Emri i Lëndës : Rrjete Kompjuterike
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
CMP 220-1 A -1 2 0 2 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit
Niveli i lëndës
Përshkrimi Lenda Rrjetat Kompjuterike mbulon një prej fushave me perdorimin më të gjerë në teknologjinë e informacionit IT. Lënda përfshin njohuritë bazë të ndertimit të një rrjeti kompjuterik sic jane modelet e network-ut OSI, Tcp/IP me nënshtresat e tyre dhe pajisjet kompjuterike që bëjnë pjesë në seciën shtresë. Lënda studion në mënyre të thellë protokollet e ndryshme të komunikimit ndërmjet pajisjeve të ndryshme, konfigurimet e këtyre pajisjeve. Ndërlidhjen e tyre me njera-tjetren në distance, troubleshooting dhe mbrojtjen në mënyre të sigurtë të rrjeteve kompjuterike, në momentin që ata janë të ekspozuar nga rreziqet e jashtme, pra marrja e masave ndaj krimeve kibernetike.
Objektivat 1. Të aftesoje studentët në fushën e networking, me gjithë elementet kryesore të kësaj fushe. 2. T’i pergatisë studentët për certifikimin final te Comptia-s, një certifikimi njohur ndërkombetarisht 3. Të jenë të gatshëm për tregun e punës, sapo të dalin nga bankat e shkollës.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Hyrje në Netwok, modelet OSI dhe TCP\IP Njohuri të përgjithshëme të rrjetave kompjuterike. Dy modelet kryesore të përdorura gjerësisht, qspjegojnë se si ndahen rrjetat kompjuterike, dhe mënyren se si klasifikohen pajisje të ndryshme sipas dy modeleve te lartpermendura (Fq. 41 – 104)
2Kabllimi dhe Topologjitë e Rrjetave Kompjuterike Njohuri për kabllimet dhe topologjitë e ndryshme të rrjetave kompjuterike. Mënyra se si lidhen fizikisht pajisjet që përdorin mediume të ndryshme (ethernet, fiber, coax, wireless), si dhe komunikimi ndërmjet këtyre pajisjeve. Si komunikojnë me njera tjetrën, pajisje që perdorin protokolle te ndryshme komunikimi, dhe pajisjet ndërmjetesë që bëjnë të mundur këtë komunikim (Fq. 105 – 140)
3Ethernet-i, bazat dhe etherneti modern Leksioni trajton tipet e ndryshme të ethernetit, si një prej kabllimeve bazë të komuniikimit ndër-kompjuterik.Dallimet ndërmjet mega, gigabit ethernet, duplex (full/half/auto). Dallimet ndërmjet straight dhe crossover, mënyra e lidhjes ndërmjet host-eve te ndryshme kur ata lidhen drejtpërdrejt me njeri tjetrin, apo kur lidhen me switch ndërmjet, distancat maksimale që arrijnë modelet e ndryshme. (Fq.141 – 196)
4Instalimi i nje rrjeti real kompjuterik Leksioni trajton procesin e krijimitte një rrjeti kompjuterik, skenarë të ndryshëm kabllimit. Perdorimi i diagramave dhe dokumentimit te rrjetit, instalimin e një karte rrjeti, ekzekutimin e nje troubleshooting te thjeshte, dhe konceptet e disaster recovery, në rast problematike ne rrjet. (Fq.197 – 280)
5Bazat TCP/IP Leksioni shpjegon qëllimet dhe perdorimet e portave dhe protokolleve. Trajton se si funksionon protokolli TCP/IP, subnetting (ne-nndarja e klasave IP), dhe DHCP (Dynamic Host Control Protocol) (Fq.280 – 359)
6Routimet e rrjetave kompjuterike Leksioni trajton konceptet e switching dhe routing, si dhe pajisjet përkatese të këtyre elementeve.Si funksionon routeri dhe switchi, route-imet statikë dhe dinamikë, si dhe konfigurimi real i nje routeri. (fq.360 – 425)
7Aplikimet TCP/IP Aplikimet e TCP/IP trajton funksionet network services, si mund të aksesohet në distancë një rrjet duke aktivizuar disa nga këto services. Konceptet bazë të TCP/IP sic janë HTTP, HTTPS, TELNET, SSH, SMTP, POP3, IMAP4, FTP (Fq.426 – 558)
8Provim Gjysemfinal
9Siguria e TCP/IP dhe Ipv6 Leksioni trajton sigurinë që duhet patur parasysh, në momentin e ngritjes së një rrjeti kompjuterik., Metodat e autentikimit dhe access control. Standartet e ndryshme të sigurisë se TCP/IP, dhe implementimi i IPv6, për shkak te mbarimit te IP-ve te versionit 4, IPv4 (Fq.559 – 698)
