Bachelor në Shkenca Kompjuterike

Rreth Programit

Programi “Bachelor në Shkenca Kompjuterike” është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual, profesional e të gjithanshëm në fushën e shkencave kompjuterike. Programi u ofron studentëve njohuri teorike dhe praktike të profileve më të rëndësishme dhe më  me prespektive të sistemeve Hardware dhe Software që mbështeten nga shkencat kompjuterike.

 

Misioni

Programi i studimit Bachelor në Shkenca Kompjuterike ka si mision kryesor t’i përgatisë studentët me njohuri bazë teorike dhe aplikative në fushën e shkencave kompjuterike si dhe në disiplina mbështetëse, të formojë specialist me kompetenca praktike në fushat e dizenjimit dhe implementimit të sistemeve informatike që ata  të operojnë si specialistë dhe t’u përgjigjen nevojave të teknologjisë së informacionit në sektorin publik ose privat ku janë të angazhuar.

 

Vizioni

Vizioni i programit “Bachelor në Shkenca Kompjuterike” është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi me standarte të larta duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri si dhe konkurimin e tyre në rajon.

 

Kohëzgjatja e Studimeve

Bachelor në Shkenca Kompjuterike zgjat tre vite akademike të ndara në gjashtë semestra.

 

Numri i Krediteve ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)

Sistemi Bachelor në Shkenca Kompjuterike është 180  ECTS, 1ECTS=25 ORË. 

 

Titulli i Diplomës

Në përfundim të programit jepet një diplomë me titullin “Bachelor në Shkenca Kompjuterike”.

 

Rezultatet Kryesore të Programit

Duke paraqitur para studentëve programe të kompletuara për të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë profesionale në fushën e shkencave kompjuterike, departamenti qëndron fort në misionin e tij për të përgatitur profesionistë të aftë me njohuri të gjera teorike dhe praktike të sistemeve më të fundit të mbështetura në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Si një departament i bazuar në kërkesa profesionale dhe me synimin për të përgatitur profesionistë të një shoqërie demokratike dhe të një zhvillimi teknologjik bashkëkohor dhe të gjithanshëm, ne kërkojmë të përmbushim misionin tonë, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre në një sfond sa më të gjerë teorik praktik, por njëkohësisht specializimin dhe çertifikimin ndërkombëtar në fusha specifike.

Përmes një kurrikule të bazuar dhe të mbështetur në traditën e disa universiteteve me zë në këtë fushë, programi “Bachelor në Shkenca Kompjuterike” synon të zhvillojë një botëkuptim të gjerë të teorive dhe praktikës të sistemeve kryesore Hardware dhe Software të shkenca kompjuterike.

Programi synon të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme për të vijuar më tej me studimin e cikleve pasardhëse, qofshin këto me karakter kërkimor-shkencor, apo edhe profesional.

Përmes kombinimit të teorisë me praktikën, programi synon të përgatisë studentë me aftësi teorike dhe praktike, të gatshëm për t’u përballur me kushtet e një tregu të hapur global në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Shkencave Kompjuterike dhe sistemeve kryesore të mbështetura prej tyre.

 

Mundësitë e Punësimit

Një specialist i diplomuar për Shkenca Kompjuterike mund të ushtrojë profesionin e tij si programues që punon me hardware dhe softuer të avancuar, duke përdorur gjuhë programimi të tilla si C, C++, C#, Java, Visual Basic, Python, etj.,  apo edhe mjete të tilla si Oracle. Ata mund të jenë të shumë kërkuar për të shkruar programe të reja dhe për të zhvilluar aplikacione në mënyrë individuale ose si pjesë e një ekipi.

Specifikisht, të diplomuarit nga Shkencat Kompjuterike mund të gjejnë hapësirë punësimi në mundësitë e mëposhtme por jo vetëm:

  • Zhvillimin e aplikacioneve softuer
  • Zhvillimin e sistemeve softuer
  • Analizë të sistemeve kompjuterike
  • Programimin e sistemeve
  • Konfigurimin e sistemit operativ, matjen dhe analizën e performancës, planifikimin e kapaciteteve
  • Në qendra e informacionit / Automatizimi i zyrave
  • Menaxhimin e bazës së të dhënave me SQL
  • Auditimin e EDP / Sigurimi i cilësisë
  • Planifikimin / zbatimin e telekomunikacionit
  • Administrimin i sigurisë
  • Simulim dhe modelim
  • Shkrim teknik
  • Grafika kompjuterike
  • Etj..

 

Ata që fokusohen kryesisht në sistemet e informimit mund të gjejnë mundësi punësimi  si programues në sektorin privat apo atë publik. Ato mund të kërkohen gjerësisht në një mjedis të përpunimit të të dhënave ose zhvillimin e aplikacioneve klient / server. Një pozicion tjetër i rëndësishëm për ta është nevoja e sektorëve të ndryshëm për të zhvilluar dhe përdorur aplikacione që kanë të bëjnë me klientët.

Nisur nga karakteristikat që ka një i diplomuar në fushën e teknologjive të informacionit, duket qartë që hapësirat për t’u punësuar dominojnë mundësitë që ofrojnë shumë programe të tjera akademike.

Më specifikisht, të diplomuarit në Teknologji Informacioni mund të punojnë në drejtimet e mëposhtme:

  • Zhvillues i aplikacioneve mobile

Zhvillimi i aplikacioneve mobile është ndër profesionet me rritjen më të shpejtë në botë.  Tani, kur telefonat e mençur dhe tabletat vazhdojnë ta ndryshojnë mënyrën se si ne komunikojmë, bëjmë biznes, dhe qasemi në lajme dhe informata të tjera argëtuese, kërkesa e tregut për aplikacione të reja është duke u rritur në një shkallë marramendëse.

