
Emri i Lëndës : Strukturë të dhënash | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
CMP 115-2 | A | -1 | 3 | 1 | 0 | 3.50 | 5 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | ||||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Kursi “Strukturë të dhënash” ofron njohuri të përgjithshme mbi strukturat kryesore të të dhënave dhe algoritmet që përdoren për manipulimin e tyre. Algoritmika dhe struktura e të dhënave janë dy shtyllat thelbësore për formimin e aplikacioneve efikase, panvarësisht mjeteve të përdorura për implementimin e tyre. Në këtë kontekst, me anë të këtij kursi studentët do jenë të aftë të kuptojnë rëndësinë dhe ndikimin që kanë Strukturat e të Dhënave. Ky kurs do të trajtojë fillimisht llojet kryesore të strukturave të të dhënave, avantazhet dhe disavantazhet e këtyre strukturave në krahasim me njëra tjetrën dhe mënyrën e implementimit të tyre. Gjithashtu, do të trajtojë algoritmet krryesore të kërkimit dhe renditjes bazuar mbi këto struktura. | |||||||
Objektivat | ||||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Hyrje në strukturat e të dhënave Kjo temë realizon një paraqitje të përgjithshme të kursit duke trajtuar në mënyrë të përgjithshme algoritmet dhe strukturat themelore të të dhënave. Tema trajton konceptin e algoritmit, historikun, rëndësinë tij në programim dhe bën një prezantim të përgjithshëm të algoritmeve të kërkimit dhe renditjes. Në këtë temë trajtohen në mënyrë të përgjithshme dhe strutkurat e të dhënave Varg, Listat e Lidhura, Sketu dhe Rreshti/radha e pritjes. (Fq. 5-26) | |||||||
2 | Memoria, Tipet Abstrake të të dhënave dhe Adresat Shpjegimi i disa koncepteve dhe mekanizmave kryesore të cilat janë elementë përbërës dhe mbi të cilat ndërtohen të gjitha strukturat e të dhënave do i ndihmojë studentët në kuptimin dhe implementimin e temave parardhëse. Kjo temë trajton më një vështrim të përgjithshëm memorien kompjuterike, rezervimin e memories, adresat e memories dhe llojet abstrakte të të dhënave. Gjithashtu në këtë temë trajtohen dhe konceptet e variablave dhe pointerave, deklarimi dhe inicializimi i tyre, krijimi i tipeve të reja të të dhënave nga përdoruesi si dhe deklarimi i objekteve të ndryshme. (Fq. 27 – 45) | |||||||
3 | Vargjet dhe Stringjet Kjo temë trajton vargjet një, dy dhe shumë dimensionale, rëndësinë e tyre, veprimet që mund të kryejmë më vargjet, përdorimin dhe mënyrën e implementimit të tyre, analizën e efikasitetit kohor të çdo veprimi. Gjithashtu kjo temë trajton dhe Stringjet, ndryshimet në implementin në krahasim me vargjet e tjerë dhe së fundmi trajtohen avantazhet dhe disavantazhet e strukturës së të dhënave Varg. (Fq. 46-102) | |||||||
4 | Analiza e algoritmeve Kjo temë trajton çka është analiza e algoritmit, rëndësia e tij në ndërtimin e një algoritmi, klasifikimin e shkallës së rritjes së algoritmit, nocionet O, Theta dhe Omega dhe analizën e efikasitetit të algoritmeve sipas rasteve dhe krahasimin e tyre në shembuj të ndryshëm. (Fq. 103-131) | |||||||
5 | Listat e Lidhura Në këtë tëmë trajtohet struktura standarte e listës së lidhur, komponentët kryesorë të saj, ndryshimet e strukturës së lidhur njëfish nga strukturës së lidhur dyfish, implementimi i një listë të lidhur, operacionet me listat i lidhura një fish dhe dyfish. Gjithashtu kjo teme trajton dhe listat e lidhura rrethore njefish, dyfish si dhe multilistat. (Fq. 174 – 267) | |||||||
6 | Listat e Lidhura Në këtë tëmë trajtohet struktura standarte e listës së lidhur, komponentët kryesorë të saj, ndryshimet e strukturës së lidhur njëfish nga strukturës së lidhur dyfish, implementimi i një listë të lidhur, operacionet me listat i lidhura një fish dhe dyfish. Gjithashtu kjo teme trajton dhe listat e lidhura rrethore njefish, dyfish si dhe multilistat. (Fq. 174 – 267) | |||||||
