Emri i Lëndës : Metodat e Kërkimit dhe Shkrimi Akademik
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 305-1 A -1 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve Alban Tufa, Msc
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik pohon se në të vërtetë me anë të këtij përcaktimi kuptohet një teori e nyjëtuar, konceptet operative të së cilës përdoren për të nxënë njohuri që janë në funksion të zgjidhjeve të problemeve, të ndërtimit dhe përkufizimit të koncepteve për strategji zhvillimore, planifikim strategjik, për menaxhim efektiv. Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik ndihmojnë në përgatitjen e një punimi të mirë, që njëherazi mund të vlejë për të rifituar besimin në dobinë dhe vlerën përparimsjellëse të të studiuarit, të kuptuar jo thjesht si grumbullim të dhënash, por si përpunim kritik i një përvoje, si fitim aftësie (të vlefshme për të ardhmen) për të zbuluar problemet, për t`i trajtuar në mënyrë metodike ato dhe për t`i parashtruar sipas disa mënyrave komunikuese të caktuara. Ky kurs ligjëratash ka për qëllim të shpjegojë se si mund të kryhet një studim që mbështetet në metodën e duhur, duke dhënë kështu ndihmesë teoriko-kritike-analitike rreth dobisë së të marrit me studime, por dhe do të udhëzojë e ndihmojë lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret. Thënë më shkurt, programi përmban sasi të mjaftueshme të materialeve teorike, për t`i dhënë rëndësi të veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar intelektualisht.
Objektivat Ky kurs ka si objektiva: • Të merren njohuri bazë mbi metodat e avancuara shkencore të kërkimit dhe shkrimit akademik • Të përvetësohen konceptet operative për të nxitur përvetësimin e njohurive që lidhen me kërkimin shkencor. • Të arrihet aplikimi i instrumenteve metodologjikë në punët kërkimore të studentëve. • Të mundësohen shqyrtimet teorike duke kaluar në veprime konkrete, në hulumtime dhe hartime të punëve profesionale, si një hap për të hyrë në brendinë e shkencës. • Të mundësohet veprimi origjinal dhe i pavarur në skicimin e ideve me performancë të dobishme për zhvillimin e tërësishëm të kulturës kërkimore, si parakusht i gjithë zhvillimeve të tjera.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Çfarë është kërkimi shkencor dhe shkrimi akademik • Rëndësia dhe arsyet pse ne shkruajmë? • Llojet e shkrimit, kundrejt shkrimit akademik; • Shkrimet subjektive dhe shkrimet objektive; • Projektet, esetë dhe projektet e mëdha kërkimore; • Çfarë është hulumtimi? • Pse duhet një punim formal? “Mjeshtia e Hulumtimmit: Si të shkruash thjesht dhe qartë”. Wayne C. Booth; Gregory C. Colomb; Joseph M. Williams; Joseph Bizub; William T. Fitsgerald, Papirus, Tiranë 2016, faqe 11-32
2Përzgjedhja e një qasjeje kërkimore • Përcaktimi i qasjes në një kërkim shkencor; • Identifikimi i një botëkuptimi me të cilin operohet përgjatë punimit; • Përcaktimi i tre llojeve të qasjeve kërkimore; • Trajtimi dhe përdorimi i modeleve dhe metodave sasiore, cilësore dhe të përziera. “Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018, faqe 41-61
3Rishikimi i literaturës • Vlerësimi nëse një temë është apo jo e kërkueshme; • Hapat ose fazat në të cilat kalon rishikimi i literaturës; • Përdorimi i bazave të të dhënave të kompjuterizuara të disponueshme për rishikimin e literaturës; • Zhvillimi i një përparësie për llojet e literaturës për t'u rishikuar; • Krijimi i një harte mbi literaturën; • Shkrimi i një abstrakti të mirë në një studim kërkimor; • Përdorimi i elementeve të rëndësishëm të një manuali stili; • Përcaktimi i termave (fjalët kyçe); • Aplikimi i një modeli rishikimi literature; “Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018, faqe 62-89
