
Rreth Programit
Programi “Bachelor në Shkenca Kompjuterike” është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual, profesional e të gjithanshëm në fushën e shkencave kompjuterike. Programi u ofron studentëve njohuri teorike dhe praktike të profileve më të rëndësishme dhe më me prespektive të sistemeve Hardware dhe Software që mbështeten nga shkencat kompjuterike.
Misioni
Programi i studimit Bachelor në Shkenca Kompjuterike ka si mision kryesor t’i përgatisë studentët me njohuri bazë teorike dhe aplikative në fushën e shkencave kompjuterike si dhe në disiplina mbështetëse, të formojë specialist me kompetenca praktike në fushat e dizenjimit dhe implementimit të sistemeve informatike që ata të operojnë si specialistë dhe t’u përgjigjen nevojave të teknologjisë së informacionit në sektorin publik ose privat ku janë të angazhuar.
Vizioni
Vizioni i programit “Bachelor në Shkenca Kompjuterike” është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi me standarte të larta duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri si dhe konkurimin e tyre në rajon.
Kohëzgjatja e Studimeve
Bachelor në Shkenca Kompjuterike zgjat tre vite akademike të ndara në gjashtë semestra.
Numri i Krediteve ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)
Sistemi Bachelor në Shkenca Kompjuterike është 180 ECTS, 1ECTS=25 ORË.
Titulli i Diplomës
Në përfundim të programit jepet një diplomë me titullin “Bachelor në Shkenca Kompjuterike”.
Rezultatet Kryesore të Programit
Duke paraqitur para studentëve programe të kompletuara për të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë profesionale në fushën e shkencave kompjuterike, departamenti qëndron fort në misionin e tij për të përgatitur profesionistë të aftë me njohuri të gjera teorike dhe praktike të sistemeve më të fundit të mbështetura në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.
Si një departament i bazuar në kërkesa profesionale dhe me synimin për të përgatitur profesionistë të një shoqërie demokratike dhe të një zhvillimi teknologjik bashkëkohor dhe të gjithanshëm, ne kërkojmë të përmbushim misionin tonë, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre në një sfond sa më të gjerë teorik praktik, por njëkohësisht specializimin dhe çertifikimin ndërkombëtar në fusha specifike.
Përmes një kurrikule të bazuar dhe të mbështetur në traditën e disa universiteteve me zë në këtë fushë, programi “Bachelor në Shkenca Kompjuterike” synon të zhvillojë një botëkuptim të gjerë të teorive dhe praktikës të sistemeve kryesore Hardware dhe Software të shkenca kompjuterike.
Programi synon të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme për të vijuar më tej me studimin e cikleve pasardhëse, qofshin këto me karakter kërkimor-shkencor, apo edhe profesional.
Përmes kombinimit të teorisë me praktikën, programi synon të përgatisë studentë me aftësi teorike dhe praktike, të gatshëm për t’u përballur me kushtet e një tregu të hapur global në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Shkencave Kompjuterike dhe sistemeve kryesore të mbështetura prej tyre.
Mundësitë e Punësimit
Një specialist i diplomuar për Shkenca Kompjuterike mund të ushtrojë profesionin e tij si programues që punon me hardware dhe softuer të avancuar, duke përdorur gjuhë programimi të tilla si C, C++, C#, Java, Visual Basic, Python, etj., apo edhe mjete të tilla si Oracle. Ata mund të jenë të shumë kërkuar për të shkruar programe të reja dhe për të zhvilluar aplikacione në mënyrë individuale ose si pjesë e një ekipi.
Specifikisht, të diplomuarit nga Shkencat Kompjuterike mund të gjejnë hapësirë punësimi në mundësitë e mëposhtme por jo vetëm:
- Zhvillimin e aplikacioneve softuer
- Zhvillimin e sistemeve softuer
- Analizë të sistemeve kompjuterike
- Programimin e sistemeve
- Konfigurimin e sistemit operativ, matjen dhe analizën e performancës, planifikimin e kapaciteteve
- Në qendra e informacionit / Automatizimi i zyrave
- Menaxhimin e bazës së të dhënave me SQL
- Auditimin e EDP / Sigurimi i cilësisë
- Planifikimin / zbatimin e telekomunikacionit
- Administrimin i sigurisë
- Simulim dhe modelim
- Shkrim teknik
- Grafika kompjuterike
- Etj..
