Zhvillohet aktiviteti i përvitshëm “Code Camp Albania 2023”

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit, Departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar Bedër zhvilloi aktivitetin e përvitshëm njëditorë “Code Camp Albania 2023”.
Si një program që promovon të mësuarit e aftësive të reja lidhur me softuerin dhe krijimin e lidhjeve midis ekspertëve të këtyre fushave në Shqipëri, ishin të ftuar disa nga profesionistët më me eksperiencë nga fushat e Web Programming, Object Oriented Programing dhe Data Mining.
Gjatë këtij programi temat e zhvilluara ishin në lidhje me platforma, teknologji dhe frameworks të ndryshëm të cilat i vijnë në ndihmë një zhvilluesi softwaresh duke lehtësuar eksperiencën si programues. 
Disa nga temat më interesante që u trajtuan ishin Azure for Developers, e cila është hapsira virtuale e Microsoft(Cloud) që ofron një seri funksionesh për faqet e Webit.  Python dhe Django Rest Framework që u shpjegua me anë të një shembulli praktik duke u ndjekur edhe nga pjesëmarrësit në ambientet e laboratorit të kompjuterave. Gjithashtu, u fol mbi Teknologjitë e ndryshme të Webit që po zhvillohen dita ditës. 
Këto tema dhe jo vetëm u shoqëruan me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga pjesëmarrësit e Code Camp 2023.