7 | Steku dhe Rradhët (Stacks and Queues) Kjo temë trajton Stekun, implementimin e tij përmes vargjeve dhe ATD-ve, operacionet dhe aksiomat për stekun, përdorimi i një sketu bazuar në vargje. Gjithashtu kjo temë trajton dhe Rreshtin (Queue) si dhe implementimin dhe përdorimin e tij përmes një vargu. (Fq. 141 – 173) | |||||||
8 | Provimi gjysmë final | |||||||
9 | Steku dhe Rradhët (Stacks and Queues) Kjo temë trajton Stekun, implementimin e tij përmes vargjeve dhe ATD-ve, operacionet dhe aksiomat për stekun, përdorimi i një sketu bazuar në vargje. Gjithashtu kjo temë trajton dhe Rreshtin (Queue) si dhe implementimin dhe përdorimin e tij përmes një vargu. (Fq. 141 – 173) | |||||||
10 | Rekursioni Kjo temë trajton rekursionin, implementimin e tij nëpërmjet shembullit të faktorielit dhe përparësitë dhe të metat e tij. Gjithashtu trajtohen algoritmet kryesore rekursive dhe algoritmet përça dhe sundu. (Fq. 268 – 301) | |||||||
11 | Pemët (Trees) Kjo temë trjaton pemët (Trees), tiparet matematike të tyre, përshkimi i pemëve, kërkimi në pemë sipas teknikave “thellësia së pari” dhe “gjërësia së pari”, implementimi i algoritmeve rekursive nëpërmejt pemëve. Gjithathsu në këtë temë trjatohen dhe pemët binare, elementët e saj, kërkimi në to dhe implementimi i tyre. (Fq. 304 – 367) | |||||||
12 | Grafet Në këtë temë trajtohen grafet, reprezantimi i grafit të padrejtuar, matrica dhe lista e fqinjësisë, algoritmet për grafet e padrejtuara, përshkimi ityre me anë të teknikave “thellësia së pari” dhe “gjërësia së pari”, pema e shtrirjes minimale, algoritmet Dijkstra-prim, Kruska dhe algoritmi i stegut më të shkurtët nëpërmjet Dijkstra’s. (Fq. 457 – 496) | |||||||
13 | Algoritmet e Kërkimit Kjo temë trajton algoritmet e kërkimit sekuencial dhe binar, analizën e algoritmin të kërkimit binar, algoritmin për bashkimin e vargeve, numrat primarë, sitën e Eratostenit, implementimin e këtyre algoritmeve me anë të shembujve të ndryshëm dhe analizën e kompleksitetit të tyre. (Fq. 497 – 515) | |||||||
14 | Algoritmet e Renditjes Kjo temë trajton algoritmet e renditjes Bubble Sort, Selection Sort, Insertion Sort, Quick Sort dhe Merge Sort. Gjithashtu kjo temë trajton mënyrat e implementimint të këtyre algoritmeve renditëse dhe analizën e efikasitetit të tyre. (Fq. 516 – 547) | |||||||
15 | Përmbledhje e Përgjithshme | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë strukturat kryesore të të dhënave. | |||||||
2 | Studentët do të kenë njohuri mbi trajtimin e strukturave të të dhënave. | |||||||
3 | Studentët do të përvetësojnë konceptet më të rëndësishme të strukturave të të dhënave dhe algoritmikës. | |||||||
4 | Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë rëndësinë e strukturave të të dhënave dhe algoritmikës në ndërtimin e një aplikacioni efikas. | |||||||
5 | Studentët do të jenë të aftë për të implementuar këto struktura të dhënash në çfarëdolloj gjuhe programimi. | |||||||
6 | Studentët do të jenë të pajisur me terminologjinë e mjaftueshme teknologjike për të vijuar me lëndët e tjera pasardhëse. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 20 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 1 | 20 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 0 | 0 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 40 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 60 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 4 | 64 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 4 | 56 | |||||
Detyra | 1 | 1 | 1 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 2 | 2 | |||||
Provimi final | 1 | 2 | 2 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 125 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 5 | |||||||
ECTS | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)