ndaj rrjetit Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt në internet? Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web) Njohuritë bazë që duhet për të ndërtuar strukturën e një faqeje Web HTML bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë: Njohja me Web-in Publikimi i faqeve Web Formatimi i faqes dhe listat në HTML Tabelat në HTML Ndërtimi i formularëve në HTML Frame dhe FrameSet në HTML HTML dhe CSS Njohja me gjuhën JavaScript JavaScript në HTML Elementet e HTML dhe JavaScript Strukturat e kontrollit në Javascript Funksionet kryesore në Javascript Vlefshmëria e të dhënave në formular Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në kategorinë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë: Algoritmet,përkufizimet dhe rregullat bazë Ndërtimi i bllok-skemave dhe operatorët kryesorë të algoritmeve Ciklet dhe përdorimi i tyre. Nga shkrimi tek ekzekutimi i një programi Mënyrat e programimit Gjuhët e programimit Njohja e programeve Përpilimi dhe ekzekutimi Konstantet, ndryshoret dhe tipet standartë Tipet standartë Operacionet e përpunimit të të dhënave Tabelat dhe funksionet Konceptimi i projekteve Struktura e të dhënave Algoritmet e kërkimit Algoritmet e rënditjes KRITERET E VLERSIMIT Për kategorinë Bazat e IT-së duhet të kryeni një test online brenda një kohe të kufizuar. Në kategoritë Dizenjimi i faqeve Web do të kryhen një test online ku do t’u kërkohet njohuri teorike si dhe test praktike (ku do t’u kërkohet njohuri për shkrimin i Tageve/Instruksioneve/Scripteve të ndryshme). Për kategorinë Algoritmikë dhe Programin pjesëmarrësve do t’u kërkohet të formojnë maksimalisht gjashtë programe sipas gjashtë temave dhe niveleve të vështirësive të ndryshme. Programet e formuara do të vlerësohen në dy kritere. E para për një bashkësi inputi të caktuar pritet të merret një output i caktuar dhe e dyta kompleksiteti i algoritmit për formimin e programit. ÇMIMET E KONKURSIT: Çmimet për secilën nga kategoritë do të jenë bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë: Çmimi i parë Laptop* + 100% bursë studimi Çmimi i dytë 100% bursë studimi Çmimi i tretë 75% bursë studimi *Laptopi do t’u jepet fituesve në momentin e regjistrimit në një nga programet e ofruara nga Kolegji Universitar Bedër KALENDARI I VEPRIMTATIVE TË KONKURSIT: Fillimi i Regjistrimeve: 10 Mars 2022 Afati i fundit i regjistrimit: 15 Prill 2022 Konkurimi 16-17 Prill 2022 Ceremonia e publikimit të ҫmimeve(online/onsite): 29 Prill 2022 Kalendari i detajuar i provimeve do të publikohet pas përfundimit të periudhës së regjistrimit. Për çdo informacion kandidatët do të njoftohen në vazhdimësi nëpërmjet adresës elektronike që do të ofrojnë në momentin e regjistrimit. Për të marrë pjesë në këtë konkurs lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit duke klikuar linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/aC64Zc4RYjQErnVH7 Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Algoritmikë dhe Programim. https://forms.gle/GN65972VDcmjKi279 Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web). https://forms.gle/VRFH3VXNFrU2VVNr7 Për pyetje ose paqartësi të ndryshme, ju lutemi na kontaktoni adresën e e-mailit: [email protected]