Leksion të hapur me Joe Bordes, specialist i coreBOS software dhe CEO i Spike Labs

Departamenti i Shkencave Kompjuterike, ditën e sotme organizoi një leksion të hapur me studentët, me të ftuarin special Joe Bordes, specialist i coreBOS software dhe njëkohësisht CTO i kompanisë Spike Labs. 
Z. Bordes mbajti një prezantim me titullin "Creating a dream, Analyze and Development of a Software Aplication", leksion ky I cili vendosi në qendër të vëmendjes rrugëtimin për të zbuluar pasionin dhe vizionin e njeriut në jetë; sakrificat, sfidat dhe përkushtimin e nevojshëm për t'i ndjekur ato.
Z. Bordes bëri një paralelizëm të ideve në leksion me jetën e tij personale, rrugëtimin disa vjeçar nga gjetja e pasionit të vërtetë deri në analizimin, zhvillimin dhe ndërtimin e një software, i cili do të përmbushte dhe qëllimin e tij kryesor “Helping other people, though Technology”.