10Konektiviteti ne distance Leksioni trajton metodat e ndryshme të aksesimit në distancë të një rrjeti. Teknologjia WAN (wide area network), dhe dallimet e tyre. Topologjitë e ndryshme të lidhjes ndërmjet dy rrjetave në distancë. Perdorimi i metodave të aksesimit në distancë, në momentin që jepet një topologji specifike e rrjetit. (Fq.699 – 773)
11Wireless Networking Leksioni trajton protokollet e ndryshme wireless. Troubleshooting i përformances se një rrjeti wireless, dhe masat që duhen marre, nëmënyre që pajisjet wireless të mos bien pre e attacks/goditjeve nga jashtë, përderisa janë më të ekpsozuara se rrjetet LAN. (fq.774 – 851)
12Virtualizimi, Cloud Computing dhe Mobile Networking Leksioni trajton konceptet e virtualizimit dhe teknologjitë e network storage. Arsyet pse këto teknologji mbizotërojnë në përzgjedhjen e subjekteve, krahasuar me mbajtjen e serverave në ambientet e tyre fizike. Avantazhet dhe disavantazhet e tyre. (Fq.852 – 916)
13Ndertimi i një real-life network Leksioni merret me ndërtimin e një network-u të mirefilltë fizik, i cili përbehet nga modem, router, switch, kabllimi dhe hosts të ndryshëm që përbëjnë rrjetin, sic jane PC, printerat e rrjetit, dhe cdo pajisje tjeter qv komunikon mbi bazë TCP/IP në rrjet. (fq.917 – 955)
14Menaxhimi dhe Mbrojtja e Network Leksoni trajton menaxhimin e riskut, kur një network ndodhet nën një attack apo goditje, qofte nga jashtë apo nga brenda rrjetit (viruset trojan). Cilat jane metodat e disaster recovery, dhe praktikat më të mira për mbrojtjn dhe parandalimin e rreziqeve. (fq.956 – 1060)
15Monitorimi dhe Troubleshooting i Network Leksioni trajton se si monotorohet një rrjet. Problematikat e rrjetit, kur shtohen kompjutera të tjerë në rrjet. Cilat janë metodat standarte të troubleshooting te një rrjeti, në momentin që vihet re një avari në funksionim. Shpjegimi se si SNMP funksionon, dhe për cfarë shërben. Metodat e ndryshme të monitroimt. (fq.1061 – 1148)
16Final Exam
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do kenë përvetesuar në mënyre mjaftuëshmerisht të thellë konceptete network-ut
2Studentët do jenë të aftë të bejnë kalkulime të ndryshme të subnetting,, kalimet nga sistemi IP në atë binar, qëështë edhe baza e të gjitha veprimeve të mëtejshme të ndarjeve te rrjetave në VLANs të ndryshëm.
3Studentët do jenë të aftë të ndërtojnë një rrjet fizik, me të gjitha pajisjet e nevojshme për një LAN (Local Area Network).
4Studentët do jenë të aftë të konfigurojnë një gamë të gjerë pajisjesh, si për route-imin ashtu edhe për switching të rrjeteve kompjuterike, sic janë teknologjitë Mikrotik, Cisco, Linksys, HP etj.
5Studentët do jenë të aftë të krijojnë rules/rregulla të ndryshme për mbrojtjen e rrjeteve kompjuterike, nga rreziqet e të qënit të ekspozuar në internet.
6Studentët do jenë të aftë të hyjnë në certifikimet më të njohura ndërkombetare, me synim final parapërgatitjen për të qënë të gatshëm për hyrje në tregun e punës, sapo të dalin nga bankat e shkollës. Kjo është një ndër arsyet, se përse u perzgjodh si lëndë Comptia Network+, pasi është një ndër librat dhe certifikimet më të njohura në botë sot për sot, në fushen e rrjetave kompjuterike.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale00
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final0
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final100
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 000
Gjysmë finale 000
Provimi final 155
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)