Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Rreth Programit

Programi Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual, profesional e të gjithanshëm në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Programi u ofron studentëve njohuri teorike dhe praktike të profileve më të rëndësishme dhe më me perspektive të sistemeve Hardware dhe Software, që mbështeten nga teknologjia e informacionit dhe komunikimit.

Misioni

Programi i studimit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ka si mision kryesor t’i përgatisë studentët me njohuri bazë teorike dhe aplikative në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe në disiplina mbështetëse; të formojë specialistë me kompetenca praktike në fushat e dizenjimit dhe implementimit të sistemeve informatike, që ata  të operojnë si specialistë dhe t’u përgjigjen nevojave në sektorin publik ose privat ku janë të angazhuar.

Vizioni

Vizioni i programit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi me standarde të larta, duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri, si dhe konkurrimin e tyre në rajon.

Kohëzgjatja e Studimeve

Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi zgjat tre vite akademike, të ndara në gjashtë semestra.

Numri i Krediteve ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)

Sistemi Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi është 180  ECTS, 1ECTS=25 ORË. 

Titulli i Diplomës

Në përfundim të programit jepet një diplomë me titullin “Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”.

Rezultatet Kryesore të Programit

Duke paraqitur para studentëve programe lëndore të kompletuara për të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, departamenti qëndron fort në misionin e tij për të përgatitur profesionistë të aftë me njohuri të gjera teorike dhe praktike të sistemeve më të fundit.

Si një program i bazuar në kërkesa profesionale dhe me synimin për të përgatitur profesionistë të një shoqërie demokratike dhe të një zhvillimi teknologjik bashkëkohor dhe të gjithanshëm, ne kërkojmë të përmbushim misionin tonë, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre në një sfond sa më të gjerë teorik dhe praktik, por njëkohësisht specializimin dhe certifikimin ndërkombëtar në fusha specifike.

Përmes një kurrikule të bazuar dhe të mbështetur në traditën e disa universiteteve me zë në këtë fushë, programi “Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” synon të zhvillojë një botëkuptim të gjerë të teorive dhe praktikës të sistemeve kryesore Hardware dhe Software të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Programi synon të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme për të vijuar më tej me studimin e cikleve pasardhëse, qofshin këto me karakter kërkimor-shkencor, apo edhe profesional.

Përmes kombinimit të teorisë me praktikën, programi synon të përgatisë studentë me aftësi teorike dhe praktike, të gatshëm për t’u përballur me kushtet e një tregu të hapur global në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe sistemeve kryesore të mbështetura prej tyre.

Mundësitë e Punësimit

Të diplomuarit e programit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi mund të kryejnë këto profesione:

  • Zhvillues të aplikacioneve mobile
  • Zhvillues të UEB-it
  • Administrues të rrjeteve
  • Inxhinier softuerik
  • Specialist IT për sigurinë e informacionit
  • Zhvillues Software-sh
  • Administrues të bazave të të dhënave
  • Konsulentë trajnimesh IT
  • Menaxherë të sistemeve të informacionit
  • Administratorë sistemesh
  • Teknikë të sistemeve mbështetëse
  • Teknikë të sistemeve mjekësore
  • Menaxherë IT
  • Arkitektë të rrjeteve
  • Specialistë të paisjeve Hardware
  • Analistë sistemesh
  • Shkencëtarë të të dhënave
  • Specialistë Robotike
  • Dizenjuesh Video-Lojërash
  • Dizenjues Grafik
  • Zhvillues të ndërfaqeve grafike me përdoruesin
  • Programues
  • Zhvillues animacionesh kompjuterike,
  • Etj…

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 111 Hyrje në Algoritme dhe Programim Albanian A 64 61 3.50 5
2 CMP 113 Analizë Matematike I Albanian A 64 61 3.50 5
3 CMP 115 Strukturë të dhënash Albanian A 64 61 3.50 5
4 CMP 117 Fizikë Albanian B 64 59 3.50 5
5 CMP 141 Sisteme të Informimit dhe Komunikimit Albanian A 64 70 3.50 5
6 EFL 103 Anglisht e Avancuar I English E 80 45 5.00 5
Gjithsej 400 357 22.5 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 112 Algjebra Lineare Albanian A 64 71 3.50 5
2 CMP 114 Programim i Orientuar në Objekte Albanian A 64 62 3.50 5
3 CMP 118 Programim Mobile Albanian B 64 71 3.50 5
4 CMP 128 Analizë Matematike II Albanian B 64 63 3.50 5
5 CMP 130 Matematikë Diskrete Albanian B 64 61 3.50 5
Gjithsej 320 328 17.5 25

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 215 E- Commerce Albanian B 64 61 3.50 5
2 CMP 217 Bazat e të Dhënave Albanian B 64 71 3.50 5
3 CMP 227 Probabilitet dhe Statistikë Albanian B 64 71 3.50 5
4 Albanian Elective Albanian D 0 0 3.00 6
Gjithsej 192 203 13.5 21

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 218 Fibrat Optike Albanian B 64 86 3.00 6
2 CMP 224 Sistemet Operative Albanian B 64 86 3.00 6
3 CMP 216 Teknologjia dhe Multimedia Interaktive Albanian B 64 80 3.00 6
4 CMP 220 Rrjete Kompjuterike Albanian B 64 86 3.00 6
5 CMP 226 Grafet dhe Algoritme Albanian D 64 86 3.00 6
Gjithsej 320 424 15 30

Semestri

5

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 COM 305 Metodat e Kërkimit dhe Shkrimi Akademik Albanian A 48 84 3.00 5
2 CMP 311 Teori Sinjalesh Albanian C 64 86 3.00 6
3 CMP 321 Mirëmbajtje Serveri Albanian B 64 86 3.00 6
4 CMP 315 Inxhinieri Softwerike Albanian B 64 86 3.00 6
5 CMP 317 Ndërfaqe Përdoruesi Albanian B 64 86 3.00 6
Gjithsej 304 428 15 29

Semestri

6

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 312 Siguri të Dhënash Albanian B 64 86 3.00 6
2 CMP 314 Inteligjenca Artificiale Albanian B 64 71 3.00 5
3 CMP 322 Programim JAVA Albanian C 64 69 3.00 5
4 CMP 320 Provim Përfundimtar/ Punimi i Diplomës Albanian E 16 168 0.50 7
5 CMP 318 Praktikë Profesionale Albanian D 48 126 2.50 7
Gjithsej 256 520 12 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
EFL 104 Anglisht e Avancuar II English C 80 40 5.00 5
CMP 122 Ligji, Teknologjia dhe Shoqëria Albanian C 64 61 3.50 5
CMP 221 Programim në Mjedis të Shpërndarë Albanian C 64 71 3.50 5
CMP 223 XML dhe Aplikime Albanian C 64 71 3.50 5
GFL 102 Gjuhë Gjermane I German C 64 74 3.50 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)