Rreth Departamentit

Departamenti i Shkencave Kompjuterike synon:

  • Të fituarit nga ana e të diplomuarve në programet bachelor të një kulturë bazë inxhinierike në shkencat e formimit të përgjithshëm dhe të formimit themelor specifik.
  • Aftësimin e studentëve në analizimin kritik të sistemeve të biznesit, me qëllim përmirësimin e tyre me anën e sistemeve të informacionit.
  • Aftësimin e studentëve për të komunikuar qartësisht me shkrim apo nëpërmjet prezantimeve koncepte teknike.
  • Përgatitjen e studentëve me aftësitë e nevojshme të komunikimit për integrim në skuadra pune në sektorë multidisiplinarë.
  • Përfshirjen e studentëve në realizimin e aktiviteteve mësimore të lidhura ngushtë me veprimtarinë praktike, duke marrë pjesë në projekte kombëtare endërkombëtare dhe duke qenë partner me mjaft homologë të huaj.

Synimet kryesore të departamentit janë:

  • Përgatitjen e studentëve me njohuritë bazë mbështetëse teorike në funksion të teknologjisë së informacionit.
  • Njohjen e studentëve me teknologjitë konkrete që përdoren së fundmi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
  • Njohjen e studentëve me bazat e konceptimit dhe implementimit të hardware mbështetës të sistemeve informatike.
  • Të fituarit nga ana e të diplomuarve në programet bachelor të një kulturë bazë inxhinierike në shkencat e formimit të përgjithshëm dhe të formimit themelor specifik.
  • Departamenti i Shkencave Kompjuterike ka si mision kryesor t’i përgatisë studentët me njohuri bazë aplikative në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe në disiplina mbështetëse, të formojë specialist me kompetenca të zgjedhura praktike në fushat e implementimeve të sistemeve informatike si dhe të operojnë specialistë në lidhje me nevojat e teknologjisë së informacionit në sektorin publik apo privat.

Të diplomuarit nga ky program mund të punësohen si:

  • Zhvillues të aplikacioneve mobile.
  • Administrues të të dhënave.
  • Zhvillues web.
  • Administrues të rrjeteve.
  • Specialist IT për cështje të sigurisë.
  • Prodhimin e software te ndryshme, pranë bizneseve të ndryshme në sektorin privat.
  • Zbatimin e sistemeve të informacionit për palë të treta; në telekomunikacion, në sistemin bankar, sistemin shëndetësor; sistemin e transportit; biznesin elektronik.
  • Menaxhim sistemeve të informacionit, analistë të suportit kompjuterik, menaxhim i
  • Sistemeve të rrjetit, administrim i database-it etj.

 

Anëtarët e Këshillit të Departamentit:

Nr. Title Name Surname e-Mail
1 Dr. Sofokli Garo sgaro@beder.edu.al
2 Dr. Ahmet Fatih Ersoy aersoy@beder.edu.al
3 Dr. Arti Omeri aomeri@beder.edu.al
4 Msc. Edlir Spaho espaho@beder.edu.al
5 Msc. Krisien  Xoxa kxoxa@beder.edu.al
6 MSc. Fejzi  Shaholli fshaholli@beder.edu.al
7 Msc. Klevis Topi ktopi@beder.edu.al