Seminar me temë: “Një jetë në arsim! Si të kultivojmë vlera për arsimin?”, me të ftuar Prof. Dr. Sadije Bushati.

Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike organizuan seminarin me temë: “Një jetë në arsim! Si të kultivojmë vlera për arsimin?”, me të ftuar Prof. Dr. Sadije Bushati.
 
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentë të Departamentit të Shkencave Kompjuterike dhe të Programit Master Professional për Mësuesi në Gjuhën Angleze. 
 
Znj. Bushati diskutoi me studentët sfidat dhe arritjet e saj gjatë rrugëtimit si akademike në arsimin e lartë duke bërë një krahasim të mundësive që i janë ofruar gjatë regjimit komunist dhe atyre që ofrohen sot, si për studentët edhe stafet akademike. 
 
Prof. Bushati theksoi se përpos sfidave që paraqet çdo kohë apo sistem politik ku ne jetojmë, çdokush duhet të bëjë përpjekjet maksimale për të kthyer çdo vështirësi në avantazh dhe në favor për arritjet profesionale. 
Këmbëngulja, motivimi dhe pasioni për dijen janë elementë shumë të rëndësishëm në rrugëtimin drejt arsimimit. 
 
Seminari u mbyll me pyetje dhe diskutime me interes nga studentët.