Kolegji Universitar Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Strugës.

Kolegji Universitar Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Strugës.

Sot në ambientet e Komunës së Strugës një delegancion i KU Bedër të kryesuar nga Prof. Dr. Ferdinand Gjana zhvilluan një takim me përfaqësues të administratës komunale si dhe Drejtorin e NP ”Proaqua”.

Takimi kishte për qëllim lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushën e arsimit, shkëmbimin e përvojave të studentëve, realizimin e punës praktike si dhe bashkëpunime të tjera ndërkufitare në kuadër të IPA fondeve.

Prof. Dr. Ferdinand Gjana prezantoi të gjitha programet të cilat ofron Kolegji Universitar Bedër, llojet e ndryshme të bursave, si dhe bashkepunimet e ndryshme me disa bashki dhe komuna, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.