NJSBC zhvillon takimin prezantues me Departamentin e Shkencave Kompjuterike të KU Bedër

Njesia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) në Kolegjin Universitar Bedër ka zhvilluar një takim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike, në të cilin u diskutua roli i kësaj njësie në hartimin e anketave të studentëve e stafit të KUB, për të kontrolluar vazhdimisht ecurinë e tyre e për të realizuar më pas raportet për secilin.
 
Nuk mungoi edhe shpjegimi lidhur me procesin e akreditimit, si një proces themelor për mirëfunksionimin e Universitetit.