4Përdorimi i teorive dhe burimet • Testimi i pretendimeve shkakësore në kërkimet sasiore; • Identifikimi i variablave në një studim sasior; • Përcaktimi i natyrës së një teorie sasiore; • Llojet e burimeve dhe përdorimi i tyre; • Aplikimi i një plani për të shkruar një perspektivë teorike në një studim sasior; • Marrja në konsideratë e llojet të teorive të përdorura në kërkimin cilësor; • Vendosja e teorive në një studim cilësor; • Vendosja e një lenteje teorike në një studim të metodave të përziera. “Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018, faqe 90-124
5Strategjitë e të shkruarit dhe shkrimi në mënyrë etike • Vlerësimi i strukturës së një propozimi për studime cilësore, sasiore dhe të përziera; • Përdorimi i strategjive të shkrimit për hartimin e një propozimi; • Zhvillimi i zakonit të të shkruarit; • Ndërtimi i mendimeve ombrellë, mendimeve të mëdha, mendimeve të vogla dhe mendimeve të imëta në shkrim; • Zhvillimi i qëndrueshmërisë së shkrimit përmes teknikës grep-and-eye; • Përdorimi i parimeve të shkrimit të prozës së mirë; • Parashikimi i çështjeve etike në shumë faza të procesit të kërkimit; • Evitimi i plagjiaturës dhe përdorimi i ideve të të tjerëve. “Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018, faqe 125-156
6Shkrimi i hyrjes në një punim shkencor • Shkrimi i një abstrakti për një studim; • Hulumtimi i dallimeve midis metodave sasiore, cilësore dhe të përziera; • Përdorimi i modelit të mangësisë për të shkruar një hyrje; • Hartimi i një gjetje të mirë narrative; • Shkrimi për problemin e kërkimit; • Përmbledhja e literaturës për një problem kërkimor; • Evidentimi i mangësive në literaturën e kaluar; • Marrja parasysh e lexuesve që mund të përfitojnë nga studimi. “Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018, faqe 158-177
7Parashtrimi i qëllimit në një punim dhe shkrimi i draftit të parë • Aplikimi i një drafti për të shkruar një parashtrim me qëllime cilësore; • Marrja parasysh se si do të ndryshonte skenari në varësi të modelit cilësor; • Përdorimi i një drafti për të shkruar një parashtrim me qëllim sasior; • Marrja parasysh se si do të ndryshonte drafti në varësi të modelit sasior; • Përdorimi i një drafti për të shkruar një parashtrim rreth metodave të përziera; • Marrja parasysh se si do të ndryshonte drafti në varësi të modelit të metodave të përziera. “Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018, faqe 178-190
8Provim Gjysmëfinal
9Hipoteza dhe Pyetje kërkimore • Shkrimi i një drafti për një pyetje qendrore cilësore (hipotezë) • Marrja parasysh se si do të ndryshonte ky skenar në varësi të modelit cilësor; • Shkrimi i një skenari për pyetje dhe hipoteza sasiore kërkimore; • Marrja parasysh se si do të ndryshonte ky skenar në varësi të modelit sasior dhe llojeve të ndryshme të hipotezave; • Përdorimi i një modeli për pyetje dhe hipoteza sasiore përshkruese dhe përfundimtare; • Shkrimi i formave të ndryshme të pyetjeve kërkimore për një studim me metoda të përziera. “Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018, faqe 191-205
10Metodat sasiore • Përdorimi i një liste kontrolluese për hulumtimet me sondazhe për të formuar seksione tematike mbi një formë anketimi; • Hapat që ndiqen në analizimin e të dhënave në një studim; • Zhvillimi i një diskutimi të plotë mbi metodat e anketimit; • Përdorimi i një liste kontrolli për kërkime eksperimentale për të formuar seksione për një procedurë eksperimentale; • Identifikimi i llojit të procedurës eksperimentale që i përshtatet më së miri studimit tuaj të propozuar • Identifikimi i kërcënimeve të vlefshme të brendshme dhe të jashtme të mundshme për studimin e propozuar. “Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018, faqe 206-252
