KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2022

QËLLIMI I KONKURSIT

Prezantimi, nxitja dhe motivimi i nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e infomracionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësia e tyre.

 

PJESËMARRËS:

  • Nxënësit e shkollave të mesme publike dhe jopublike, Klasat e XII-ta / XIII-ta.

 

KATEGORITË TË CILAT MUND TË MERNI PJESË JANË:

  • Bazat e IT-së (Hardware & Software)
  • Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web)
  • Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)

 

KUSHTET E KONKURSIT:

  • Mund të merrni pjesë në një/disa kategori, sipas dëshirës.
  • Konkurimi është Individual
  • Aplikanti duhet të plotësojë formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm për çdo kategori.
  • Aplikanti duhet të ketë llogari e-maili në gmail domain.

 

ORGANIZIMI I KONKURSIT

  • Aplikimi për të marrë pjesë në konkurs do të bëhet online duke plotësuar formularin e regjistrimit.
  • Provimi do të kryhet online me anë të Google forms me pyetje teorike me alternativa dhe upload në dokument tekst të kodit të zgjidhjes së ushtrimit.
  • Për kategorinë Bazat e IT-së do të gjenerohet një bankë pyetjesh dhe prej tyre do dalë një test i cili do testojë njohuritë e tuaja në IT bazuar në kurrikulën e arsimit parauniversitar.
  • Për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web), pjesëmarrësve do t’u kërkohet të përgjigjen pyetjeve teorike me alternativa, të krijojnë strukturën e një faqeje si dhe Web elemente të veçanta të një faqeje Web.
  • Për kategorinë Algoritmikë dhe Programim do jepet paraprakisht një databazë ushtrimesh të ndara sipas temave të cilat do mund të zgjidhen bazuar në një nga gjuhët e programimit, C++ ose Java.

 

 

KATEGORITË  DHE TEMAT PËR SECILËN KATEGORI KU MUND TË KONKURONI:

 

Bazat e IT-së (Hardware & Software)

​Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në Bazat e IT-së (Hardware & Software) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:

  • Teknologjia e informacionit në shërbim të njeriut
  • Rëndësia e ruajtjes së informacionit
  • Terminologjia dhe funksionimi i kompjuterit
  • Pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruatjes së informacionit
  • Ruajtja e të dhënave (Backup)
  • Rrjeti kompjuterik
  • Llojet e rrjeteve
  • Topologjia e rrjetave
  • Kanalet e transmetimit
  • Zgjidhja e problemeve në Kompjuter
  • Siguria e rrjetit dhe rëndësia e saj. Kriptografia
  • Njohja e sulmeve ndaj rrjetit
  • Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt në internet?

 

 

Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web)

Njohuritë bazë që duhet për të ndërtuar strukturën e një faqeje Web HTML bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:

  • Njohja me Web-in
  • Publikimi i faqeve Web
  • Formatimi i faqes dhe listat në HTML
  • Tabelat në HTML
  • Ndërtimi i formularëve në HTML
  • Frame dhe  FrameSet në HTML
  • HTML  dhe CSS
  • Njohja me gjuhën JavaScript
  • JavaScript në HTML
  • Elementet e HTML dhe JavaScript
  • Strukturat e kontrollit në Javascript
  • Funksionet kryesore në Javascript
  • Vlefshmëria e të dhënave në formular

 

Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)

Njohuritë bazë që duhet për të marrë pjesë në kategorinë Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) bazuar në programin mësimor të ICT, në nivelin parauniversitar jepen më poshtë:

  • Algoritmet,përkufizimet dhe rregullat bazë
  • Ndërtimi i bllok-skemave dhe operatorët kryesorë të algoritmeve
  • Ciklet dhe përdorimi i tyre.
  • Nga shkrimi tek ekzekutimi i një programi
  • Mënyrat e programimit
  • Gjuhët e programimit
  • Njohja  e programeve
  • Përpilimi dhe ekzekutimi
  • Konstantet, ndryshoret dhe tipet standartë
  • Tipet standartë
  • Operacionet e përpunimit të të dhënave
  • Tabelat dhe funksionet
  • Konceptimi i projekteve
  • Struktura e të dhënave
  • Algoritmet e kërkimit
  • Algoritmet e rënditjes

 

 

KRITERET E VLERSIMIT

  • Për kategorinë Bazat e IT-së duhet të kryeni një test online brenda një kohe të kufizuar.
  • Në kategoritë Dizenjimi i faqeve Web do të kryhen një test online ku do t’u kërkohet njohuri teorike si dhe test praktike (ku do t’u kërkohet njohuri për shkrimin i Tageve/Instruksioneve/Scripteve të ndryshme).
  • Për kategorinë Algoritmikë dhe Programin pjesëmarrësve do t’u kërkohet të formojnë maksimalisht gjashtë programe sipas gjashtë temave dhe niveleve të vështirësive të ndryshme. Programet e formuara do të vlerësohen në dy kritere. E para për një bashkësi inputi të caktuar pritet të merret një output i caktuar dhe e dyta kompleksiteti i algoritmit për formimin e programit.

 

 

ÇMIMET E KONKURSIT:

Çmimet për secilën nga kategoritë do të jenë bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë:

  • Çmimi i parë Laptop*  + 100% bursë studimi
  • Çmimi i dytë 100% bursë studimi
  • Çmimi i tretë 75% bursë studimi

 

*Laptopi do t’u jepet fituesve në momentin e regjistrimit në një nga programet e ofruara nga Kolegji Universitar Bedër

 

 

KALENDARI I VEPRIMTATIVE TË KONKURSIT:

  • Fillimi i Regjistrimeve:                                                         10 Mars 2022
  • Afati i fundit i regjistrimit:                                                     15 Prill 2022
  • Konkurimi                                                                            16-17 Prill 2022
  • Ceremonia e publikimit të ҫmimeve(online/onsite):             29 Prill 2022

 

Kalendari i detajuar i provimeve do të publikohet pas përfundimit të periudhës së regjistrimit. Për çdo informacion kandidatët do të njoftohen në vazhdimësi nëpërmjet adresës elektronike që do të ofrojnë në momentin e regjistrimit.

 

Për të marrë pjesë në këtë konkurs lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit duke klikuar linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/aC64Zc4RYjQErnVH7

 

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Algoritmikë dhe Programim. https://forms.gle/GN65972VDcmjKi279

 

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zgjidhur një tezë provë për kategorinë Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web). https://forms.gle/VRFH3VXNFrU2VVNr7

 

Për pyetje ose paqartësi të ndryshme, ju lutemi na kontaktoni adresën e e-mailit: [email protected]