STARTUP PROJECT - SMART BUSINESS PLAN

Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion pranë Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizon: 
 
STARTUP PROJECT
SMART-BUSINESS PLAN
Matura 2022
 
QËLLIMI 
 
Qëllimi primar i këtij projekti është nxitja e kreativitetit tek të rinjtë dhe motivimi i tyre për të shprehur projektet në lidhje me ide inovative të aplikueshme në një të ardhme afatshkurtër ose afatmesme. 
 
Gjithashtu, ky projekt synon të krijojë hapësirën e nevojshme dhe mundësinë që maturantët të aplikojnë projekt-idetë e tyre inovative të cilat mund të aplikohen dhe konkretizohen në ndihmë të biznesit, shoqërisë dhe komunitetit.
 
Nëpërmjet pjesëmarrjes në konkurs, maturantët do të kenë mundësinë të përfitojnë bursë universitare, si edhe të ardhura financiare për studimet e tyre. 
 
 
✅  Ju mund të kerkoni për bizneset e së ardhmes; 
✅  Mund të kërkoni për të mësuar si shkruhet një projekt i suksesshëm; 
✅  Mund të kërkoni si ndërtohet një plan biznesi për të ardhmen, etj.
 
 
PJESËMARRËS
 
✅ Nxënësit maturantë të vitit 2022 të shkollave të mesme në Shqipëri. 
 
 
KATEGORITË DHE TEMATIKAT E KONKURSIT:
 
1. E-Marketing dhe biznesi digjital;
2. Siguria informatike;
3. Ndikimi i teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vendimet e marketing dhe sjelljes së konsumatorit;
4. Transformimi digjital në sektorin financiar;
5. Inovacioni dhe sistemet e shërbimeve shëndetësore;
6. Shërbimet digjitale (pagesa, faturime, shërbime bankare, certifikata, etj);
7. Inovacioni dhe zhvillimi i produkteve të reja; 
8. Ruajta dhe shfrytezimi eficent i burimeve natyrore në Shqipëri;
9. Modele inovative biznesi digjital të qëndrueshme; 
10. Teknologjia digjitale dhe impakti në ekosistemet; 
11. Implementimi i teknologjisë dhe informacionit në edukim dhe shkencë;
12. Inovacioni teknologjik dhe impakti në mirëqënien e bizneseve gjatë pandemisë; 
13. Qëndrueshmëria e mjedisit të koorparateve dhe inovacioni teknologjik; 
14. Inovacioni i hapur në epokën digjitale;
15. Zhvillimi i turizimit.
 
 
KUSHTET E KONKURSIT:
 
1. Pjesëmarrësit mund të aplikojnë në një ose më shumë kategori, sipas interesit të tyre.
2. Konkurimi është Individual.
3. Konkurimi është Autentik dhe origjinal. 
4. Aplikimi do të realizohet Online nëpërmjet platformës Google forms, ose dorazi.
5. Aplikanti duhet te plotesoje formularin ne linkun e meposhtem per cdo kadegori.
 
 
 
ORGANIZIMI I KONKURSIT
 
1. Në faqen zyrtare të Qendrës Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion do të paraqiten me detaje kriteret dhe kategoritë e Konkursit sipas temave të detajuara.
2. Pranë Kolegjit Universitar “Bedër” do të realizohen prezantimet në formën e tyre print, me ilustrime dhe postera, flyer dhe materiale të tjera të nevojshme.
3. Vlerësimet për çdo kategori do të realizohen në bazë të jurive përkatëse të ngritura nga Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion me profesorë ekspertë. 
4. Në varësi të pjesëmarrësve do të përcaktohet renditja e konkurrentëve dhe vlerësimi do të jetë transparent për të gjithë.  
5. Në përfundim do të organizohet Ceremonia e ndarjes së çmimeve pranë ambjenteve të Kolegjit Universitar Bedër.
 
 
ÇMIMET/SHPËRBLIMET:
 
Çmimet për secilën nga kategoritë të jenë bursa studimi, në programet e studimit të Fakultetit të Teknologjisë dhe
 
Biznesit, si më poshtë:
 
  Çmimi i parë: 100% bursë, studimi në “Bedër” + tablet 
  Çmimi i dytë: 75% bursë, studimi në “Bedër” + tablet
  Çmimi i tretë: 50% bursë, studimi në “Bedër” + tablet
 
 
 
KALENDARI I VEPRIMTARIVE TË KONKURSIT:
 
1. Afati i dorezimit te projektit: 15  Maj  2022
2. Konkurimi dhe vlerësimi: 18 Maj 2022
3. Ceremonia e shpërndarjes së ҫmimeve: 25 Maj 2022  
 
 
Shënim i rëndesishëm: 
 
✅ Projekti duhet të dorëzohet në adresën: [email protected] 
 
 
Për të marrë pjesë në këtë konkurs plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm:
 
✅  Link