KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2022

Për të tretin vit rradhazi Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi Konkursin Kombëtar të IT. Ky aktivitet ka si qëllim prezantimin, nxitjen dhe motivimin e nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e informacionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësinë e tyre.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënës të shkollave të mesme publike dhe jopublike në Republikën e Shqipërisë, Klasat e XII-ta / XIII-ta.

Kategoritë në të cilat mund të merrnin pjesë nxënësit ishin:

  • Bazat e IT-së (Hardware  & Software)
  • Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web)
  • Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java)

Çmimet për secilën nga kategoritë e këtij konkursi ishin bursa studimi, në programet e studimit të departamentit të shkencave, si më poshtë:

  • Çmimi i parë Laptop*  + 100% bursë studimi
  • Çmimi i dytë 100% bursë studimi
  • Çmimi i tretë 75% bursë studimi

 *Laptopi do t’u jepet fituesve në momentin e regjistrimit në një nga programet e ofruara nga Kolegji Universitar Bedër

Ky aktivitet u organizua nga lektorët e Departamentit të Shkencave Kompjuterike MSc. Edlir Spaho dhe MSc. Erjola Osmani sipas kalendarit të mëposhtëm.

Për shkak të konkurencës së fortë dhe rezultateve të njëjta të disa vendeve të para për këtë vit u shpallën gjithsej 11 fitues për të treja kategoritë, respektivisht 3 çmime për vendet e para, 4 çmime për vendet e dyta dhe 4 çmime për vendet e treta.