Ata që fokusohen kryesisht në sistemet e informimit mund të gjejnë mundësi punësimi si programues në sektorin privat apo atë publik. Ato mund të kërkohen gjerësisht në një mjedis të përpunimit të të dhënave ose zhvillimin e aplikacioneve klient / server. Një pozicion tjetër i rëndësishëm për ta është nevoja e sektorëve të ndryshëm për të zhvilluar dhe përdorur aplikacione që kanë të bëjnë me klientët.
Nisur nga karakteristikat që ka një i diplomuar në fushën e teknologjive të informacionit, duket qartë që hapësirat për t’u punësuar dominojnë mundësitë që ofrojnë shumë programe të tjera akademike.
Më specifikisht, të diplomuarit në Teknologji Informacioni mund të punojnë në drejtimet e mëposhtme:
- Zhvillues i aplikacioneve mobile
Zhvillimi i aplikacioneve mobile është ndër profesionet me rritjen më të shpejtë në botë. Tani, kur telefonat e mençur dhe tabletat vazhdojnë ta ndryshojnë mënyrën se si ne komunikojmë, bëjmë biznes, dhe qasemi në lajme dhe informata të tjera argëtuese, kërkesa e tregut për aplikacione të reja është duke u rritur në një shkallë marramendëse.
- Administrues të të dhënave
Bizneset po akumulojnë sasi rekord të të dhënave digjitale, duke nxitur nevojën për Administratorë databazash që t’i ruajnë, organizojnë, analizojnë dhe sigurojnë këto të dhëna. Për më tepër, sa më shumë të ketë baza të dhënash që lidhen me Internet dhe “Cloud”, sigurimi i të tyre do të bëhet më vital dhe kompleks; si rrjedhojë administratorët e databazave dhe zhvilliesit e ueb-it – sidomos ata me që kanë aftësi rreth sigurisë së informacioneve – do të punësohen për t’i mbrojtur bazat e të dhënave të korporatave nga hakerët dhe rreziqe e tjera që i kanosen sigurisë së të tyre.
- Zhvillues i UEB-it
Për çdo vit, një numër rekord i bizneseve paraqesin bizneset dhe ofertat e veta përmes internetit. Pasi që numri i produkteve dhe shërbimeve që janë në dispozicion online vazhdon të rritet, zhvilluesit dhe dizajnerët e ueb-it do të kenë rritje të mundësive të punësimit.
- Administrues i rrjeteve
Kërkesa për Administratorë të rrjetit do të vazhdojë të rritet pasi organizatat e shumta po investojnë në teknologji të reja sistemesh dhe rrjetesh me qëllim që ta rrisin produktivitetin dhe të fitojnë përparësi ndaj konkurrencës.
- Inxhinier softuerik
Studime të ndryshme në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë, tregojnë se kërkesa e tregut për inxhinierë softuerik do të rritet paralel me zhvillimet teknologjike dhe rritjen e vazhdueshëm të numrit të teknologjive të reja të rrjetit. (Network technologies). Prandaj, ngjashmërisht, me sofistikimin dhe adoptimin e sistemeve për përpunimin e të dhënave, nevoja për të implementuar dhe përditësuar sistemet kompjuterike do ta rrisë nevojën e tregut për Inxhinierë të softuerit.
- Specialist IT për siguri
Siguria mbetet brenga kryesore, për ekzekutivët e IT-së dhe menaxherët, për shkak të shpeshtësisë, përmasave dhe kompleksitetit të sulmeve kibernetike që vazhdojnë të shfaqen përditë e më shumë. Prandaj aftësitë në sigurinë me kompjuterë janë në kërkesë të madhe në treg.
