Përgjegjësi i Departamentit

Dr. Sofokli Garo

Dr. Sofokli Garo ka lindur në Tiranë. Arsimin parauniversitar e kreu në qytetin e Durrësit, ndërsa arsimin e lartë e përfundoi në Universitetin e Tiranës, në degën matematikë. Pasi punoi për shumë vite si mësues matematike në shkolla të mesme të vendit, në vitin 2002 emigroi me familjen në SHBA. Aty ai vazhdoi studimet në programet master dhe doktoraturë në fushën e matematikës shkollore. Pas përfundimit të këtyre studimeve, për disa vite punoi si lektor matematike në Universitetin e Minesotës, Universitetin e North Dakotës dhe Hostos College, në New York City.

Gjate viteve të fundit, pas kthimit në Shqipëri, Dr. Garo punoi në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, si lektor, dekan dhe zv. Rektor, dhe që prej tetorit 2018, kryen detyrën e përgjegjësit te Departamentit të Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar Bedër, Tiranë.

Gjatë karrierës se tij profesionale Dr. Garo ka botuar në SHBA dy monografi, në Shqipëri ka shkruar tre tekste shkollore që u përkasin fushave të matematikës shkollore dhe mësimdhënies, si dhe ka publikuar një numër të madh artikujsh shkencorë në revista të huaja dhe të vendit.