11Metodat Cilësore • Përdorimi i një liste kontrolluese për kërkime cilësore për të formuar seksione tematike të një punimi; • Aplikimi i karakteristikave themelore të kërkimit cilësor; • Përcaktimi se si refleksiviteti do të përfshihet në një studim të propozuar; • Analizimi i llojeve të ndryshme të të dhënave të mbledhura në kërkimin cilësor; • Ndjekja e hapave në procesin e analizës cilësore të të dhënave; • Vlefshmëria e kërkimit cilësor. “Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018, faqe 253-293
12Metodat e përziera dhe Analiza e të dhënave • Përkufizimi dhe karakteristikat e hulumtimit të metodave të përziera • Përdorimi i një modeli konvergjent të metodave të përziera • Përdorimi i një dizajni shpjegues të metodave të përziera sekuenciale • Përdorimi i një dizajni metodash të përziera sekuenciale eksploruese • Përdorimi i një prej modeleve komplekse të metodave të përziera • Zgjedhja e modelit më të mirë për një studim të metodave të përziera • Shpjegimi dhe aplikimi i analizës semiotike; • Shpjegimi dhe aplikimi i analizës retorike; • Përdorimi i kriticizmit ideologjik, ose pikëpamja kritike; • Aplikimi i kriticizmit psiko-analitik • Parimet e analizës së diskursit ligjërimit. “Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018, faqe 294-326 “Media and communication research methods” Arthur Asa Berger, Sage, New York 2016, faqe 57-169
13Shkrimi i përfundimeve, bibliografia dhe shtojcat • Shkrimi dhe rëndësia e përfundimeve në një punim shkencor; • Shkrimi dhe rëndësia e rekomandimeve; • Bibliografia dhe paraqitja e evidencave “Mjeshtia e Hulumtimmit: Si të shkruash thjesht dhe qartë”. Wayne C. Booth; Gregory C. Colomb; Joseph M. Williams; Joseph Bizub; William T. Fitsgerald, Papirus, Tiranë 2016, faqe 275-291
14Shkrimet e tjera formale dhe komunikimet në organizata dhe institucione • Shkrimi i një emaili zyrtar; • Mënyrat e shkrimit të njw CV-je; • Si shkruhet një memo dhe si shkruhet një raport; • Mënyrat e formatimin të tekstit, citimet, tabelat, figurat dhe rëndësia e paraqitjes grafike; Leksione nga lektori i lëndës
15Prezantimi i projekt-propzimeve për kërkim
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
  • Research Design; Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods” John W. Creswell; J. David Creswell; Sage, New York 2018
  • Mjeshtia e Hulumtimmit: Si të shkruash thjesht dhe qartë”. Wayne C. Booth; Gregory C. Colomb; Joseph M. Williams; Joseph Bizub; William T. Fitsgerald, Papirus, Tiranë 2016
  • “Media and communication research methods” Arthur Asa Berger, Sage, New York 2016
Referenca të tjera
  • Roger D. Wimmer, Joseph R. Dominick. Mass Media Research
  • Manjola Zaçellari, Suela Kastrati. Shkrimi Akademik. Mileniumi i Ri, 2017, Tiranë.
  • “Social Media Reseach Method” Luke Sloan; Anabel Quan-Hasas , Sage Pub, New York 2017
  • “Si shkruhet një punim diplome”, Umberto Eco, Dituria, Tiranë 2006
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studenti duhet të jetë në thellimin e njohurive shkencore dhe profesionale, si një lëmë i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm, për krijim, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve lidhur me studimet kërkimore dhe më gjerë.
2Studenti duhet të mendojë në mënyrë kritike lidhur aktin e ndjeshmërisë së veprave kërkimore si dhe të kuptuarit e tyre.
3Studenti duhet të mendojë në mënyrë kritike lidhur aktin e ndjeshmërisë së veprave kërkimore si dhe të kuptuarit e tyre.
4Studenti duhet të bëjë shqyrtime teorike duke kaluar në veprime konkrete, në hulumtime, observime dhe hartime të punëve profesionale
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale130
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final60
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final40
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14570
Detyra 100
Gjysmë finale 100
Provimi final 177
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)