Semestri1 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | CMP 111 | Hyrje në Algoritme dhe Programim | Albanian | A | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
2 | CMP 113 | Analizë Matematike I | Albanian | A | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
3 | CMP 115 | Strukturë të dhënash | Albanian | A | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
4 | CMP 117 | Fizikë | Albanian | B | 64 | 59 | 3.50 | 5 |
5 | CMP 119 | Organizimi Kompjuterik | Albanian | A | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
6 | EFL 103 | Anglisht e Avancuar I | English | E | 80 | 45 | 5.00 | 5 |
Gjithsej | 400 | 348 | 22.5 | 30 |
Semestri2 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | CMP 112 | Algjebra Lineare | Albanian | A | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
2 | CMP 114 | Programim i Orientuar në Objekte | Albanian | A | 64 | 62 | 3.50 | 5 |
3 | CMP 116 | Kompilatoret | Albanian | B | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
4 | CMP 120 | Analizë Numerike | Albanian | B | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
5 | CMP 130 | Matematikë Diskrete | Albanian | B | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
6 | CMP 110 | Programim JAVA | Albanian | C | 64 | 69 | 3.00 | 5 |
Gjithsej | 384 | 395 | 20.5 | 30 |
Semestri3 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | CMP 211 | Programim ne WEB | Albanian | B | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
2 | CMP 217 | Bazat e të Dhënave | Albanian | B | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
3 | CMP 213 | Mikroekonomi | Albanian | B | 64 | 67 | 3.00 | 5 |
4 | CMP 215 | E- Commerce | Albanian | B | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
5 | CMP 219 | Rrjetat pa Tela dhe Mobile | Albanian | B | 64 | 71 | 3.00 | 5 |
Gjithsej | 320 | 331 | 16.5 | 25 |
Semestri4 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | CMP 212 | Qarqet logjike | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
2 | CMP 214 | Makroekonomi | Albanian | C | 64 | 77 | 3.00 | 6 |
3 | CMP 216 | Teknologjia dhe Multimedia Interaktive | Albanian | B | 64 | 80 | 3.00 | 6 |
4 | CMP 220 | Rrjete Kompjuterike | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
5 | CMP 226 | Grafet dhe Algoritme | Albanian | D | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
Gjithsej | 320 | 415 | 15 | 30 |
Semestri5 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | COM 305 | Metodat e Kërkimit dhe Shkrimi Akademik | Albanian | A | 48 | 84 | 3.00 | 5 |
2 | CMP 311 | Teori Sinjalesh | Albanian | C | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
3 | CMP 313 | Teknologjia .NET | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
4 | CMP 315 | Inxhinieri Softwerike | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
5 | CMP 317 | Ndërfaqe Përdoruesi | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
Gjithsej | 304 | 428 | 15 | 29 |
Semestri6 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | CMP 312 | Siguri të Dhënash | Albanian | B | 64 | 86 | 3.00 | 6 |
2 | CMP 314 | Inteligjenca Artificiale | Albanian | B | 64 | 71 | 3.00 | 5 |
3 | CMP 316 | Testim Software-i dhe Sigurim i Cilësisë | Albanian | B | 64 | 61 | 3.00 | 5 |
4 | CMP 318 | Praktikë Profesionale | Albanian | D | 48 | 126 | 2.50 | 7 |
5 | CMP 320 | Provim Përfundimtar/ Punimi i Diplomës | Albanian | E | 16 | 168 | 0.50 | 7 |
6 | CMP 310 | Programim Mobile | Albanian | B | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
Gjithsej | 320 | 583 | 15.5 | 35 |
Lëndët me zgjedhje |
|||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS |
EFL 104 | Anglisht e Avancuar II | English | C | 80 | 40 | 5.00 | 5 |
CMP 122 | Ligji, Teknologjia dhe Shoqëria | Albanian | C | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
CMP 221 | Programim në Mjedis të Shpërndarë | Albanian | C | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
CMP 223 | XML dhe Aplikime | Albanian | C | 64 | 71 | 3.50 | 5 |
GFL 102 | Gjuhë Gjermane I | German | C | 64 | 74 | 3.50 | 5 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)