Emri i Lëndës : Metodat e Kërkimit dhe Shkrimi Akademik
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 305-1 A 5 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik pohon se në të vërtetë me anë të këtij përcaktimi kuptohet një teori e nyjëtuar, konceptet operative të së cilës përdoren për të nxënë njohuri që janë në funksion të zgjidhjeve të problemeve, të ndërtimit dhe përkufizimit të koncepteve për strategji zhvillimore, planifikim strategjik, për menaxhim efektiv. Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik ndihmojnë në përgatitjen e një punimi të mirë, që njëherazi mund të vlejë për të rifituar besimin në dobinë dhe vlerën përparimsjellëse të të studiuarit, të kuptuar jo thjesht si grumbullim të dhënash, por si përpunim kritik i një përvoje, si fitim aftësie (të vlefshme për të ardhmen) për të zbuluar problemet, për t`i trajtuar në mënyrë metodike ato dhe për t`i parashtruar sipas disa mënyrave komunikuese të caktuara. Ky kurs ligjëratash ka për qëllim të shpjegojë se si mund të kryhet një studim që mbështetet në metodën e duhur, duke dhënë kështu ndihmesë teoriko-kritike-analitike rreth dobisë së të marrit me studime, por dhe do të udhëzojë e ndihmojë lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret. Thënë më shkurt, programi përmban sasi të mjaftueshme të materialeve teorike, për t`i dhënë rëndësi të veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar intelektualisht.
Objektivat Të marrë njohuri bazë mbi metodat e avancuara shkencore të kërkimit Të përvetësohen konceptet operative për të nxitur përvetësimin e njohurive që kanë të bëjnë me hartimin me shkathtësi, si një përgatitje modern, pa të cilën është vështirë të rreshtohen studentët në rrafshin e të kuptuarit, të interpretimit, të pavarësimit si dhe të daljes nga rrethi vicioz i kohës. Të arrijnë studentët që duke aplikuar instrumentët metodologjikë, të mundësojnë shqyrtimet teorike duke kaluar në veprime konkrete, në hulumtime, observime dhe hartime të punëve profesionale, si një hap për të hyrë në brendinë e shkencës. Kursi i ligjëratave Bachelor mundëson veprim origjinal, të pavarur, komunikim me vlerat e shkuara, si dhe të skicimit të ideve me performancë të dobishme për zhvillimin e tërësishëm të kulturës, si parakusht i gjithë zhvillimeve të tjera.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Ç’është kërkimi shkencor? Karakteristikat e kërkimit shkencor. Cilësia në kërkime shkencore.
2Dijet, teoritë paradigmat dhe këndvështrimet. Natyra e subjektit të kërkimit shkencor në shkencat sociale.
3Natyra e të dhënave. Karakteristikat e të dhënave. Përdorimi i të dhënave si përfaqësim i relitetit shoqëror.
4Pyetjet e kërkimit shkencor, hipotezat, përkufizimet operative të kërkimit shkencor.
5Planifikimi i një projekti kërkimi shkencor. Përkufizimi, aspekte praktike.
6Vlerësimi kriitk i literaturës. Kërkimi i literaturës. Aspekte praktike të shqyrtimit të literaturës. Procesi i shqyrtimit të literaturës.
7Modelet e hulumtimit. Modeli cilësor dhe modeli sasior. Niveli dhe njësia e kërkimit shkencor. Strategjitë e kërkimit shkencor.
8Provim Gjysmëfinal
9Mbledhja e të dhënave. Pyetësorët, intervistat gjysëm të strukturuara.
10Grupet e fokusit. Vrojtimi. Burimet dytësore të të dhënave.
11Analiza e të dhënave. Tiparet e analizës. Analiza statistikore.
12Analiza tematike. Puna me të dhëna cilësore. Analiza e rrëfimeve. Analiza e ligjërimit. Analiza e përmbajtjes.
13Shkrimi akademik, procesi i të shkruarit. Fusha e veprimit dhe karakteristikat e përdorimit.
14Planifikimi dhe struktura e shkrimit akademik. Mënyra e të shkruarit
15Sistemi i referencave. Plagjiatura.
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Të aftësohet student në thellimin e njohurive shkencore dhe profesionale, si një lëmë i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm, për krijim, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve në lëmin e studimit dhe më gjerë.
2Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punime të tjera, punime diplome etj.)
3Të nxitet të menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e ndjeshmërisë së veprës si dhe të kuptuarit të saj.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale150
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 00
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 000
Gjysmë finale 11010
Provimi final 11111
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)