Thirrje për programet e shkëmbimit Fulbright të Ambasadës Amerikane

Është hapur thirrja për programet e shkëmbimit Fulbright të Ambasadës Amerikane në Tiranë për staf dhe studentë si më poshtë: 
 
Për pedagogët e Kolegjit Universitar Bedër të interesuar për një program kërkimor në kuadër të Programit Fulbright Visiting Scholar.  
 
Për ish-studentët e Kolegjit Universitar Bedër për programin Fulbright Foreign Student për studime Master. 
 
Edhe këtë vit, seancat e orientimit do të jenë virtuale. Për këtë Ambasada Amerikane ka ndërtuar një sistem aplikimi të pjesëmarrësve dhe të interesuarit mund të regjistrohen drejtpërdrejtë për të marrë pjesë në seancat informative ose të kontaktojnë në: [email protected] 
 
Më poshtë gjendet informacioni i përmbledhur për të dy programet.   
 
Për të interesuarit në programe leadershipi në mes të karrierës së tyre, Ambasada Amerikane administron edhe Programin Hubert H. Humphrey. Programi zgjat 10 muaj dhe është një kombinim studimi, internshipi, seminaresh dhe konferencash.  
 
 
Programi Fulbright për Studiues të Huaj (Fulbright Visiting Scholar Program) është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj, dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara. 
 
Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit 2022 Fulbright Visiting Scholar .
Ju lutemi përzgjidhni me kujdes disiplinën e duhur dhe fushën primare të specializimit nga lista që ofrohet në formularin e aplikimit.
 
Bursat zakonisht zgjasin tre deri në gjashtë muaj në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit. 
 
Kërkesat për Kualifikim
Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë
Aplikantët duhet të kenë gradën Doktor ose të jenë kandidatë për gradën Doktor në fushën e tyre të studimit
Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë mësimdhënie dhe/ose kërkimore në një universitet shqiptar ose institucion tjetër kërkimor
Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentine aplikimit)
Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1
Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore
 
Per me shume informacion, te interesuarit mund te klikojne ne  https://al.usembassy.gov/education-culture/educational-exchange-programs/fulbright-programs/
 
Per pyetje te tjera mund te kontaktojne edhe ne kete adrese email: EducationandCulture[email protected] ose te regjistrohen here për të ndjekur seancat informative në lidhje me programin të ofruara nga stafi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.
 
 
Programi Fulbright për Studentë të Huaj (Fulbright Foreign Student program) është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara. 
 
Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit. 2022 Fulbright Student Program 
Per vitin akademik 2021-2022, në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, firmosur më 25 shtator 2019, do te financoje applikantet e perzgjedhur në nje nga fushat e mëposhtme:
1. Edukim
2. Inxhinieri
3. Shkencat e Natyrës
4. Histori
5. Gjuhësi
6. Shkenca Kompjuterike/Teknologji Informacioni
7.  Administrim Publik
 
Bursat zakonisht zgjasin një deri në dy vjet në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studime për gradën Master. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit.  
 
Kërkesat për Kualifikim
Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë të programeve tre + një ose tre + dy, sipas sistemit të Bolonjës).
Aplikantët duhet të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi udhëheqëse
Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentin e aplikimit.)
Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1.
Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.
 
Per me shume informacion, te interesuarit mund te klikojne ne  https://al.usembassy.gov/education-culture/educational-exchange-programs/fulbright-programs/
 
Per pyetje te tjera mund te kontaktojne edhe ne kete adrese email: [email protected] ose te regjistrohen here për të ndjekur seancat informative në lidhje me programin të ofruara nga stafi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.
 
 
 
2022-2023 Programi Hubert H. Humphrey 
 
Programi Hubert H. Humphrey dërgon në Shtetet e Bashkuara profesionistë që janë në mes të karierës së tyre profesionale dhe me potencial udhëheqës, për një program dhjetë mujor, të nivelit pasuniversitar, me kurse akademike dhe aktivitete të zhvillimit profesional por që nuk përfundon me diplomë. Kandidatët nominohen në bazë të potencialit për udhëheqje dhe përkushtim në shërbim publik.
 
Kategoritë dhe Fushat Specifike të Programit
 
Kapacitete Njerëzore dhe Institucionale: Zhvillim Ekonomik, Financë dhe Bankë; Analizë të Politikave Publike dhe Administratim Publik; Politika dhe Manaxhim Teknologjik; Menaxhim të Burimeve Njerëzore
 
Të drejtat dhe Liritë: Komunikim dhe Gazetari; Liria Ndërombëtare Fetare; Drejtësi dhe Të Drejtat e Njeriut; Politika dhe Parandalimi i Trafikimit të Qenieve Njerëzore
 
Toka të Qëndrueshme: Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Burime Natyrore, Politikat Mjedisore dhe Ndryshimet Klimaterike, Planifikim Urban dhe Rajonal
 
Komunitete në rritje: Sëmundjet Ngjitëse dhe Infektive; Politika dhe Menaxhim të Shëndetit Publik; Politika dhe Parandalim të HIV/AIDS; Edukimi, Parandalimi dhe Trajtimi i Abuzimit me Lëndët Narkotike; Administrim, Planifkim dhe Politika të Arsimit; Administrimi i Arsimit të Lartë;
Mësimdhënie e Gjuhës Angleze si Gjuhë e Huaj;
 
Programi Humphrey zgjat dhjetë muaj. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit. 
 
Kriteret e Përzgjedhjes:
Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë
Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë te programeve tre + një ose tre + dy sipas Sistemit të Bolonjës).
Aplikantët duhet të jenë të punësuar në Shqipëri
Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit
Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; Përfshini rezultatet e provimit të TOEFL ose IELTS nëse janë të vlefshme)
Aplikantët duhet të demonstrojnë aftësi lidershipi dhe përkushtim në shërbimin publik
Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1.
Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.
 
Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë online formularin Humphrey. Klikoni 2022-2023 Humphrey program për formën e aplikimit online.
 
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë me email [email protected] ose regjistrohuni here për të ndjekur seancat informative në lidhje me programin të ofruara nga stafi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.