Zhvillohet Workshop-i Studentor në Shkenca Kompjuterike

Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot Workshop-in Studentor me temë: “Koncepte dhe aplikime me gjuhë të programimit të orientuar në objekt”.

Studentët e programit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi prezantuan tema të ndryshme lidhur me konceptet aplikative me gjuhë programimi të orientuar objekt dhe programim në web. Disa prej temave ishin: Menaxhimi i një magazine, Quiz game, Coding a double pendulum, Aplikacioni, Ndërtimi i një faqe web-i, Kancelaria e dhuratave, etj.