Leksion i hapur me temë “Decentralized Ledger Technology and Blockchain”, nga Z.Klevis Shkembi

Studentët e Shkencave Kompjuterike zhvilluan leksionin e hapur me Z.Klevis Shkembi me temë “Decentralized Ledger Technology and Blockchain”. Z.Shkëmbi prezantoi principet kyçe dhe teknologjitë kryesore, të cilat kontribuojnë në ndërtimin e Web3.0.
 
Blockchain dhe NFTs ishin dy teknologjitë kryesore të cilat u diskutuan në vazhdim. Në fokus të diskutimit ishin mënyra sesi këto teknologji operojnë, funksionojnë dhe situatat ku këto teknologji mund të aplikohen për të ndërtuar sisteme më të sigurta për përdoruesit.  
 
Një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit ishte dhe programimi në Blockchain, ku studentët u informuan se çfarë duhet të përdorin për të programuar një Smart Contract. Në fund të prezantimit u diskutua për problemet dhe sfidat që Blockchain duhet të adresojë për një adoptim më të gjerë.
 
Studentët ishin të interesuar dhe kuriozë për perdorimin e kriptovaluteve në jetën reale dhe çfarë ndikimi do të ketë Blockchain në tregjet financiare.