  • Administrues të të dhënave

Bizneset po akumulojnë sasi rekord të të dhënave digjitale, duke nxitur nevojën për Administratorë databazash që t’i ruajnë, organizojnë, analizojnë dhe sigurojnë këto të dhëna. Për më tepër, sa më shumë të ketë baza të dhënash që lidhen me Internet dhe “Cloud”, sigurimi i të tyre do të bëhet më vital dhe kompleks; si rrjedhojë administratorët e databazave dhe zhvilliesit e ueb-it – sidomos ata me që kanë aftësi rreth sigurisë së informacioneve – do të punësohen për t’i mbrojtur bazat e të dhënave të korporatave nga hakerët dhe rreziqe e tjera që i kanosen sigurisë së të tyre.

  • Zhvillues i UEB-it

Për çdo vit, një numër rekord i bizneseve paraqesin bizneset dhe ofertat e veta përmes internetit. Pasi që numri i produkteve dhe shërbimeve që janë në dispozicion online vazhdon të rritet, zhvilluesit dhe dizajnerët e ueb-it do të kenë rritje të mundësive të punësimit.

  • Administrues i rrjeteve

Kërkesa për Administratorë të rrjetit do të vazhdojë të rritet pasi organizatat e shumta po investojnë në teknologji të reja sistemesh dhe rrjetesh me qëllim që ta rrisin produktivitetin dhe të fitojnë përparësi ndaj konkurrencës.

  • Inxhinier softuerik

Studime të ndryshme në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë, tregojnë se kërkesa e tregut për inxhinierë softuerik do të rritet paralel me zhvillimet teknologjike dhe rritjen e vazhdueshëm të numrit të teknologjive të reja të rrjetit. (Network technologies). Prandaj, ngjashmërisht, me sofistikimin dhe adoptimin e sistemeve për përpunimin e të dhënave, nevoja për të implementuar dhe përditësuar sistemet kompjuterike do ta rrisë nevojën e tregut për Inxhinierë të softuerit.

  • Specialist IT për siguri

Siguria mbetet brenga kryesore, për ekzekutivët e IT-së dhe menaxherët, për shkak të shpeshtësisë, përmasave dhe kompleksitetit të sulmeve kibernetike që vazhdojnë të shfaqen përditë e më shumë. Prandaj aftësitë në sigurinë me kompjuterë  janë në kërkesë të madhe në treg.

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 111 Hyrje në Algoritme dhe Programim Albanian A 64 61 3.50 5
2 CMP 113 Analizë Matematike I Albanian A 64 61 3.50 5
3 CMP 115 Strukturë të dhënash Albanian A 64 61 3.50 5
4 CMP 117 Fizikë Albanian B 64 59 3.50 5
5 CMP 119 Organizimi Kompjuterik Albanian A 64 61 3.50 5
6 EFL 103 Anglisht e Avancuar I English E 80 45 5.00 5
Gjithsej 400 348 22.5 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 112 Algjebra Lineare Albanian A 64 71 3.50 5
2 CMP 114 Programim i Orientuar në Objekte Albanian A 64 62 3.50 5
3 CMP 116 Kompilatoret Albanian B 64 71 3.50 5
4 CMP 120 Analizë Numerike Albanian B 64 61 3.00 5
5 CMP 130 Matematikë Diskrete Albanian B 64 61 3.50 5
Gjithsej 320 326 17 25

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 211 Programim ne WEB Albanian B 64 61 3.50 5
2 CMP 217 Bazat e të Dhënave Albanian B 64 71 3.50 5
3 CMP 213 Mikroekonomi Albanian B 64 67 3.00 5
4 CMP 215 E- Commerce Albanian B 64 61 3.50 5
5 CMP 219 Rrjetat pa Tela dhe Mobile Albanian B 64 71 3.00 5
Gjithsej 320 331 16.5 25

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 212 Qarqet logjike Albanian B 64 86 3.00 6
2 CMP 214 Makroekonomi Albanian C 64 77 3.00 6
3 CMP 216 Teknologjia dhe Multimedia Interaktive Albanian B 64 80 3.00 6
4 CMP 220 Rrjete Kompjuterike Albanian B 64 86 3.00 6
5 CMP 226 Grafet dhe Algoritme Albanian D 64 86 3.00 6
Gjithsej 320 415 15 30

Semestri

5

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 COM 305 Metodat e Kërkimit dhe Shkrimi Akademik Albanian A 48 84 3.00 5
2 CMP 311 Teori Sinjalesh Albanian C 64 86 3.00 6
3 CMP 313 Teknologjia .NET Albanian B 64 86 3.00 6
4 CMP 315 Inxhinieri Softwerike Albanian B 64 86 3.00 6
5 CMP 317 Ndërfaqe Përdoruesi Albanian B 64 86 3.00 6
Gjithsej 304 428 15 29

Semestri

6

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 312 Siguri të Dhënash Albanian B 64 86 3.00 6
2 CMP 314 Inteligjenca Artificiale Albanian B 64 71 3.00 5
3 CMP 316 Testim Software-i dhe Sigurim i Cilësisë Albanian B 64 61 3.00 5
4 CMP 318 Praktikë Profesionale Albanian D 48 126 2.50 7
5 CMP 320 Provim Përfundimtar/ Punimi i Diplomës Albanian E 16 168 0.50 7
Gjithsej 256 512 12 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
EFL 104 Anglisht e Avancuar II English C 80 40 5.00 5
CMP 122 Ligji, Teknologjia dhe Shoqëria Albanian C 64 61 3.50 5
CMP 221 Programim në Mjedis të Shpërndarë Albanian C 64 71 3.50 5
CMP 223 XML dhe Aplikime Albanian C 64 71 3.50 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)