Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizon Konkursin Kombëtar të IT

Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi Konkursin Kombëtar të IT për të katërtin vit rradhazi. Pjesëmarrës në konkurs ishin nxënës të shkollave të mesme publike dhe jopublike në Shqipëri. Fituesit e konkursit, të cilët tashmë janë studentë në Bedër fituan laptopë dhe bursa studimi.

Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve u zhvillua pranë ambienteve të KU – Bedër në prani të lektorëve të departamentit të Shkencave Kompjuterike.

Kategoritë në të cilat morën pjesë nxënësit ishin:

• Bazat e IT-së (Hardware & Software)

• Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web)

• Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)

Konkursi i rradhës do të zhvillohet në periudhën Prill-Maj 2024